titleToAlt
Parime 2021
Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë - dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet. "E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë". —ARIANNA HUFFINGTON "Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t'i gjeni te libri Parime". —BILL GATES "Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri dhe më pëlqen jashtë mase mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante”.—TONY ROBBINS
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Si të rritni biznesin tuaj me këshillat e një klasiku të biznesit modern Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri "Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it" është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë. David Meerman Scott jep shembuj konkretë suksesi, nga organizata anembanë globit, dhe informacione të zgjeruara përteknika, si marketingu i përmbajtjes dhe kapja e lajmit. Ai sjell për të interesuarit lajmet e fundit për marketing të suksesshëm nga rrjetet sociale (YouTube, Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe Linkedln). Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it. "Kur lexova 'Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it' për herë të parë, ishte si një EUREKA për mua në Hubspot. Davidi ka zbuluar çelësin e suksesit për marrëdhënien shitës-blerës, duke shkruar një libër klasik që i ndihmon ata që bëjnë marketing, të përfitojnë prej tij." -Brian Halligan, CEO i HubSpot "Davidi është i ditur, argëtues-dhe frymëzues! Askush nuk di më shumë sesa ai për të fituar zemrën e blerësve. Strategjitë e tij të jashtëzakonshme rishtrojnë rrugën e sipërmarrësve n.ë treg dhe i ndihmojnë ata të rritin bizneset." -Toni Robbins "Ky libër i shkëlqyer, që na njeh me bazat e marketingut të mijëvjeçarit të ri, duhet t'i shkojë në dorë çdo profesionisti të PR-it." -Publishers Weekly
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Përgatituni të mësoni nga përvoja e mjeshtrit... Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.
Price: 2800 Lekë
titleToAlt
I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia. Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e katojnë vlerën $30 miliard. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës. Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi. Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe. Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese. Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bovverman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë. Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Tregjet Financiare...", frut i bashkëpunimit të ekonomistëve të brezave të ndryshëm, ku gërshetohet eksperienca akademike me kontributin konkret në krijimin e funksionimin praktik të tregjeve financiare, paraqet kompleksitetin e mekanizmit, të instrumenteve të të gjitha tregjeve financiare, në praktikën e vendeve të zhvilluara dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Financa e ndërmarrjes fokusohet në vendimmarrjet financiare që përbëjnë vendimet më të rëndësishme strategjike të biznesit. Teksti paraqet koncepte të përmbledhura financiare të ndërtuara në PowerPoint dhe të shoqëruara sipas rastit me shembuj të zgjidhur ose të dhëna statistikore. I konceptuar si një tekst për të mbajtur shënime, ai i krijon mundësinë studentit të shtojë komente, interpretime ose pyetje për zgjidhje në auiditor ose gjatë studimit të pavarur.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shkalla magjike drejt suksesit është klasiku i humbur i Napoleon Hill-it, dhe libri që parapriu bestsellerin Mendo dhe pasurohu. Kopja origjinale e tij është vlerësuar te mbi 40,000 $. Tashmë edhe ju mund të keni një riprodhim të versionit origjinal që zotërohet prej Fondacionit Napo-leonHill. Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. Këto parime kyçe paraqesin etikën dhe veprimet të cilat u japin të gjithë atyre që i zbatojnë, fuqinë për t'u bërë liderë në fushën që zgjedhin. Hill-i argumenton se liderët nuk janë të lindur; ata formohen nga zakone shumë të ngjashme, të thjeshta dhe dinamike. Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore. Shkalla magjike drejt suksesit vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjak i keq 2020
Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO e "Theranos"-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose "njëbrirëshi", premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku. Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve, "Theranos"-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë. Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme. Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre. I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, "Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporative që nga "Enron"-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve guximshme të Silicon Valley.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos. Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta. Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mundësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë. Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker berg-u, Bezos-i është i rezervuar. Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial. Të shesësh gjithçka do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ichak Adizes, konsiderohet një ndër ekspertët më të rëndësishëm në botë në fushën e menaxhimit të sipërmarrjeve dhe të korporatave, duke qenë njëkohësisht një autor librat e të cilit janë përkthyer në më se 31 gjuhë. Libri i tij "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave", konsiderohet nga Library Journal si një ndër dhjetë librat më të mirë në fushën e biznesit. Një lektor i famshëm, Ichak Adizes ka dhënë mësim në 52 vende, në universitete të tilla me emër, si Columbia University, UCLA, Stanford, Universiteti i TelAviv etj. Ai është njëkohësisht themeluesi i Adizes Institute, në Los Anxhelos. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Ichak Adizes ka shërbyer si këshilltar për shumë qeveri dhe kryeministra në mbarë botën. Për arritjet e tij në fushën e metodologjisë së drejtimit të korporatave, ai është shpallur një ndër 30 mendimtarët më të rëndësishëm të SHBA-ës. Ichak Adizes jeton dhe punon në Santa Barbara, Kaliforni, SHBA. “Libri i Adizes "Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave" është libri më i plotë që ekziston në këtë tushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të ekonomisë.” -Rama J. Vernon (President, Center of International Dialogue Academy of Conflict Resolution and Peace Studies) “Si zakonisht, lchak Adizes përsëri godet në shenjë. Lexoni këtë libër dhe me siguri që keni për të evituar shumë gabime në punën tuaj.” -Ricardo Salinas (Drejtor i Përgjithshëm i Azeko Tv dhe Elektra, Meksikë)
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Qysh kur nisa pune ne Administraten Doganore me beri pershtypj se, megjithese une isha njohes i mire i gjuhes angleze dhe megjithse me profesion financier, perseri shume terma te dokumenteve te importit dhe eksportit nuk isha ne gjendje t'i kuptoja plotesisht, vura re se shume terma apo klauzola ne dokumentet e transportit (kryesisht te transportit detar) nuk isha ne gjendja t'i kuptoja dhe me duhej hulumtoja per te kuptuar kontekstin e tyre. Ishte pikerisht atehere qe me lindi ideja qe t'i mblidhja te gjithe termat qe hasja neper fatura tregtare, polica sigurimi, dokumen transporti etj dhe te krijoja nje fjalor anglisht - shqip me shpjegim perkatese per çdo term. Mendova qe te krijoja nje fjalor te kuptueshe per te gjithe, per nepunesit e Administrates Doganore, per ndermjetesit doganore, tregtaret, transportuesit, pse jo edhe per ekonomistet. Diçka e tille do te permbushte edhe qasjen time fillestare te perdorimit te tij shume-planesh, e po njelloj do ta plotesonte ate "pakete" te deritanishme fjaloresh ne fushen e ekonomise dhe drejtesise, me te cilet formohen dhe punojne ekspertet e ketyree fuhave. Eshte diçka qe i ka munguar kesaj pakete, madje, kjo qasje mund ta shtrije perdorimin edhe ne bizneset pertej ketyre fushave, e mund te ndihmoje shume edhe ne krijimin e nje koncepti te ri pune dhe zhvillimi te biznesit tone, per te ndikuar sa me shendetshem ne ekonomi. Sot jetojme ne nje kohe kur tregu me i larget eshte vetem nje klikim larg, e vetmja barriere nuk eshte me trau i doganes, por gjuha. prandaj edhe shpresoj se ky fjalor do te ndihmoje sadopak ne afrimin e mallrave dhe tregjeve.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet vetë sistemi financiar. Ide shumë revolucionare janë duke u debatuar, përfshi eliminimin e sistemit të tanishëm të fractional banking dhe një rikthim te bankingu i hershëm i ndërmjetësimit financiar në ekonomi jo më të depozitave, por i fitimeve të bankave dhe mjeteve financiare shtesë që emëtojnë qeveritë. ide të tilla ngjasojnë shumë të pamundura në gjendjen e sotme të tregjeve financiare globalë, por ajo që qëndron është se shqetësimi mbi stabilitetin e sistemit financiar është kaq serioz, sa nuk ngurrohet të konsiderohen edhe ide të tilla kaq revolucionare. Ky studim është përpjekur të ndalet në disa aspekte të rëndësishme që lidhen me këtë shqetësim global, duke vendosur edhe kontekstin e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për adoptimin e parimeve dhe standardeve më të mira për një mbikëqyrje të kujdesshme të sistemit tonë financiar. Nga Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Mëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t’u japë lexuesve një hartë të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës sesi institucionet financiare marrin pjesë aktivisht në bankingun e investimeve duke përshtatur sjelljet e tyre ne skemat rregulluese. Për këtë arsye, libri nuk ndihmon vetëm praktikuesit financiarë për të patur një kuptim gjithpërfshirëse dhe të thellë të shërbimeve aktuale financiare, por edhe hap një dritare për lexusit e thjeshtë që janë të interesuar për tregum e madh financiar në Kinë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetëm 10 përqind të urtësisë brenda këtyre faqeve, do të keni ende një goditje të mirë për t;u bërë milioner.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm , këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë experience … “Mos u përpiq të marrësh qindarkën e fundit prej tavolinës; sigurohu që edhe njerëzit, të cilët blejnë prej teje, të bëjnë gjithashtu para. Përndryshe, ata nuk kanë për të blerë herë tjetër prej teje." MICHAELSHVO ,Themelues i Grupit Shvo dhe "ndërmjetësi i ri më i suksesshëm i pasurive tëpatundshme në Nju-Jork" “Mami më tha: 'Nëse nuk ke gjoks të madh, vendos kordele te bishtalecat e tu”. Aftësia e mirë për shitje nuk është asgjë më tepër sesa maksimizimi i gjërave pozitive dhe minimizimi i atyre negative. Ndonëse konkurrenca juaj mund të ofrojë diçka së cilës ju s'mund t'i përgjigjeni, kjo nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të identifikoni dhe të luani me atë që keni." BARBARACORCORAN ,Themeluese e Groupit Corcoran, kompania kryesore e pasurive të patundshme të Nju-Jorkut. “Pasuritë e patundshme mund të sjellin kaq zbavitje, saqë ti ndihesh thuajse fajtor që fiton para prej tyre." MONDA BASSIL , Presidente e Prestigious Properties të Nju-Jorkut "Kur të shesësh pasuri të patundshme, paguaj taksa vetëm nëse do, kur të duash dhe në atë shumë që vendps ti." GARY GORMAN , Themelues i Exchange Experts 1031, LLC dhe autor i Exchanging UP! "Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër - sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit, të cilët ndjekin pasionin e tyre." DONALD TRUMP, JR. Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin dhe Blerjet në Organizatën Trump
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Çelësi i bërjes më shumë e më shpejtë para, në botën e shitjeve profesioniste. Më lër ta mendoj këtë. Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy, nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat. Biznesi i lulëzoi! Tracy theu çdo rekord shitjesh në kompaninë e tij dhe i rriti të ardhurat personale për njëzet herë më shumë. Që prej këtij zbulimi kanë kaluar shumë vite. Tracy i ka studiuar dhe mbledhur me kujdes teknikat më të mira të realizimit të shitjeve. Tani, në librin “Arti i Realizimit të Shitjes”, ai ndan pasurinë e njohurive, të cilat kanë ndihmuar më se një milionë njerëz që ti rritin rezultatet e shitjeve të tyre. Nuk ka rëndësi sa elokuent ose i apasionuar jeni ju si shitës; nuk ka rëndësi sa tip i pëlqyeshëm jeni, ose sa miqësisht dini të buzëqeshni; nëse nuk arrini ta realizoni shitjen, përpjekjet tuaja nuk vlejnë asgjë. “Arti i Realizimit të Shitjes” ju mëson aftësi të përvetësueshme, të cilat mund ti përdorë çdokush për ta bërë proçesin e shitjeve një sukses të vazhdueshëm. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. BRIAN TRACY, sot është trajnuesi më i mirë në botë. Ai ka trajnuar më se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ribotimi i librit që përcjell vlera të rralla për historikun e financave të vendit të shkruar dekada më parë nga një ish-Ministër Financash dhe inspektor i oborrit mbretëror vjen nga akademiku dhe Profesori Anastas Angjeli, si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave dhe Universitetit Mesdhetar. Një domodshmëri në fushën e ekonomisë e ka vlerësuar informacionin që përcjell libri, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. Të ardhurat e përgjithshme të shtetit në kohën e Mbretërisë përbëheshin prej tetë taksave. Në 1922 mban datën e lindjes taksa progresive, në 1923 kanë filluar koncesionet e para për mineralet. Koncesionet e para ishin ai qymyrgurit në Drenovë e në Boboshticë të Korçës, Elbasan për 20 vjet, ai i serës në Selenicë të Vlorës një shoqëri franceze për 99 vjet, e më pas italiane për ujërat termale, vajit të gurit dhe çimentos. Libri vjen si një vlerë për studiuesit, por edhe studentët e ekonomisë.
Price: 1700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi. Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, Libri i Biznesit zbërthen ide biznesi të shkëlqyera, duke dhënë shpjegime që depërtojnë në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara. Ai është i pajisur me diagrame që zbërthejnë teori të rëndësishme, si dhe me shembuj të vlefshëm për të ilustruar idetë e biznesit kudo në botë. Nëse je sipërmarrës që do të hapë një biznes të ri, një president firme që do të zgjerojë horizontin e njohurive të tij apo një konsumator që ka kërshërinë të mësojë sekretet e suksesit në biznes, në këtë libër do të gjesh plot material frymëzues.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre pëe paratë-t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare -t'u mësojë si t'i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Është një udhëzues i domosdoshëm menaxhimi, për të bërë të mundur që strategjitë afatgjata dhe synimet e përditshme që caktojnë kompanitë, të realizohen në mënyrë të suksesshme. nMenaxherët, të çdo niveli qofshin, dinë të vlerësojnë rëndësinë e planifikimit strategjik dhe vendosjen e afateve konkrete për punonjësit. Por edhe ata më të mirët, shpesh nuk arrijnë të nxisin apo të mbështesin procese kyçe, që i bëjnë të suksesshme planet e hartuara me kujdes.n  I menduar dhe i realizuar në mënyrë të shkëlqyer... duhet ta lexoni patjetër... çdo faqe është e mbushur me ide të JASHTËZAKONSHME!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
 PARIMET E KËRKESËS SË LLOGARISË është shkruar pikërisht për ata drejtues apo menaxherë që synojnë të rritin në maksimum rendimentin e vartësve nëpërmjet një kërkese të lartë llogarie. nNëse synon të jesh drejtues i suksesshëm, mjafton të zbatosh në mënyrë rigoroze gjashtë parimet e kërkesës së llogarisë. nI mbushur me shembuj praktikë dhe aspak i rënduar me teori, ky libër përqendrohet në zgjidhjen e situatave të ndryshme.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania