titleToAlt
Receta për të qenë një katastrofë: 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin. Përzieji mirë, fërko sytë dhe fillo të qash.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Lexuesi ynë ka pasur rastin të njihet për herë të parë me autorin Fatos Mullisi nëpërmjet librit të tij me tregime humoristike “Një tregim për të qarë”. Ai ka pasur edhe botime të tjera, dhe me mënyrën e tij të humorit ka vazhduar me romanet satirike “Tango mushkonjash” dhe “Jetë qeni”. Në çdo rresht të librave të tij ndjehet stili i autorit dhe ai gjen ato hollësira të jetës së përditshme të cilat e karakterizojnë dhe dallojnë veprën me humorin e veçantë të tij. Këtë radhë lexuesi i apasionuar pas humorit do të ketë rastin të lexojë librin me tregime humoristike “Trashëgimtarët e Stambollit”. Në çdo tregim Mullisi përshkruan një realitet që shumë prej nesh në një farë mënyre ose tjetër e jetojmë, por ajo që padyshim e bën tërheqës librin është mënyra e të rrëfyerit ku humori është i pranishëm kudo. Në përfundim të këtij libri, jam i bindur se lexuesit do t'i mbetet në kujtesë një e qeshur herë gazmore dhe herë e trishtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përplot me materiale poltësuese për të të mbajtur të zënë nëse edhe ty, sikurse mua, nuk të shkuan pushimet sipas planit. E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se letrat ngjitëse të shënimeve do të shërbenin për krijim logosh, krijim librash me imazhe lëvizëse e dedikime të bukura për tu ngjitur mbas shpinës së Markusit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Dikur jeta ka qenë më e bukur, apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s’është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tencionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në ka më keq për një grua se sa kriza e të tridhjetave, është ajo e të tridhjetë e pesave. Xhepi, aktore komike, grua me jetë sentimentale të kënaqshme në dukje, këtë e di mirë. Është goxha me vonesë në lidhje me projektet e jetës dhe pas dy vjetësh dashurie në largësi, i duhet të merret akoma me Mikelen. Ai është i mençur, me humor, ka bërë gjithë atë karrierë dhe nuk ka ish të dashura të marra, që i marrin shpirtin. Kësisoj, duket si burri ideal për t'u martuar e për të bërë fëmijë. E vetmja kleçkë në këtë lidhje romantike është fakti që, Mikele, kurrë nuk i ka nxjerrë nga goja të lidhura bashkë ato fjalët "unë", "ti", "përjetë", "fëmijë", dhe Xhepit, kjo mungesë planesh, zë t'i rëndojë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një jetë e zënë, një garë konstante kundër kohës, një punë si një avokate e cila nuk të jep armëpushim: kjo është jeta e Abit. Po në qoftë se një ditë, papritmas, ajo detyrohet të ndalojë? Nga një incident i parëndësishëm, ndërsa është duke vrapuar, godet kokën e saj dhe kur ajo zgjohet , ndodhet në spital. Por sa kohë ka kështu? Abi nuk e di, nuk mund ta di, sepse truri i saj nuk është në gjendje për t’i fiksuar më kujtimet. Çrregullimi mund të jetë jetëshkurtër, ose ndoshta Abi mund të harroj çdo gjë që jeton në vend. Kjo perspektivë e tmerron atë, por nuk do të dorëzohet. Po në qoftë se kjo është një mundësi për të revolucionarizuar jetën e saj? Që të filloj të kujdeset për atë që ajo e ka neglizhuar gjithmonë? Dhe kështu ajo fillon të hartojë një listë të dëshirave: afrohet me familjen, rizbulon gjëra që deri atëherë i ka injoruar, kapërcen frikën e saj të udhëtojë dhe vendos për të shkuar në Nju Jork, ku motra e saj sapo ka lindur një vajzë. Ajo do të jetë në këtë qytet të bukur ,ku do të kalojë momente të papritura të lumturisë dhe dashuria do të trokasë në derën e saj përsëri ... Tani Abi ka gjetur diçka të vlefshme, kështu që është e gatshme për të luftuar me të gjithë forcën e saj. Sepse nga jeta e saj nuk është më e gatshme të humbi asnjë kujtim, qoftë edhe më të parëndësishmin....
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania