titleToAlt
Mafia në Shqipëri do të mposhtet vetëm atëhere kur të përmbyset ngrehina e sistemit të ndritur nga kumbarët shqiptarë. Të tjerat mbeten llogje gazetash, të besueshme vetëm për të ndërtuar skenarë hollivudianë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Tematika e këtij punimi... përveçse nga objekti, është e kufizuar edhe nga pikëpamja e shtrirjes së saj në kohë. Këndi i vështrimit përfshin periudhën 1997-2004... Kjo periudhë është kaq shumë e ngjeshur në fakte e ngjarje, sa mund të thuhet pa frikë se veprimtaria kriminale mori trajta të ndryshme dhe ofensivë që çoi në destabilizim të tmerrshëm, kërcënues edhe sot. Në këtë libër është përzgjedhur dhe bërë objekt fenomeni i krimit shqiptar, por dhe antikrimi. Në këto faqe do të gjeni histori bandash dhe portrete kriminelësh të theksuar, çaste të bëmave më të spikatura të veprimtarisë së tyre kriminale dhe mafioze. Vendosja e një korelacioni më të drejtë ndërmjet problemeve të ngritura dhe rizgjimi i tyre ka rëndësi thelbësore për një trajtim të plotë e objektiv në të ardhmen.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Autorja e këtij libri, nëpërmjet gërshetimit tërheqës dhe shumë dinamik, arrin t'i përcjellë lexuesit ngjarje mjaft origjinale, ku janë pranë njëra-tjetrës trillimi artistik dhe të vërtetat jetësore. Libri është një vepër letrare, e shoqëruar me përjetime psikologjike e arsyetime sociologjike, që e bëjnë veprën shumë interesante dhe të afërt për lexuesin, shumë prej të cilëve i kanë të njohura ngjarje apo personazhe si të këtij libri.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre, Banda e Fëmijëve ka shtënë në dorë pushtetin, kontrollon sheshet e shpërndarjes së drogës në Forcella, por e vetme nuk mund të komandojë dot. Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O'Dajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Çdo anëtar bande, në të vërtetë, rend ethshëm pas misionit të tij: Nikolasi dëshiron të bëhet mbret i qytetit, por ka edhe hakun e të vëllait për të marrë: Dragoit i rëndon mbi supe një mbiemër i rëndësishëm, fort e mundimshme ta mbash lart me nder, Dhomçi, I ndërkryer nga dhembja, ka dalë nga grupi i zjarrit dhe tani kërkon të eliminojë Marazhanë: Biskotushit I duhet të ruajë një sekret për të shpëtuar jetën; Pot’thosha nuk ia ka mbathur shumë larg: Droni, Peshku i Flashkët, Tukani, Briatoja dhe Lollipopi i qëndrojnë besnikë Nikolasit, por ëndërrojnë një bandë krejt të vetën... Mes allishverisheve, tradhtive, hakmarrjeve dhe shantazheve, familjet e vjetra i mbështesin për të mbijetuar ose orvaten t'u vënë shkopinj në rrota, duke mbjelle përçarje bash në gjirin e bandës. Mos pritet të shpërthejë një luftë e re? Vazhdon cikli Banda e Fëmijëve dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditËve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e njË bote që asgjë s'iu fal aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Te gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Realiteti që kemi jetuar dhe vuajtur me Xhovanin (Falkone) dhe Paolon (Borselino), tregon që ndryshe nga sa përsëritet nëpër ceremonitë zyrtare, kjo e keqe - mafie nuk është tërësisht vetëm jashtë nesh, është edhe ndër ne". Sa sipër do të thotë që vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk kanë vetëm fytyrën e shëmtuar dhe të pamëshirëshme të atyre që në skenën e krimeve kanë spërkatur duart me gjak, por edhe jo pak të tjerëve me shumë fytyra. Një takem njerëzish me jaka të bardha që kanë frekuentuar të njëjtat shkolla tona dhe që mbushin sallonet më të mira: kryeministra, ministra, parlamentarë kombëtar e rajonal, presidentë të rajonit të Siçilisë, krerë të shërbimeve sekrete e të policisë, magjistratë të lartë, avokatë që kullosin në parcela të arta, personazhe në majën e ekonomisë e të financës e shumë të tjerë. Edhe pse janë evidentuar përgjegjësi penale të vërtetuara nga vendimet përfundimtare që kanë kushtuar lotë e gjak, ato janë anashkaluar nga retorika publike boshe dhe nga një sistem mediatik që, përveç pak rasteve, ka ndriçuar e dhënë dritë të gjallë vetëm fytyrës së planetit - mafie, një botë e vrasjeve, kërcënimeve, xhvatjeve, trafikut dhe e drogës.” Nga parathenia e Roberto Skarpinatos Në këtë libër, diskutimet, intervistat, fjalët e Xhovani Falkones (1939- 1992) dhe Paolo Borselinos (1940-1992) dy shërbetorë të Shtetit. Një homazh detyrues dhe një kthim i domosdoshëm në burimet, domethenë në atë që kanë thënë dhe shkruar, tanimë që duket se po dalin në dritë të vërtetat për të cilat të dy kanë sakrifikuar jetën. "Rreziku i vërtetë është plogështia morale. Papajtueshmëria kushton shumë mundim". Piero Kalamandrei
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Verë e vitit 1975. Nola Kelergani, një vajzë 15-vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës në Nju Hempshajër. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë e vitit 2008, Nju-Jork. Markus Goldmani, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të profesionit rë vet: është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht të romanit që duhet t'ia dorëzojë për shumë pak kohë botuesit të vet. Por diçka e papritur ndodh në jetën e tij: miku i tij dhe profesori i universitetit, Herri Kjuberti, një nga shkrimtarët më të famshëm të Amerikës, akuzohet për vrasjen e së resë Nola Kelergan. Kufoma e vajzës gjendet në kopshtin e vilës së shkrimtarit në Gus Kouv, në periferi të Aurorës, në breg të oqeanit. I bindur në pafajësinë e Herri Kjubertit, Markus Goldmani braktis gjithçka dhe shkon në Aurora për të bërë hetime. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, Markusi duhet t'i japë përgjigje pyetjes se kush e vrau Nola Kelerganin? Dhe, sigurisht, të shkruajë një roman të suksesshëm. "E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert" është një lumë i rrëmbyeshëm që e mbështjell lexuesin dhe e merr me vete duke e përkundur nga faqja e parë deri tek ajo e fundit, është libri i verdhë i quajtur si një fenomen botëror editorial: gjenial, argëtues, pasionant, i aftë për të mahnitur në fillim Francën, pastaj gjithë botën mbarë.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
LIBRI THRILLER MË I SHITUR NË BOTË, MË SHUMË SE 100 MILIONË KOPJE! "Kur lexon se çfarë ndodh pas kësaj, nuk do ta besosh, por do të vazhdosh të lexosh dhe dora-dorës që një ngjarje e pabesueshme ndiqet nga një tjetër edhe më e pabesueshme, do të lexosh i magjepsur. Gjithçka është krejtësisht e pamundshme dhe tejet interesante. Është romani mister më tronditës që Agatha Christie ka shkruar dhe, nëse ndonjë shkrimtar tjetër e ka tejkaluar ndonjëherë këtë, emri i tij i shpëton kujtesës sonë, sepse ne i referohemi, natyrisht, mistereve që kanë shpjegime logjike, siç është ky." -The New York Times Book Review Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën. Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t'i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë. Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund. Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Xhek Mekevoj është gazetar i kronikës së zezë në një gazetë lokale të qytetit të Denverit: profesioni i tij janë vdekjet e dhunshme. Kështu që kur Shoni, vëllai i tij binjak, detektiv në sektorin e vrasjeve në policinë lokale, gjendet i vrarë dhe mendohet se ka vrarë veten, ai gjykon se mënyra më e mirë për t'u përballur me këtë tragjedi, do të ishte të bënte atë që dinte të bënte më mirë: të shkruante për të. Por kur i futet punës të kërkojë të kuptojë arsyet që mund ta kishin shtyrë të vëllanë të vetëvritej, gjithnjë e më tepër bindet se jo vetëm që i vëllai s'e kishte vrarë veten, por se ai ishte viktimë e një vrasësi serial, i cili me sa duket kishte vrarë po ashtu një numër policësh të tjerë nëpër Amerikë. E vetmja gjurmë që vrasësi kishte lënë pas ishin disa vargje enigmatike nga Edgar Allan Poe. Dhe kështu Xheku nis të kërkojë të vërtetën e një historie që rezulton mjaft më e komplikuar nga ç'e kishte përfytyruar, nga e cila ai do mund të shkruante atë që padyshim kishte për të qenë vepra e jetës së tij, por sigurisht nëse ndërkohë s'do kthehej vetë në një viktimë. “Një roman që është e pamundur ta lëshosh nga dora... një kryevepër e vërtetë nga pena e një prej mjeshtërve të zhanrit të thriller-it.” - New York Times ‘Libri me të cilin Connelly u bë i njohur në mbarë botën, si mjeshtri i padiskutueshëm i letërsisë policore.” - François Busnel, Lire
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profilesh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat... Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës "Vrasjet", të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Vasteras-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigjetur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani tani do t'i duhet të bjerë në paqe. «Nuk ishte një vrasës. Vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqinj. Errësira I ka përpirë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më».
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Ky libër jashtëzakonisht i fuqishëm tregon se sa shumë na mungojnë mjetet ndërkombëtare të përbashkëta, aq të nevojshme për të luftuar krimtn kibernetik. Lexim i nevojshëm." - Roberto Saviano, autor i librit "Gomorra" Përfitimet e të jetuarit në një shoqëri digjitale dhe të globalizuar janë të pamasa; po aq janë edhe rreziqet. Bota është bërë makth për zbatuesit e ligjit dhe ëndërr për secilin kriminel. Ne kryejmë shërbime bankare online, tregtojmë online, dashurojmë, mësojmë, punojmë dhejetojmë online. Por, a kanë mësuar institucionet që përkujdesen për sigurinë tonë në rrugë, të na ruajnë edhe në botën digjitale që po lulëzon? Ajemi bërë të vetëkënaqur rreth sigurisë personale - duke ndarë mendimet tona, besimet dhe detajet nga jeta jonë e përditshme me këdo që ka interesin për t'i marrë këto informa-cione nga ne? Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombë-tarisht të njohur "McMafia", zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik. Qeveritë dhe sektori privat po humbasin miliarda dollarë çdo vit duke luftuar kriminelët super-të-mençur, gjithnjë-te-ndryshueshëm dhe gjithnjë-të-padukshëm: hakerët. Glenny ka udhëtuar dhe ka rrjetëzuar botën. Duke hulumtuar ngritjen dhe rënien e uebit kriminal DarkMarket ai ka zbuluar historitë më gjallëruese, më alarmuese dhe më ndriçuese. Qoftë JiLsi apo Matrix, lceman, Master Splynter apo Lord Cyric; qoftë rreshteri detektiv Chris Davvson nga Scunth-orpe, Angli apo agjenti Keith Mularski në Pittsburgh, Pensilvani, Glenny i ka gjetur dhe intervistuar të gjithë lojtarët - kriminelët, geek-ët, policinë, ekspertët e sigurisë dhe viktimat - dhe vendos secilin dhe çdo gjë në vendin që u takon në krijimin e politikave, ekonomisë dhe historisë. Rezultati është thjesht i pamohueshëm: ky libër është jashtëzakonisht tër-heqës dhe i besueshëm. Eshtë libër i domosdoshëm për t'u lexuar nga kushdo që përdor kompjuter: libri kryesor i krimit të kohës sonë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
FOUCAULT e ka vendosur lindjen dhe zhvillimin e shoqërive disiplinore në Perëndim në shekujt XVIII dhe XIX; ato arrijnë kulmin e tyre në fillim të shekullit XX, duke patur si veçori të funksionimit organizimin e mjediseve të mëdha të mbylljes. Individi nuk resht së kaluari nga një mjedis i mbyllur në tjetrin dhe secili prej tyre rregullohet nga ligjet e veta: në fillim familja, pastaj shkolla ("nuk je më në shtëpi këtu"), pastaj ushtria ("nuk je më në shkollë këtu"), herë-herë spitali, pastaj ndoshta dhe burgu, që është mjedisi i mbylljes par excellence... Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqëndrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë-kohë e një force prodhimi rezultati i së cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare. Por Foucault dinte mirë edhe diçka tjetër: përkohësinë e këtij modeli; ai pasonte shoqëritë e sovranitetit, qëllimi dhe funksioni i të cilave ishin krejt të tjera (të vjelë më shumë sesa të organizojë prodhimin, të vendosë për vdekjen më shumë sesa të kujdeset për jetën); kalimi ishte jo i menjëhershëm dhe Napoleoni duket se siguroi boshtin e konvertimit të madh nga njëra shoqëri te tjetra. Mirëpo, disiplinat do të binin po ashtu në krizë, si pasojë e ndikimit të forcave të reja që po zinin vend dhe bëhen të prekshme sidomos pas Luftës së Dytë Botërore: shoqëritë disiplinore kishin pushuar tashmë së qeni bota jonë, ishin tashmë e kaluara jonë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
DETEKTIVJA LINDSEJ BOKSER HETON RASTIN MË TRONDITËS TËKARRIERËS SË SAJ Lindsej Bokser mëson të dashurojë sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katalogu, me të shoqin Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur -përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranojë Xhonë përsëri në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së perbashkët se gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradëkur i dyshuari i aktit terrorist kërçënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në ate pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpetojë Lindsejn teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikepyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj - dhe për jetën e saj - Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon neë sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit numër 1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të vrasësve të Grave dhe përson një emocion drithërues nga fillimi deri në fund.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm .Është vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar. Diana Çuli pas Hotelit të drunjtë, vjen përsëri me një thriller ,por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapsira më të mëdha e me kuptimplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithëfarësh, të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Tregimet me te zgjedhura nga Agatha Christie, autores me te famshme te librave te vetdhe, mjeshtres se ndertimit te enigmave te pabesueshme policore qe e terheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit me te jashtezakonshem te krijuar nga Agatha Christie jane: Mis Marpelli, protagonistja e nje cikli te tere romanesh te saj, nje heroine e jashtezakonshme, e cila e njeh me rrenje natyren njerezore dhe eshte ne gjendje ta zbuloje fajtorin pa levizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjeter, po aq i njohur, eshte Hektor Puaro5 te cilit nuk ka arritur t'i shpetoje asnje kriminel nga duart dhe qe vete autorja e ka cilesuar nje gjeni me trurin plot e perplot me "qeliza te vogla gri". Secili prej tyre ka per te na ofruar nje zgjidhje te paparashikuar ose nje sekret per te zbuluar, duke na futur dalengadale ne boten e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, ne boten e "zonjes se krimit".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës.I deyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij ëshrë përfshirja në grupin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë dhe eliminimi i kryetarit të tyre.A do ta kryej Luani detyrën e ngarkuar? Ngjarjet lëvizin me shpejtësi dhe ndryshonë vazhdimisht rrjedhë . Nëpërmjet rrëfimeve psikologjike autori na zbulon përplasjet e shumëfishta që ndodhin në botën e brendshme të një agjenti secret.Një roman ku ndeshen e gërshetohen ndjenja atdhetare me interesin politik,familjar shoqeror dhe professional.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky eshte pa dyshim nje nga romanet me terheqese te Agatha Christie-s, qe te mban me frymen pezull deri ne faqen e fundit, me deshiren per te marre vesh misterin qe fshihet ne historite e familjes Ebernith, ne vdekjen e plakut Riçard dhe ne ate te Kores. Duke shfletuar librin, lexuesi do te njohe te fshehtat intime te shume te afermve e te trashegimtareve te te ndjerit Riçard Ebernith. Historite intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe perbuzjet, perzihen me dyshimet e ngjarjeve te krimit... E gjithe historia intriguese e ketij romani eshte e gershetuar ne menyre dinamike me personalitetin e veçante te Herkul Puarose, detektivit te shquar qe e hasim ne mjaft vepra te tjera te kesaj autore. Nje roman plot ngjarje qe te mberthejne, i kompletuar me nje peme gjenealogjike, me nje testament te dyshimte dhe nje familje mbushur me vrases te mundshem. New York Times
Price: 800 Lekë
titleToAlt
FORCA E ERRËT E HAKMARRJES NË NJË TRILLËR PLOT ZHVILLIME TË BEFTA QË SAKAQ NDRYSHOJNË GJITHÇKA. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbremjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte nje mbremje të këndshme. Por zgjimi nuk ia kurseu te papriturat e pakëndshme: i plandosur në kolltukun e dhomës së tij të ndenjes, kokën e kishte tym nga dehja e mbrëmjes dhe smbante mend gjë prej gjëje. Ana sapo ishte gjetur e vetëvrarë në shtratin e saj dhe kur një e-mail anonim e paditi per përfshirje ne vdekjen e gruas, Holi e kuptoi qe dikush po orvatej ta shtinte në gracke. Dhe se pas vetëvrasjes në dukje, mund të fshihej shumë më tepër.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet. Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamerieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i gjelbër i golfit, vilat luksoze, vezullimet e ujit të valëzuar të pishinave.Atje shkojnë të banojnë familje që duan një jetë të shëndetshme, të lumtur, të përbërë nga sporti, darkat, bisedat përpara një filxhani çaji dhe leksionet e kopshtarisë dhe pikturës. Virxhinia Guevara ka hapur një agjenci pasurish të paluajtshme pasi i shoqi, Roni, ka humbur çuditërisht punën. Por del se është një punë aspak e lehtë. Në La Kaskada, në fakt, rregullores së ngjeshur të shkruar i shtohet një rrjet i dendur normash të fshehta, sepse fqinjë janë miqtë dhe miq janë fqinjët, dhe nuk mund të tolerohet që të kapërcehet numri maksimal i lejuar i hebrenjve: janë ndërkaq Uroviçët, Ernestoja dhe Mariana Andradeja kanë birësuar dy fëmijë, Ramonën dhe Pedron, por gjykatësi nuk i ka lejuar ta ndryshojnë atë emër aq të rëndomtë, Ramona. Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim. Ndonëse në botën e jashtme shumëkombëshet po e braktisin vendin, monedha duket se nuk mban më, ndërsa një tufë terroristësh sapo ka shembur, aq larg dhe aq pranë, kullat e Nju-Jorkut. Brenda, atje ku këto lajme humbasin në radhën e kronikave të transmetuara nga ata pak televizorë të ndezur, burrat vazhdojnë të mblidhen çdo javë në shtëpinë e Tano Skaljës, larg syve të fëmijëve dhe grave, të cilat, të përjashtuara nga grumbullimi mashkullor, vetëpërkufizohen me ironi si  vejushat e së enjtes . Por në njërën prej këtyre mbrëmjeve rutina thyhet papritmas. Ndërsa trupat e tre miqve fundosen në ujin e pishinës më të bukur të lagjes, ana e errët e një jete të përsosur fillon të dalë në sipërfaqe.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit  Trafikantët . Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania