titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Arkeologjia përfundimtare e kishës, ose ecclesia, ishtë pallati qiellor. Ishte vetë gjithësia që konsiderohej si një strukturë e madhe, njëstrukturë në të cilën të gjitha gjërat jetonin dhe ekzistonin për të nderuar krijuesin e tyre. Në simbolizmin gnostik, hyjnitë egjiptiane u përdorën shumë për të njëjtin qëllim. Një nga transmetimet që kemi në pothuajse të gjitha pjesët e botës është transmetimi i Isis, nëna e madhe e mistereve. Isis është, dhe gjithmonë ka qenë, emblema e traditës ezoterike vetë. Isis është nëna gjithnjë e frytshme e mençurisë, Virgjeria e Sophia e kabalisteve dhe troudvareve. Ajo eshte Maha Maya, nena e Budes, sepse të dyja si Maya dhe Maria kanë të njëjtin kuptim, ujë. Ajo është uji i jetës. Më së shumti ajo është simboli i disiplinës mistike që duhet të lindë heroin e botës, të Shelbuesit. Isis ishte nëna e Horusit, i cili hakmerrej për vrasjen e babait të tij. Në të gjitha këto fe, i afti, mistiku, i ndriçuari dhe i iniciuari ka lindur nga hapësira e nënës së madhe, në mitrën e misterit shpirtëror universal.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
“Lufta e Dytë Botërore siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ky udhëtim i mrekullueshëm e drithërues në historinë alternative do t'ju magjepsë, do t'ju ngrijë gjakun e më në fund, do t'ju bëjë të pyesni çfarë ndodhi në të vërtetë... dhe kush ishte fitimtari i vërtetë”.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t'ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishëm të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek genocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, "Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" është në të njëjtën kohë një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Horoskopi Kinez bazohet mbi bashkimin e datë së lindjes me një cikël të veçantë të kohës, e cila përcaktohet nga lëvizjet e Hënës. Çdo cikël ka një zgjatje prej 60 vjetësh, gjatë të cilit alternohen 12 sektorët, secili me një zgjatje të një viti hënor që konsiston në 354 ditë, sipas elementeve: Uji, Metali, Zjarri, Toka dhe Druri. Horoskopi Maja: Si njohës te mëdhenj te disiplinës astrologjike, Majat arritën të përpunojnë një horoskop të tyre, e cila përfshin 13 shenja që u korrespondojnë po aq kafshëve.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne “Ëndrra Kineze” mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur. Në librin e tij “Ëndrra kineze: Përse ëndërrojnë kinezët” autori gjurmon origjinën e “Ëndrrës Kineze” dhe analizon përmbajtjen dhe sugjeron rrugët dhe mënyrën se si kjo ëndërr mund të shndërrohet në realitet.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ndoshta, ai mund ta blinte atë për një natë. Në mëngjes mund ta çonte në Arahura, t’i shpjegonte se kishte ndër mend t’i jepte asaj gjysmën, saktësisht gjysmën. A do të binte ndesh me qëllimin e dhuratës, nëse ai do ta kishte paguar ndërkohë për të pasur kënaqësinë e shoqërisë së saj? Ndoshta. Por, a e duronte dot ai, që burrat e tjerë e kishin njohur atë në atë mënyrë që Steinesi nuk e kishte njohur? Nuk e dinte. Ai shkërmorqi një gjethe në pëllëmbë dhe pastaj ngriti dorën te hunda që t’u marrë erën lëngjeve të saj.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes. Mendonim se kishim parë gjithçka, se kishim lexuar gjithçka, por për vetë katastrofën nuk kishte asgjë. Ngjarja e gozhdoi të gjithë planetin përpara pamjeve televizive të pashembullta të atyre dy grataçelave në flakë, por u deshën katër vjet që ky rrëfim "i hollësishëm" dhe "i ankthshëm", sipas shtypit amerikan, të dilte në dritë. Çfarë ndodhi në të vërtetë në ato dy kulla, ato ditë, gjatë 102 minutave që rrodhën nga goditja e avionit të parë te shembja e kullës së dytë? Cili ka qenë fati i mijëra njerëzve në Kullat Binjake nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 11 e 20 minuta? Çfarë po ndodhte në brendësi, ndërkohë që mbarë bota ndiqte zhvillimin e kësaj drame nga jashtë? Kësaj pyetjeje mund t'i jepte përgjigjie vetëm një libër, "102 minuta" është përshkrim i jashtëzakonshëm i këtij krimi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
C'kuptim ka numri 322 poshte kafkes dhe dy kockave Si rekrutohen studentet seniore te vitit te fundit ne Skull & Bones Cilat jane ritualet dhe si eshte i ndertuar nga jashte dhe brenda selia e tyre brenda kampusit te Yale University ku mblidhen te gjithe antaret cdo fillim viti shkollor nga rishtaret e deri me pleqte, e quajtur nga te gjithe The Tomb (Varri) Cilat jane simbolikat e objekteve Ku ruhet arshiva e tyre Si e shtine ne dore arsimin 'kockaxhinjte' e Yale-s Si kapen partite politike te te dy kraheve dhe si i kontrollojne antaret qe rekrutohen Si i organizon grupi luftrat dhe revolucionet kudo ne bote Keto pyetje dhe te tjera qe mund te kemi per 'Bonesmenet', i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar ne Britani, Antony C Sutton. Thjesht, nje liber qe s'mund te lihet pa u lexuar nga te gjithe ata qe duan te njohin te verteten. Nje liber qe te lehteson biblioteken... nga kotesite dhe genjeshtrat qe gjenden sot aq me shumice neper librarite tona, ose nje nga ata libra te domosdoshem qe nuk te le te vdesesh budalla.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri me i mallkuar nga Vatikani por qe eshte lexuar dhe zbatohet ne thelb nga shumica e njerezve ne menyre te pavullnetshme, madje edhe prej atyre qe shkojne ne kishe e ne xhami; nje liber i 'mekatareve' i quajtur 'tokesor dhe me synim per ta gezuar jeten ketu mbi toke', qe te meson per te mos kthyer faqen tjeter kur te godasin, por per ti dhene nje grusht ne surrat atij qe te sfidon; per te mos i kerkuar falje te "mekatit te pare te Eves dhe Adamit' priftit te fshatit sa here qe ben seks jo per qellime riprodhimi, qe trajton vampiret psikologjike (ata qe jane mjeshtra per te shfrytezuar shoqerine e per te mos i dhene kurrgje asaj) e shume gjera te tjera praktike. Autori i ben korte vetem njeriut te forte dhe predikon lirine e vendimmarrjes prej gjithsecilit ne jeten e vet, pa u kufizuar ne shabllonet e religjionit dhe te moralit historik: thjesht nje produkt i eres New Age ne perendim dhe autori eshte mallkuar publikisht nga Papa Vojtila
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Libri eshte botuar ne vitin 1925 ne Paris, aty ku ishte i ngujuar edhe ish Ministri Sazonov pasi ne Kremlin u instaluan komunistet; dy vjet me pas, autori do te ndronte jete; ne kete liber mund te shohim pa doreza kendveshtrimin rus mbi shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare; si edhe qendrimin Austro-hungarez kunder marrjes se Shkodres nga Malaziast dhe te Durrsit nga Serbet ne L.I.Ballkanike dhe kercenimi i Rusise me Lufte Boterore nese nuk i terhiqte Serbine e M.Zi
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
Nje liber i mrekullueshem per te gjithe ata qe pelqejne filozofine politike dhe filozofine e pushtetit; nje bisede "ne ferr" e autorit te Princit, Makiavelit, dhe autorit te se famshmes "Fryma e ligjeve", Monteskiese; ky i fundit i thote Makiavelit qe kishte vdekur afro 200 vjet me pare, se tani atje lart, mbi toke, sovranitetin e kishte marre ne dore POPULLI dhe princi nuk mundej te sillej si despot; se rregullimi institucional eshte i tille qe 3-4 pushtete ekuilibrojne njeri-tjetrin; Makiaveli qesh dhe i thote se edhe une po te isha atje lart, do ti rruaja keto institucione por do te ngelesha perseri despot; Monteskieja i thote se nuk ka se si dhe keshtu fillojne te famshmet "Dialogje" midis tyre. Ky liber eshte ndoshta edhe me i madh se te dy librate e mesiperm te mare se bashku dhe duket se ne vendin tone dhe ne vende te tjera gjysem te ndricuara, keto parime te Makiavelit te ketushem, duket se jane zbatuar ne menyre te persosur, cka duket nga mungesa e demokracise funksionale dhe triumfi i individit apo "Princit" tone politik, i alternuar nga dy partite kryesore, PD apo PS.
Price: 950 Lekë
titleToAlt
Nje liber qe trajton per here te pare ne menyre te hollesishme ne shqip ceshtjen e rrezikut te Planetit Toke nga lufta e Armagedonit si dhe lidhjen e ngushte ne politikat strategjike midis Izraelit dhe SHBA-ve, sidomos ne politkat e armatimit berthamor dhe ne politikat per ceshtjet egzistenciale dhe ato te sigurise ne rrafshin global. Autori nga SHBA eshte i mallkuar ne Izrael; ai mbron tezen se Amerika tashme eshte 'izraelitizuar' dhe eshte kthyer ne nje xhandar nderkombetar per te permbushur objektivat strategjike te Izraelit dhe njerezve te tij ne Washington.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky liber flet per shkaqet dhe te fshehtat e rrezimit te Bankes gjigande Lehman Brothers me 2008
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Autorja shpjegon ne kete liber thelbin e okultizmit dhe disa qasje te saj ne fusha te ndryshme te shkences, sipas ligjit themelor te krijimit, 'as above so below', ose 'c'ka lart ka edhe poshte', 'si eshte lart eshte edhe poshte', ne kuptimin qe elementet kimike, ligjet fizike jane njelloj, si lart ne qiell, ne makrokozmos, edhe poshte, ne toke, madje sic jane ligjet ne univers ashtu jane edhe ne qelizen me te imet. Dijet e saj jane okulte, te pashpjegueshme. Okultizmi qendron nje hap para shkences, filozofise dhe fese ne disa ceshtje te caktuara, te pashpjegueshme prej tyre por te zgjidhura ne shoqeri te tjera; thelbi i okultizmit ka te beje me dije te ardhura nga jeta ciklike ose nga nivelet e tjera nepermjet intuites dhe anes se majte te trurit, nga dhuntite e vecanta qe ka nje shpirt i caktuar mbi Toke. Blavatsky ne kete liber, sigurisht qe flet per te tre nivelet e poshtme te mendimit qe permenden me lart. Ajo e perkufizon edhe Jezus Krishtin si nje initacionant te okultizmit, te dijeve te humbura nga jetet e tjera me te zhvilluara ciklike dhe parabolat e tij nuk jane vecse nje gjuhe simbolike per te ngjashmit e vet, per tu maskuar nga masat injorante.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë.nA ishte Mari Magdalena e dashura e Jezusit As që duhet menduar! Shumë feministe bashkëkohore dhe admiruese perëndeshash janë përpjekur ta ngrenë Mari Magdalenën duke e lidhur atë me Jezusin seksualisht... një kundërshti në përqasje, edhe sikur të qe e tillë. Jezusi bëri një jetë pa mëkate, që përfshinte qëndrimin larg kurvërisë e qejfeve. Ai i qe kushtuar krejtësisht dëshirës së Atit dhe qëllimit të tij për çlirimin e njerëzimit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ç'lidhje ekziston midis piramidës së madhe të Gizës, tempujve hindu të Angkor Vatit në Kamboxhia dhe piramidës së Diellit në Teotihuahakan? Çfarë misteresh ngërthejnë gjeoglifet e rrafshinës së Nazkës dhe megalitet gjigante të Stonhexhit? Arkeologu Julius Gabriel ia ka blatuar tërë jetën studimit të popullsive prekolombiane dhe është i bindur që këto vepra kolosale që i kanë bërë ballë, të pacenuara, rrjedhës së mijëvjeçarëve fshehin një sekret të zymtë. Pas vitesh të tëra kërkimesh është i bindur se ato monumente nuk janë ndërtuar për arsye fetare apo ceremoniale. Në fakt, janë hallka të një zinxhiri mesazhesh okulte të lidhur mes tyre, që do të çonin në zgjidhjen e enigmës më të madhe të historisë së njeriut. Sipas kalendarit të stërlashtë të majave, gjatë solsticit të dimrit të vitit 2012 pas Krishtit një apokalips i tmerrshëm do të pllakoste Tokën dhe ka vetëm një mënyrë për t'i shpëtuar katastrofës. I qendisur e i tallur nga kolegët e tij, Julius Gabrieli do të vdesë i harruar nga të gjithë. Por jo nga i biri, Majkëlli: i mbyllur prej njëmbëdhjetë vjetësh në një spital psikiatrik të Masaçusetsit, është ai i vetmi njeri në botë që zotëron kyçet e sekretit të shpëtimit të njerëzimit. Një roman i jashtëzakonshëm, i mbështetur nga një kërkim të përpiktë dhe në një rrëfim emocionues.
Price: 1100 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania