Ky botim nxjerr në dritë për herë të parë rishkrimin
që autori bëri në mërgim, në Niagara, në vitet e
fundit të jetës së tij, të një fragmenti të një vepre
madhore e të humbur të autorit. Siç dëshmojnë
burimet dokumentare, Kruja, në krye të punëve të
sektorit të Leksikografisë në Institutin e Studimeve
Shqiptare, para vitit 1944 e pati përfunduar Fjaluerin
e tij, i cili numëronte plot 12 vëllime, nga A te Zh. Sot
për sot kjo vepër rezulton e humbur, me përjashtim
të këtij Fjalueri të dy germave të para, A e B, të cilin
Kruja e rindërtoi me kujtesë, por nuk mbërriti ta
përfundonte. Botime Çabej e nxori në dritë në dhjetor
2008, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit. Ky
Fjaluer kritik është i vetmi në llojin e vet deri tani në
leksikografinë shqiptare. I hartuar mjeshtërisht prej
Mustafa Merlika-Krujës, të cilin Aleksandër Xhuvani
e cilësonte si leksikografin më të madh tonin.
Price:
700 Lekë