titleToAlt
Në jetë kam mësuar se nuk noton dot kur e ke rrymën kundër. Nëse të gjitha gjasat janë se diçka do të shkojë shumë keq, nuk do të jemi ne ata fatlumë që do na bjerë lotaria për t'i mposhtur këto gjasa. Kam dëgjuar se ka njerëz që fitojnë lotarinë 100 milion dollarëshe, por deri më sot unë nuk kam takuar ndonjë prej tyre. Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet. Nuk dua që ata të trishtohen apo të lëndohen. Romani Kundër rrymës është frymëzuar nga këto përvoja jete, sepse në një pikë të gjithë fëmijët tanë, ose shumica e tyre, përpiqen të dalin kundër rrymës, pavarësisht se çfarë u themi, njësoj si kemi vepruar edhe ne kur ishim të rinj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Fytyrat e fundit që pa Sasha ishin ato të tri shoqeve të Hells Kiçënit dhe të shokëve të tyre. Beni i kishte hedhur Klerit krahun rreth belit. Për të ishte një pamje shumë e bukur. Ndërkohë, kali ecte me trokth drejt hotelit dhe drejt një të ardhmeje të re. Apartamenti i Hells Kiçënit do të mbetej përgjithmonë në zemrat e tyre. Gjithçka kishte filluar atje! Dashuria dhe lidhjet që ishin krijuar brenda mureve të tij nuk do të shuheshin kurrë.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Takimi i tyre u bë një dhuratë e fatit, një bekim i vërtetë, një rastësi, e tani u dukej një mrekulli. Ata e fituan dashurinë e njëri-tjetrit falë një zinxhiri të gjatë ngjarjesh, të cilat ndodhën jo vetëm me ta, por edhe me njerëzit e tyre të afërt. Këtë mrekulli mund ta quaje në mënyra të ndryshme fat ose rrjedhojë e rrethanave. Por Valeria, ashtu si Saverio, besonte se këtu nuk do t'ia dilnin aspak pa ndërhyrjen e magjisë që bëri gruaja që vetëm para pak kohësh ishte krejtësisht e panjohur. Margerita i dhuroi vajzës shumë, por takimi me Saverion u bë dhurata më magjike, më e çmuar për të.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Darka e Bardhë e Parisit i mbeti besnike idesë fillestare dhe kjo e përligjte veten më shumë. Gjatë tridhjetë vjetëve të zhvillimit të saj asnjëherë nuk u zbulua sekreti i vendit të organizimit, gjë që ia shtonte shumë popullaritetin dhe e mbështillte me aureolën e misterit. Njerëzit jetojnë një vit të tërë në pritje të Darkës së Bardhë dhe asnjëherë nuk janë zhgënjyer nga organizimi i kësaj ngjarjeje magjike. Nuk ka asnjë dyshim se kushdo që ka qenë në një ceremoni të tillë, nuk e harron kurrë që nga momenti i parë e deri tek i fundit. Kujtimi për të do të nanurisë për një kohë të gjatë ata që kanë patur fatin të marrin ftesë për të qenë të pranishëm. Dhe secili prej tyre e pranon se gjatë ngjarjeve të tilla ndodhin mrekulli.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit. E gjithë vetëdija e tij ishte e mbushur vetëm me të, kurse trupi iu drodh nga tendosja kur Teo filloi te" punonte. Dhe ja, pas njëfarë kohe, nga thellësitë e mjegulluara të pëlhurës dolën tiparet e fytyrës së saj... Natasha... Ajo e kishte magjepsur, duke ia nënshtruar shpirtin dhe trupin... Teo e ndiente se Natasha e kish zotëruar atë, prandaj, i përfshirë nga njëfarë dëshpërimi i tërbuar, ai vazhdonte. Të hidhte bojë pas boje te kanavaca. Dhe kështu vazhdoi derisa zbardhi agim i ditës së re. Nuk e dinte se sa ishte ora, nuk kishte fare punë me orën. Sepse vetëm duke vizatuar mund të qëndronte pranë Natashës. Dhe kur rrezet e para të agimit u dukën që pas horizontit, nga pëlhura e tij e vështronin sytë e saj të mrekullueshëm.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Zoe Filips, një grua tjetër e përsosur, një nga kulmet e trekëndëshit, një mjeke e madhe, një botë shpirtërore e ngrohtë, e gjerë, madhështore, e cila e merr Sidën prej një vogëlusheje të sëmurë ndonëse nuk e jep veten me vërtetësi të dhëmb shumë, të vjen keq kur je me të në faqet e romanit. Përballë saj Steel ka vënë semin, mjekun tjetër të mrekullueshëm, jo si antipod, por si një e vetme si një njeri që të ngroh e të jep shpirt të madh dëshirë të pa epur, qendrueshmëri. Njerëz të tillë janë të rallë në jetë? Jo, ashtu i tille , je ti, jam unë, është ai... Lexuesi me siguri gjen vetveten. Mos vallë romani ngecet diku, si një anije në rërë në malet e jomingut> Përkundër aty mer nota zgjidhje dhe fiton vërtetësinë reale. Dhe ti thua: Po këto vërtet ngjajnë edhe në jetën tonë. Kështu, pa lamtumirë mbyllen faqet e këtij libri që sapo përfunfojmë, duke medituar thellë për metaforën e përditshme, jo, jetës nuk i thuhet lamtumirë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
E gjitha kjo i dukej aq e qartë, e thjeshtë dhe e dukshme, saqë ajo vetëm mrekullohej sesi nuk mundi ta kuptonte më përpara. Dhe kur atë kur atë herë të parë dolën më në fund nga uji duke iu marrë fryma dhe shkuan të bregu i mbuluar me bar të butë, ajo pëshpëriti se edhe ajo e dashuronte. Çështë e vërteta këtu ndjenjat vështir se luanin rol... Por atëherë asaj kështu i ishte dukur. Thjesht nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente. Instinktet janë po aq të lashta sa vetë jeta... Ai i premtoi se nuk do të linte që më të ndoshte diçka e keqe dhe ajo i besonte, meqënëse nnuk i kishte mbetur asgjë tjetër. Ajo as që e vuri re sesi kaloi në plan të dytë fakti që Horhe e mori peng; sidoqoftë, ky fakt nuk po i dukej më aq vendimtar. Tani Ariana Ishte gati të pranonte se donte të mbetej me të në këtë pyll
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Me 1943, në Guadakanal, kur Lufta e Dyte Botërore ishte në kulm të saj, aktorja Fej Prejs takon një ushtarak të dalë nga shoqëria e lartë, Uard Tejer. Dy vjet më pas, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri: në dukje ata përbëjnë çiftin ideal. Por, vetëm në dukje...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ai tha të vërtetën se ata ishin një grup i fortë, por ashtu ishte shumica në cirk. Ata kishin rregullat e tyre dhe respektonin hierarkinë e vendosur sipas punës që bënin. Në jetën e cirkut ata ishin aristokracia, ashtu siç ishte ai në jetën e tij të vërtetë. Princesha dhe Konti, mendoi me vete, tek mbështeti kokën në nënkrejse dhe mbylli sytë, duke e kujtuar. Me sytë e mendjes e shihte atë gjithnjë mbi kurrizin e Athinës e veten mbi Pegasusin, kur shfaqnin numrin. Nuk e mendonte më përmbi tel, por vetëm si një zanë magjike që kalëronte lipizanerat. Në mendjen e tij ata gjithnjë kalëronin në ring së bashku mbi dy kuaj të bardhë të hatashëm, kapur dorë për dore. Ishte i vetmi imazh që kishte për të. Ajo ishte gruaja e ëndrrave të tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri-tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë? Danielle Steel shpalos hapësira të reja në karrierën e saj si një bestseller shumëvjeçare e New York Times me historinë prekëse të dy fateve paralele dhe me Ilojin e dashurisë që të gjithë shpresojmë se do tëjetë e përhershme. Billi, një avokat i ri i përkushtuar që punon në firmën prestigjioze të familjes së tij në Nju Jork, lë gjithçka, për të cilën eshtë trajnuar që të ndjekë ëndrrën e tij. Xheni, gruaja e tij, është një stiliste që ka investuar zemrën dhe shpirtin e saj në modë. Ajo lë gjithçka që i pëlqen për t'u bashkuar me të. Ata janë të sigurt se fatet e tyre janë të lidhura përgjithmonë. Në duart e shkrimtares Danielle Steel këto marrëdhënie të mrekullueshme vijnë së bashku me të papritura dhe surpriza të habitshme, ku të dashuruarit e humbasin, por edhe e gjejnë sërish njëri-tjetrin. Nëse dashuria zgjat përgjithmonë dhe të dashuruarit nuk mund ta humbasin njëri-tjetrin, atëherë romani "Deri në fund të kohëve "jo vetëm që do të na ngushëllojë dhe do të na magjepsë, ashtu sikurse fati bën me lojën e tij, por edhe do të na japë shpresë.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si edhe një zbulim tronditës nga e kaluara. Dhuratat e çmuara që ai u lë, do t'i udhëheqin ato drejt një udhëtimi që do të ndryshojë fatin e Veronikës dhe të vajzave në mënyrë të habitshme... Nga Roma në Paris, nga Nju Jorku në Venecia, dhuratat e çmuara janë një histori e mrekullueshme dashurie, humbjeje të njerëzve të afërt e të dhuratave të lëna trashëgim që mund të ta ndryshojnë jetën përtej imagjinatës.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri-tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin. Majklli u mundua për një kohë të gjatë dhe në mënyrë energjike t'ia arrinte kësaj. Humnera mes Piterit dhe familjes së tij ishte e pakapërcyeshme, prandaj ai e drejtoi energjinë e vet në një shtrat tjetër. Nisi të fitonte para dhe u bë legjendë në Uoll-strit jo për ata, por për veten. Ai i tha vetes se mendimi i prindërve nuk kish më asnjë rëndësi për të, dhe se kjo nuk e shqetësonte fare. Duke shfaqur indiferentizëm ndaj tyre dhe duke i vizituar gjithnjë e më rrallë, ai pushoi së ngacmuari plagët e vjetra. Harresa ishte balsam shërues i zemrës së tij, shpërblim për vitet e fyerjeve. Kur shkonte në shtëpi për t'i parë prindërit, atë a acaronte gjithçka. Majklli bënte sikur ishte pala e vuajtur, megjithëse ishte krejt e kundërta. Piterin e akuzonin për të gjitha mëkatet, edhe sikur ato të ishin të pamerituara. Majklli ishte gjithnjë një dëshmitar i heshtur.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Timi O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë. Por gjatë njëmbëdhjetë vjetëve pas divorcit shkëndija e dashurisë nuk i shpërtheu asnjëherë. Me gjithë suksesin që kishte te meshkujt, Timi e bindi veten se atë, mashkullin e vërtetë, nuk do ta takonte kurrë... Romani është i mbushur me intriga e përjetime dashurie, erotikë, kthesa fati, gra të hukura e të fuqishme.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mendon se tani do të të përqafoj dhe ne do të ecim përpara, të kapur për duarsh dhe pa i hedhur sytë mbrapa? -Mos të duket e pamundur kjo? Unë e di se të kam shkaktuar shumë dhimbje, por unë kam bërë atë që e kam quajtur të drejtë. Dhe tani nuk më vjen keq për asgjë. I tillë jam. Një pjesë të vetes, pjesën më të madhe, ia dhashë luftës me të keqen- por, ama, diçka ka mbetur. Dhe, ndoshta, ajo që ka mbetur, mund të jetojë më tej. Për disa çaste zëri i Shonit u ndërpre. -Mirëpo unë dua të jetoj më tej, Izi, dua të jetoj. Dhe këtë jetë dua ta ndaj me ty, nëse ti dëshiron. E sheh edhe Zoti se unë të dua. Dhe dashuria ime është më e fortë se dëshira për ta bërë botën më të mirë. Gjithçka që dua, është ta bëj atë më të mirë për ty.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Kur i vdes i ati, Kristalina mbetet vetëm dhe e pambrojtur. Ngjarjet shkatërruese tronditën luginën dikur paqësore. Mbetur veç me ëndrrat, bukurinë dhe zërin e saj mbreslënës, ajo arratiset që të nisë karrierën e cila do ta shndërrojë në një yll. Por të qenit yll, në vetvete, shoqërohet me rrezik, dhunë dhe përndiqet nga një kujtim që duhet të marrë zgjidhje para se ajo të gjejë lumturi dhe paqe.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në librin “Puthja”, Steel tregon se si një moment i vetëm mund të ta ndryshojë jetën përgjithmonë.Në një mbrëmje të ngrohtë qershori, një autobus plot me pasagjerë ecën nëpër rrugët e Londrës. Pak blloqe më tutje, një burrë e një grua hyjnë në një limuzinë, ku ndajnë edhe puthjen e tyre të parë. Ishte vetëm një moment përplasja e limuzinës me autobusin dhe nis një udhëtim i gjatë drejt shërimit, shpresës dhe ëndrrave për të ardhmen.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Për vite të tëra, për hir të fëmijëve Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale. Një takim i rastit me muzikantin Çejz Taylor ia ndryshon jetën Stefanisë. Ky njeri i dhuron asaj një botë krejtësisht të ndryshme – botën e dashurisë së pakufishme, të lirisë e të muzikës pambarim. Botën, në të cilën ajo do të gjejë vetveten dhe dashurinë e vërtetë...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Zëri i saj tingëllonte ende kur veshjet e saj u rrëzuan në dysheme. U shtrinë në krevatin e ngushtë, trupat e tyre u kapluan, tani nuk ekzistonte më asgjë- as njerëzit e tjerë, as kohërat e tjera… Ata ishin të vetmit njerëz në botë, të ardhur nga kohëra që s’mbaheshin mend… Kujtonin vetëm çastin e shkurtër të pasionit, ndërsa kur përfundoi gjithçka, u shtrinë të ngjeshur ngushtë me njëri-tjetrin dhe fjetën deri në agim.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania