titleToAlt
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe. Ballë për ballë me vetveten, e di se asnjë nga fjalët e tij nuk do të jetë me të vërtetë e vetja. "Unë jam gënjeshtar", mendon ai, dhe beson se për gënjeshtrat e tij vetëm determinizmi historik e ka përgjegjësinë. Mirëpo herë-herë e gërmon mendimi se djalli, të cilit ia shesim shpirtin, e gjen burimin e forces te vetë njerëzit dhe se determinizmi historik është një sajesë e trurit njerëzor.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë për sa i takon frikës ndaj persekutimit politik. Jeta është luftë mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipër. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve, të cilët, si thuajse gjithë të tjerët, luftuan për t'iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre. Jeta ështe luftë dokumenton se çfarë krijuan njerëzit dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t'i dëgjojmë këta zëra, t'iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Histori kombëtare dhe një sagë familjare që ecin bashkë dhe spikatin gjatë Luftës së parë Botërore, rendin pa u ndarë nëpër vitet njëzet- tridhjet të shekullit të shkuar, diferencën në motët e rezistencës kundër pushtimit fashist italian dhe gjerman, të tronditin tek kapërcejnë nga viti në vit periudhen e “diktaturës së proletariatit”.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një nga rrëfimet më të mira të bëra ndonjëherë për komunizmin. Ai konsiderohet si një akuzë e gjallë ndaj krimeve të komunizmit, si mënyra më e mirë për të kuptuar një filozofi të frikshme me të cilën jetuan disa vënde të ballkanit. Libri është një vepër esenciale për të kuptuar Shqipërinë aktuale, për të kuptuar këtë realitet, të shpërfaqur përmes ndriçimit që u bëhet shkaqeve që prodhuan traumën, që provuan shqiptarët gjatë diktaturës së Enver e Nexhmije Hoxhës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, figura e Kadaresë prezantohet si e një "takticieni brilant, i cili ia doli mbanë të mbijetonte në regjimin më të ashpër dhe shtypës të të gjitha regjimeve”. Ai e mbajti veten dhe popullin shqiptar të gjallë me rrëfimet e tij. Dhe më tej Kadareja shkroi romane që në sipërfaqe nuk e kundërshtonin diktaturën, por nëse njerëzit lexonin mes rreshtave, ata do të mësonin shumë për veten dhe për situatën ku ndodheshin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë, ata që kanë jetuar në atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që nuk e kanë jetuar. Kanë nevojë te shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. Ismail Kadare në lidhje me veprën “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit.
Price: 2100 Lekë
titleToAlt
Ky libër në pamje të parë mund të duket si roman, ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. Kjo nostalgji epokash të përziera në kryeqytetin e vendit merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkeli në kryeqytet. Kjo është vajza 18-vjeçare, e cila gjithashtu, si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të autorit, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania