titleToAlt
Një roman i krijuar për të vëzhguar dhe përshkruar me imtësi shpirtin njerëzor, të gjitha ato grimca të panumërta që sulmojnë përditë vetëdijen. Mungon prania e një tregimtari të kudondodhur dhe përshkrues i detajeve. Duket sikur personazhet jetojnë në një botë të rrëmujshme, të rrethuar nga njerëz, por edhe nga vetmia e tyre... Ne dëgjojmë vetëm "monologun e brendshëm", pra vetëm zërin e personazheve që reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të brendshme që ndjekin njëra-tjetrën - si të fliste vetë truri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dashuria për vendin tënd, impenjimi për shkollën dhe punën, sakrificat, respekti për prindërit, mësuesit dhe autoritetet: këto janë vlerat që mbron me forcë libri “Zemër” dhe të cilat i ka kaluar në breza të panumërt fëmijësh. Botuar për herë të parë në Milano më 1886, romani u përhap shumë shpejt si romani më i famshëm për fëmijë i shkruar në Itali dhe një nga më të njohurit në botë, falë përkthimeve në shumë gjuhë të huaja.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Hajdi 2019
I botuar në vitin 1880, ky roman tregon historinë e Hajdit të vogël, e cila mbeti jetime kur ishte vetëm pesë vjeç dhe, për këtë arsye, iu besua kujdesit të gjyshit, një burrë në pamje të jashtme i ashpër. Brenda një kohe të shkurtër, vajzës nis t’i pëlqejë jeta në malet zvicerane. Ditët i kalon së bashku me shokun e saj Peter, mes punëve të shtëpisë dhe livadheve. Vazhdoi kështu deri sa Hajdi u detyrua nga tezja të zhvendosej në Frankfurt, për t’i bërë shoqëri Klarës, një vajze të sëmurë me poliomielit. Mes tyre lind një miqësi e fortë, e cila vazhdoi edhe pas kthimit të Hajdit në male.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Është një botë tjetër, në të cilën mund të arratiset cilido prej nesh, kur realiteti i gjërave dhe veprimeve të përditshme na duket shumë i rëndë: kjo është bota e fantazisë, ku nuk ka kufij të asnjë lloji, ku gjithçka mund të jetë dhe mund të mos jetë, ku çdo gjë nuk ka pse t’u bindet ligjeve të Natyrës, të Arsyes apo të Logjikës, ku mjafton vetëm të imagjinosh... “Liza në botën e çudirave” është historia e një udhëtimi në atë botë dhe aventurat e jashtëzakonshme ku përfshihet Liza e vogël i çojnë lexuesit në një aventurë të mrekullueshme, ku mund të qeshin, zbaviten, takojnë personazhe të jashtëzakonshëm dhe prej ku nuk duan të kthehen më kurrë prapa.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Budapest, 1889 Ndodhitë dhe ngjarjet e këtij libri zhvillohen në lagjen e djemve të rrugës “Pal”, një pëllëmbë tokë e lirë, e kufizuar nga mure në ngjyrë të hirtë me shtëpi shumë të mëdha dhe nga një gardh gati në të shembur në anën që të nxjerr në rrugë. Në disa raste, ndodhitë dhe ngjarjet zhvendosen në kopshtin botanik, në lulishten e muzeut, në kështjellën e këmishëkuqve. Në shtëpinë e vjetër të rrobaqepësit Andras Nemeshek, babai i “ushtarit të thjeshtë” Erno Nemeshek, zhvillohet pjesa e fundit e historisë. Në Budapest, në rrugën Pal, gjendet selia qendrore e një grupi djemsh. Kur Açi, kryetari i grupit kundërshtar “Këmishëkuqtë” vjedh flamurin nga një prej kështjellave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi, organizojnë një ekspeditë në kampin armik për ta marrë...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen dhe mosbesimin... apo te ai ka vend edhe për ndjenja si dashuria dhe bujaria?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Doni i qetë” është një epope e gjerë mbi fshatarësinë ruse, që në brendi është shumë e ngjashme me romanin e Tolstoit, “Lufta dhe paqja”.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
“Doni i qetë” është një epope e gjerë mbi fshatarësinë ruse, që në brendi është shumë e ngjashme me romanin e Tolstoit, “Lufta dhe paqja”.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
1815. Luigji XVIII hipën përsëri në fron, por përplaset me opozitën, të cilën perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon ta shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje hesapesh politike dhe vetjake. Kështu, marinari Edmond Dantes, në prag të martesës, e sheh papritur veten të arrestuar dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen... Botuar më 1844-1846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses që nuk është shuar kurrë, duke u bërë kështu një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit, kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dymasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës e pastaj në sallonet parisiane, ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Bulgakov është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX. Romani Garda e bardhë; i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev; kryeqytetin e Ukrainës; ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh; gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919. Me tërheqjen e trupave gjermane nga Kievi; pas disfatës së Gjermanisë në frontin perëndimor... situata e qeverisë kukull ukrainase; jashtë kontrollit. Në dhjetor; qyteti gjendej nën sulmin e forcave nacionaliste ukrainase të udhëhequra nga Simon Petlura; të cilëve u bënë rezistencë vetëm disa njësi të shpërndara oficerësh dhe kadetësh, ku përfshihen edhe vëllezërit Turbin me një grup miqsh të ngushtë. Ndonëse jetët e tyre do të prekeshin thellë prej këtyre ngjar-jeve; familja Turbin mbetet në qendrën e patrazuar të kësaj vorbulle gjatë tërë romanit. Në vitin 1967; Garda e Bardhë u vu në skenë dhe u kthye shumë shpejt në dramë shumë të suksesshme. Stalini ishte një admirues i flaktë i kësaj drame dhe thuhet se ka shkuar që ta shohë më shumë se pesëmbëdhjetë herë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër që është një nga kryeveprat letrare më të shquara e më të dashura të shekullit XX, e gjithë poezia e Princit të vogël është sjellë me ilustrimet e Manuela Adreanit, një artiste e zonja që të rikrijojë udhëtimin imagjinar të heroit të saj për të zbuluar universin. Me ilustrimet e saj ka përcuar magjinë e kësaj historie, që është bërë përjetësisht klasike.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Antigona 2014
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion historinë e Davidit, i cili në moshën 17-vjeçare humbet të dy prindërit. I mbetur vetëm, ai do të përjetojë një grindje trashëgimie me xhaxhain e tij kurnac dhe do të grabitet nga disa të panjohur.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Doktor Oksi se bashku me asistentin e tij, Izhene, shkojnë në komunitetin e vogël të Kikendones. Ai premton ta ndriçojë qytezën me një rrjet tubash me gaz oksihidrik. Gjatë ndërtimit të këtij rrjeti, komuniteti i qetë entuziazmohet mjaft, deri në atë pikë, sa ata janë gati të luftojnë me komunitetin fqinj. Por cili është shkaku i këtij ndryshimi në natyrën e njerëzve të mirë të Kikendones? Ndoshta ka diçka në ajër, por vetëm Doktor Oksi dhe asistenti i tij Izhene e dinë me siguri.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që tregojnë heronjtë tanë për të gjetur kapiten Grantin.
Price: 400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania