titleToAlt
... Sidoqoftë ishte në një mendje me Orestin i cili thoshte që uji të shijon më shumë kur e pi pasi je djegur nga etja. Edhe malli i mbledhur për fëmijët ishte si i një të eturi që mezi priste të arrinte burimin e ujit. Ky ishte shkaku madhor që e bënte të hapte sytë fort, t'i dilte gjumi e të mbaronte ëndrra. Por jo, mendoi e dyzuar. Kishte kohë. Ishte gjithë nata përpara saj, përpara të dyve, qe ëndrra të vazhdonte. Do t'i qëndronte deri në fund vendimit që kishte marrë. Nuk do ta linte fatin e saj dhe të Orestit peng të marrisë dhjetëvjeçare që i kishte pushtuar. Tani nuk donte të mendonte asgjë veç kthimit në kohë, ku një makinë çudibërëse do t'i çonte atë dhe Orestin dyzet vjet më parë, kur zemrat, mendjet, trupat e tyre digjeshin nga zjarri i madh i dashurisë...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit! Në një vepër të jashtëzakonshme narrative, Philip Rothi imagjinon një histori alternative të Amerikës, ku Franklin D. Roosevelt humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 dhe president i Amerikës bëhet aviatori heroik dhe izolacionisti i tërbuar Charles A. Lindbergh. Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një "mirëkuptim" të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit. Dhe ndërkaq, një familje hebrenjsh në Newark, familja Roth, zbuion se nuk janë aq sa duhet amerikanë për shijet e presidentit të ri dhe fillon të frikësohet se edhe vendi i tyre, Amerika, do të kthehet në një mbretëri terrori. Mes kundër historisë dhe autobiografisë, portreti i Amerikës në formën e një makthi.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
“Tatiana Tibuleac i kthehet fuqishëm, në një tjetër kontekst dhe në një tjetër nivel, temës së amësisë, së fëmijës së dashur/të padashur, të pasojave tragjike të "të mosdashurit", të pendesës, në një libër turbullues. "Kopshti prej qelqi" konfirmon hyrjen në letërsinë bashkëkohore të një shkrimtareje të talentuar dhe inteligjente siç është Tibuleacu, e cila di të kombinojë mizorinë e vëzhgimit dhe dhembshurinë për vuajtjen, duke zbuluar tragjedinë e fateve dhe bukurinë e jetës.” Gabriela Adamesteanu “Tatiana Tibuleac është një rrëfimtare paradoksale. Ajo e di, sikundër shumë pak shkrimtarë bashkëkohorë rumunë, që "një histori kurrë nuk lë gjëra të pazgjidhura". Në romanin "Kopshti prej qelqi", ajo rrëfen për një botë në kufirin e paqëndrueshëm mes mpiksjes dhe shpërbërjes, mes Rusisë dhe Europës, mes luftës dhe fatalitetit. "Kopshti prej qelqi" është, në shumë mënyra, romani i një brezi të tërë femrash dhe një rrëfimtareje sa autentike, aq edhe befasuese. “ Simona Sora
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Atë ditë era ishte zhdukur dhe dielli ngjante si t'i kishte ikur robërisë së reve të zymta e të errëta. Mes dëborës së bardhë vezullonte kureshtjendjellës një akull me një kaltërsi të thellë. E zbardhur, me degët të përkulura, pema e zezë e vetmuar ngjante si të ishte rritur në vendin e gabuar. E megjithatë ishte vendi i parapëlqyer për fëmijët që të luanin. Të gjithë djemtë e lagjes ishin rritur nën degën e lakuar të kësaj peme." "Teknika narrative e këtij libri është kinematografike: nga faqja e parë në të fundit ka tension të brendshëm, ngazëllim dhe suspense si në një film aksion, pasi një sprovë ndjek një tjetër. Teksti i tregimit Vrasës është kaq ritmik dhe përfshirja e lexuesit aq e thellë, saqë ju nuk do ta hiqni nga dora, pavarësisht nga natyra e rëndë e temës." -Sophio Tsulaia, kritike letrar, Literaturuli Gazet
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës." Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës. Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t'i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron. Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudi, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet. Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafonit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazma-gorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Romani "Të pamëkatët", është fryt i një pjekurie të avancuar dhe Sofroniou arrin të ndërthurë teknika dhe tema të ndryshme të letërsisë postmoderne me forma dhe motive të krijimit artistik tradicional, që bashkohen në një të tërë. Jashtëzakonisht i aftë në të dyja traditat, autori di si t'i përdorë ato mrekullisht.” -Yiorgos Pinakoulas, gazeta "Bookpress" “Sofronis Sofronioun, pa e tepruar, do ta konsideroja "shkrimtarin qipriot më të rëndësishëm të brezit të tij". Ai është një autor i ri që ka shkruar romanin më të mirë që kam lexuar viteve të fundit, një roman që fillon në një mënyrë të qetë, përpara se t'ju mbërthejë fuqishëm krejt pa kuptuar. Kur të mbaroni leximin, do të pyesni veten: përse nuk ka intervista me të dhe përse emri i tij nuk është me germa të mëdha në shtypin qipriot dhe grek? Në romanin "Të pamëkatët", ai kthen sërish në jetë Qipron e fillimshekullit të 20-të si edhe Nju Jorkun e së njëjtës kohë, duke qene i pranishëm në ngjarje dhe histori të nxjerra nga vëzhgime të thelluara.” Tasos Brekoulakis, LIFO
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të dytë, takojmë sërish 8-vjeçaren Katitzi, pak kokëfortë por plot gëzim. Katitzi është si çdo fëmijë tjetër - grindet me motrat dhe vëllezërit e saj, luan me qenin Suing, herë sillet mirë e bukur e herë bën prapësira. Por, megjithëse është si të gjithë, atë dhe motrën e saj nuk e lejojnë të ndjekë shkollën. As nuk mund të jetojë në një shtëpi të vërtetë apo të qëndrojë në të njëjtin vend për shumë kohë - sepse ajo është rome. Ky libër është tërheqës dhe emocionues, mund të qeshësh me aventurat pa fund të Katitzit, por mund edhe të qash me të, fjala vjen kur merr vesh se Roza, motra trembëdhjetëvjeçare, duhet të martohet! Katarina Taikon ka shkruar një libër që të jep kënaqësi dhe që u përshtatet moshës, ëndrrave dhe shpirtit aventuresk të fëmijëve. Sepse ka edhe shumë gëzim dhe dashuri në jetën e përditshme të Katitzit. Kjo e bën historinë e saj diçka më shumë sesa një dëshmi e të qenit romë gjatë viteve 1940. Dhe Katarina Taikon gjithmonë merr anën e të pambrojturve, pavarësisht nëse ata flasin romisht apo jo.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Katitzi 2021
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Gjithçka ndryshon ditën kur, papritur, babai vjen për ta marrë. Katitzi zbulon se ka një familje të madhe, që jeton në një rimorkio, vesh rroba si në përralla, luan në violinë e u bie tambureve dhe drejton një park të vërtetë argëtimi! Fillon kështu jeta e saj e re, plot të papritura të mrekullueshme, por edhe me shumë mundime e peripeci, që ajo e ka të vështirë t'i kuptojë. Së bashku me motrat, Rozën dhe Lenën, Katitzi duhet të punojë çdo ditë dhe të kujdeset për motrat e vëllezërit më të vegjël, të lindur nga martesa e dytë e babait me një suedeze, që di vetëm të ankohet dhe të japë urdhra. Po pse nuk mund të jetojnë në një shtëpi të vërtetë? Të ndalen në një vend pa i dëbuar? Pse të mos shkojnë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë? pyet Katitzi, e cila, nuk është nga ato që dorëzohen përballë padrejtësive dhe heqin dorë nga ëndrrat e tyre. E frymëzuar nga historia personale, Katarina Taikon ka shkruar për jetën dhe aventurat e Katitzit e familjes së saj rome. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e pafajshëm e të gjallë të një fëmije. Mosha e leximit: nga 7 vjeç.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Valeria 2021
"Me romanin Valeria, Stridsbergu ka vërtetuar që është një prej autoreve më të mira të letërsisë bashkëkohore nordike." Aftenposten "... një nga librat më antikonformistë që kam lexuar dhe nga më të bukurit... Kur mbaron së lexuari romanin, ndihesh e magjepsur jo vetëm nga Valeria, por edhe nga dashuria e autores për të, nga bujaria e saj që i lejon një figure me gjasë patetike të bëhet heroike, një engjëll mbrojtës." Katy Waldman, The New Yorker "Novator dhe stimulues... Ndërsa Stridsbergu plotëson portretin e Valerisë copëz pas copëze, tabloja e përgjithshme ndryshon në mënyrë provokuese. Ky roman tregon se sa pak mund t'i kuptojmë të tjerët, aq sa edhe jetën e Valerisë." Publishers Weekly
Price: 900 Lekë
titleToAlt
"Duke u endur" është përmbledhja e dytë e tregimeve të Lu Xun-it, pas vëllimit "Thirrje nën armë" (botuar nga DITURIA, 2019). Vëllimi u botua në fund të vitit 1925 dhe përfshin 11 tregime të shkruara midis viteve 1924 dhe 1925. LuXun-i i pasqyroi pikëpamjet e tij për realitetin në këto tregime në një mënyrë që, aso kohe, ishte një risi për letërsinë kineze, duke ndihmuar lexuesit të shqyrtojnë mundësi të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të realitetit përreth. Disa tregime merren me mënyrën e jetesës së intelektualëve (p.sh. Në tavernë, Keqardhje për të shkuarën), të tjerë janë komente për zakonet dhe institucionet tradicionale etj. Fati i grave fshatare është gjithashtu një temë e pëlqyer nga Lu Xun-i. Portreti i znj. Hsiang-lin në Flijimi i Vitit të Ri është një aktakuzë e fuqishme ndaj kodit etik feudal. Divorci, një nga tregimet e fundit të Lu Xun-it, zbulon, shumë thellësisht, situatën në zonat rurale pas Revolucionit të 1911 duke treguar se fati i grave fshatare nuk kishte ndryshuar fare. Tregimet e Lu Xun-it mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xun-i konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
I pushuar befas nga puna në kantier, ish-portieri i futbollit, Jozef Bloh, fillon të endet rrugëve të Vjenës: shkon në treg, kinema, stadium, pastaj kërkon një dhomë hoteli për natën. Shqisat e tij janë në përgjim, gjithçka e shqetëson. Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t'u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv. Ankthi që e mbërthen pas vrasjes është i njëjtë me atë që ndiente kur, si portier, përgatitej të priste një penallti. Përpiqet atëherë të arratiset drejt kufirit, duke u ndier i spiunuar, gjah për të tjerët, dyshues ndaj të gjithëve, në përpjekje për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarit... Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pozi Montagu po u afrohet të shtatëdhjetave dhe jeton ende në shtëpinë e bukur të familjes, Admiral House, që ngrihet në rrethinat e Suffolkut të lavdishëm. Aty ajo kaloi një fëmijëri të lumtur, duke kapur flutura me babanë e dashur, dhe rriti fëmijët e saj, por tani Pozi e di që ka ardhur koha të marrë një vendim të vështirë. Shtëpia ruan shumë kujtime dhe kopshti është i mrekullueshëm: iu deshën plot njëzet e pesë vjet për ta krijuar, por ajo ngrehinë madhështore po rrënohet dita-ditës dhe Pozi e di se s'ka zgjidhje tjetër, veçse ta shesë. Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara -Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e përtërirë të Fredit. Dhe, me rishfaqjen e Fredit, nxjerr krye edhe një sekret shkatërrues... Sekrete të tmerrshme, fuqia e të cilave nuk zbehet me kohën dhe vetëm dashuria e vërtetë mund t'i falë. Dhe Pozi ende nuk e di se ato lidhen ngushtë me të... Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christiari Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Në romanin "Memento mori", shkrimtari Doros Antoniadis shpleks lëmshin e një historie që të rrëmben. Me dialogë të gjallë, me një shkrim plot tension dhe dramacitet, romani "Memento mori" ia del mbanë që të ndezë interesin e lexuesit qysh në rreshtin e parë dhe ta çojë drejt labirinteve matematikore dhe në magjinë e zbërthimit dhe çkodifikimit të enigmave. Një triller policesk me sfond Greqinë moderne dhe me protagonistë figura të njohura që të bindin për qëllimet e tyre dhe në të njëjtën kohë të lënë pa fjalë me anët e errëta të personalitetit të tyre.” -Kelli Kritikou
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kush e ka lexuar librin Aventurat e Leriës dhe Trilit, mezi pret të dëgjojë për këto dy personazhe kaq simpatike, për miqësinë e tyre, për aventurat në det, për varkën që ndërtojnë dhe sidomos për një vajzë nga Holanda, e sapoardhur në shkollën e tyre. Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura - që shpesh kthehen në telashe - duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy. Por nuk mbaron me kaq. Ardhja e trajnerit të ri për skuadrën e futbollit e vë në dyshim karrierën prej portieri të Lenës 12-vjeçare. Ndërkaq, Trili po mendon se si t'i bëjë përshtypje Birgitës së bukur... Ndërsa shokët e ngushtë përballen me emocionet e reja, një gjë është e sigurt: ata nuk dorëzohen, jo, derisa Lena është aty! Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Shushaniku është një çupë e mrekullueshme, me flokë të gjatë, që i mbledh në dy gërsheta të hijshme. Kur bie muzgu, ajo i përhap flokët e ndritshëm që të mbulojnë qytetin cep më cep: rrugë, oborre, njerëz. Ata që, në gjumë e sipër, mbështillen prej tyre, përkunden në ëndrra të mrekullueshme dhe, duke thithur dashuri ngado përreth, në vlagën e një dëshire të pandalshme për afërsi, kapen pas atyre që janë pranë. Deri edhe krijesat më të gjora dhe të vetmuara, e ndiejnë përqafimin e dashur të Shushanikut." Ana Kordzaia-Samadashvili, përshkruan me ironi dhe thellësi ndjenjat më thelbësore të qenies njerëzore: dashurinë dhe urrejtjen, zemërimin dhe zhgënjimin, ëmbëlsinë dhe pasionin, gjithçka të shprehur me një sarkazëm inteligjente, që i bën veprat e saj të paharrueshme.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një lajmëtar i ri. Një mision sekret. Një mbretëri në rrezik. Natë e shkretë. Tiuri gjashtëmbëdhjetë-vjeçar duhet të kalojë orë të tëra i mbyllur në një kishëz, në heshtje e duke u lutur, sepse, në të aguar, mbreti Dagonat do t'i japë titullin kalorës. Por, ndërsa pret nën dritën fërgëlluese të një qiriu, dëgjon një trokitje në derë dhe një zë që me dëshpërim kërkon ndihmë. Një letër e fshehtë i duhet dorëzuar mbretit Unauen përtej Maleve të Epërme - një letër nga e cila varet fati i një mbretërie të tërë. Tiuri ka një detyrë të rëndësishme për të përmbushur, e cila mund t'i kushtojë titullin kalorës. Udhëtimi drejt mbretërisë së Unauenit, e çon Tiurin nëpër pyje të errëta e kërcënuese, nëpër lumenj të pabesë, në kështjella të mbrapshta dhe qytete të çuditshme. Takon armiq mizorë, të gatshëm t'i marrin jetën për të shtënë në dorë letrën, por edhe miqtë më të mirë, aty ku nuk e pret. Nuk duhet t'i besojë askujt, edhe pse i maskuar nën petkun e një identiteti të rremë, e mbi të gjitha, nuk duhet ta zbulojë kurrsesi atë çka shkruhet në letër... Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, gnximi dhe miqësie të vërtetë...
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko. Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar "Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë." Shumë shpejt merret vesh se dërguesi është babai biologjik i Olës, të cilin ajo nuk e ka njohur kurrë. Ndërkohë gjendja në shtëpi merr të tatëpjetën: Ola ndihet e papërfillur, grindet me Einarin dhe të ëmën, të cilët kujdesen vetëm për njëri-tjetrin dhe për vëllain. Pika e fundit që bën të derdhet kupa, është lajmi se ata do të martohen. Ola vendos të niset në kërkim të të atit, i vetmi që i thotë hapur se e do shumë. Fillon kështu, gjatë natës në pyll, një udhëtim në të cilin vogëlushja do të përballet me gjërat nga të cilat frikësohet më tepër, ajo do të provojë një zhgënjim të hidhur dhe, në fund, do gjejë dashurinë aty ku nuk e pret. Mosha e leximit: nga 7 vjeç e lart.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Zërat e natës është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin Aromat e vjeshtës dhe vazhdon me Vals në shkretëtirë. Edhe në këtë pjesë të fundit, në qendër është personazhi tashmë i njohur i një gazetari dhe shkrimtari, i cili shpesh gjendet në vende e në kohë të gabuar, por që me zhvillimin e ngjarjeve edhe në dy pjesët e tjera, tashmë kjo nuk përbën më rastësi. Ndërsa tek Aromat e vjeshtës, heroi gjendet para të papriturave apo bëhet pre e thashethemeve dhe intrigave meskine, te Vals në shkretëtirë, ai bie në rrjetën e grupeve kriminale, të cilët kërkojnë të përfitojnë prej tij, duke i bërë shantazh dhe duke e futur në rrugë pa krye. Te Vals në shkretëtirë trajtohet gjithashtu tema e korrupsionit në kupolën e policisë dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të saj me krimin. Edhe pjesa e tretë e trilogjisë, e titulluar Zërat e natës, është një triller, por këtu autori i kthehet së kaluarës, ku e ka origjinën edhe krimi i ndodhur në fillim të librit. Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre shokë, Dilani, Sofia dhe Kuini, vendosin të marrin pjesë në Lojën e Frikës, në pyll, për t'u përballur me frikërat e tyre më të mëdha. Çdo pjesëmarrës, kur regjistrohet, duhet të rrëfejë se nga çfarë tmerrohet më shumë. Aktorët do ta inskenojnë këtë duke bërë që të gjithë ta jetojnë deri në fund. Mirëpo, fëmijët nuk e dinë se në pyll gjendet edhe një vrasës dhe se njëri prej tyre nuk do t'i mbijetojë Natës së Frikës. Historia rrëfehet nga disa zëra. Në qendër të ngjarjes është Dilani, i cili i është besuar për kujdes familjes së shokut të tij të shkollës, Kuinit. Sofia e Kuini nuk dinë asgjë se cila është historia e jetës së Dilanit dhe se sa tragjike është ajo. Sofia e padjallëzuar, fillon të hetojë për të, pasi do që t'i bëjë Dilanit një surprizë për ditëlindje: një album me foto nga shtëpia e tij, ku jetonte më parë, dhe kujtime të tjera. Kur Sofia shkon në shtëpinë e Dilanit, pasi bind fqinjën që e lejon të hyjë, ajo gjen një foto. Në fakt, është një foto e vëllait të madh të Dilanit, i larguar më parë nga shtëpia. Duke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më thjesht një lojë, dhe do të shndërrohet një kurth...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Jemi në Norvegji, në Gjirin Matildvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme. Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore... Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t'i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe "të rritur", gjyshi "pirat", teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur. Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën... Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania