titleToAlt
Kafshët 2021
"Kafshët" e Miguel Torga-s është një univers i skicuar ne 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat dhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten. Të ndryshme mes tyre, këto "bishëza", kafshë e njerëz, janë të gjitha në të njëjtën "Barkë të Noes", toka amë, të vëllazëruara në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe ai udhëton me "kafshëzat" në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, mu zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha në kërmill, t'i ngjitesha ngadalë, shumë ngadalë, ta përkëdhelja me brirthët e mi, ta njomja me lëngun tim thelbësor, t'i lëpija, pija, përpija vesën mbi petla; pastaj ndërrova mendim: më mirë të kthehesha në bletë të egër, të shkoja e t'i futesha mes petlave, t'i thithja nektarin, nektarin blu, për të prodhuar një mjaltë qumështor të rrallë."
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Një mister pret që të zgjidhet në Havai: dikush ka ndër mend të vjedhë një gjerdan shumë të çmuar... Po kujt ia merrte mendja se për të gjetur hajdutin, duhet të merrja pjesë në një Garë Superserfi?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
'E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri". Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk munc t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fialës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. "E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. “Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!”
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Më shumë se 15 vjet pas ngjarjeve të romanit 'Rrëfenja e shërbëtores", regjimi teokratik i Republikës së Gaiaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave. thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese. Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën rendin e ri. Dëshmive të tyre do t'u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të sekreteve. Teksa Atwood shpalos "Testamentet", ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me vetën për të kuptuar se deri në ç'pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson. . “Po na katandisnin në kafshë, kafshë në vathë, po na ulnin në nivelin e natyrës sonë kafshërore. Dhe po na e përplasnin në fytyrë. Duhet ta konsideronim veten nënnjerëz.”
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dera 2021
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Flama 2021
Në një Tiranë ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë. Kurbatkës së Bregut të Lumit, që sheh filxhan dhe ua nxjerr në shesh të palarat njerëzve, i kanë prerë grykën me brisk. Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, i duhet të zbulojë vrasësin dhe motivet që e kanë shtyrë atë deri në këtë mizori. Të jetë vallë një hakmarrje e thjeshtë? Apo gjëma shkon përtej pafajësisë së një filxhani? Di Hima kërkon të gjejë një vrasës, kurse qytetit po i merret fryma nga morti. Tom Kuka mbush karron e tij me trupat e lëngatës së Flamës, ndërsa dikush vret për të mbuluar mëkatin nga rrjedh e gjithë llahtara. “Autori duket se ka zgjuar gjuhën me të cilën është rritur, por edhe krenarinë për një qytet që po tret zakonet e së shkuarës së tij me shpejtësinë e së përditshmes.” Agim Baçi “[...] Tom Kuka gatuan magji të parezistueshme me gjuhën që end thurimën e rrëfimit, dhe e magjeps pashmangshëm lexuesin.” Mira Meksi
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, dy vajza, në dukje më se të zakonshme, daktilografiste në CIA, zgjidhen mes shumë të tjerash dhe u besohet misioni më i lartë i jetës së tyre: të nxjerrin dorëshkrimin e romanit "Doktor Zhivago" nga Bashkimi Sovjetik, ku askush nuk guxon ta botojë, dhe të bëjnë të mundur që vepra madhore e Pasternakut të përhapet në të gjithë botën. Selli Forrester, joshëse dhe e sofistikuar, është një spiune eksperte që dhuntinë për mashtrim e ka përsosur përmes forcës së saj tërheqëse dhe hireve të mrekullueshme për t'u nxjerrë në shesh sekrete nga më të medhatë burrave të fuqishëm. Ndërsa Irina është krejt rishtare në këtë punë, por nën kujdesin e Sellit, mëson shumë shpejt si të fshihet e të bëhet e padukshme dhe të arrijë të nxjerrë jashtë vendit dokumente të rezervuara. Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave — frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: "Doktor Zhivagos". "Të padukshmet" është rrëfimi i një epoke të trazuar dhe i një aventure të jashtëzakonshme njerëzore, sentimentale dhe letrare. Homazh për një kohë kur "pandehnim se letërsia mund të ndryshonte rrjedhën e historisë".
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Luaj lojën tënde Joan Didion është shkrimtare amerikane, noveliste, eseiste, skenariste, e vlerësuar me shumë çmime, si: "Çmimi kombëtar i librit", "Medalje për kontribut të shquar në letrat amerikane", ka qenë finaliste për çmimin "Pulitzer" etj. Romani "Luaj lojën tënde", botuar për herë të parë në vitin 1970, që i jepet sot lexuesit shqiptar është përfshirë nga "Time Magazine" në listën e 100 librave më të mirë të gjuhës angleze për periudhën 1923-2015. Përmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve 60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje, si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj. Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të "botës hollivudiane" ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë. Sipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te "Toka e mbeturinave". Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që "Toka e mbeturinave" është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ata që e kanë dashuruar romanin "P.S. Të dua", kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, "Pusulla dashurie" është në duart e tyre. Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes. Kanë kaluar shtatë vjet që nga humbja e bashkëshortit dhe ajo ka gjetur më së fundi pakëz qetësi. Tani që ka një punë të re dhe një njeri i veçantë është bërë pjesë e jetës së saj, është plotësisht e vendosur që ta hedhë të shkuarën pas krahëve dhe të shohë përpara, vetëm përpara. Por teksa zbulon që historia e letrave të Xherrit ka frymëzuar lindjen e një shoqërie të çuditshme, të quajtur pikërisht "PS. Të dua", kujtimi i çasteve më të dëshpëruara kanoset ta përfshijë sërish në kthetrat e trishtimit. Vetëm pasi pranon të ndihmojë anëtarët e shoqërisë "P.S. Të dua" për t'u dhënë lamtumirën e fundit njerëzve të tyre të shtrenjtë, ajo do të kuptojë se çfarë dëshiron në të vërtetë. Kështu do të zbulojë kuptimin e njëmendtë të fjalëve "kujtim", "e shkuar", "dashuri". Dhe, mbi të gjitha, "e ardhme".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Bota ku jeton Tobi është e kërcënuar! Lisin e kanë plagosur për vdekje duke i hapur një krater që po e gërryen dita-ditës. Myshku dhe likeni kanë pushtuar degët. Leo Blu mbretëron si tiran në Majlis. Elisha është robinja e tij. Banorët janë strukur dhe nuk bëjnë zë. Rrjepësit, banorët e Barishtës, janë dëbuar pa mëshirë. Megjithatë, ndonëse në arrati, Tobi nuk i rresht përpjekjet, dhe në këtë luftë ai nuk është vetëm. Në mes të dimrit të acartë, merr jetë lëvizja e rezistencës. A do të arrijë Tobi të çlirojë familjen, bashkëkombësit e tij dhe të shpëtoje botën e brishtë ku jeton? A do ta takojë ai përsëri Elishën? "Në zemër të një bote të vockël, vëllimi i dytë dhe i fundit i një romani të madh aventurash, miqësie dhe dashurie".
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe, pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie. Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i karakterizojnë, u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira. Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç'ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, "Ferma e kafshëve" është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër tek udhëheqësit tanë' më karizmatikë. "Përrallë" e ka quajtur vetë Orwell-i, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha formave të diktaturës. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore, që e vendosin "Fermën e kafshëve" mes veprave më të njohura letrare të shekullit XX.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. "Saga e familjes Maia" rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kukurës dhe shpirtit portugez. Konsideruar si "Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez" nga shkrimtari nobelist Jose Saramago, "Saga e familjes Maia" është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane. “Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë, Eça de Queiros analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe vendit të vet.” The New York Times “Eça de Queiros ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që po shkon drejt zhbërjes.” Pubblishers Weekly
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Price: 268 Lekë
titleToAlt
Abetare 2020
Price: 560 Lekë
titleToAlt
"Ndjenja e kohës" është vëllimi i dytë poetik i Giuseppe Ungaretti-t, botuar fillimisht më 1933 dhe më pas pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942. Temat që rrok në këtë vellim nisen nga njeriu, nga jeta si mister. Njeriu është pre e kohës, ndjenja e përkohësisë, marrëdhënia me të tashmen, të shkuarën, të përjetshmen, me atë çka është fluturake dhe e parrokshme, krijimi dhe shkatërrimi, jeta dhe vdekja, feja dhe transhendetalja, marrëdhëniet që vendos njeriu me përjetësinë, kërkimi i Zotit, rrjedha e kohës, ndryshimi i saj, koha që na mbetet për të jetuar janë disa prej gurëve të kurorës së "Ndjenjës së kohës". Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t'u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një "ndërgjegje e tmerrshme", në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes, për arsyen se ai kurrë s'e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale, duke na dhuruar kështu gjithë "ndjenjën e kohës".
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Aventura që zuri fill me "Sekretin e shtëpisë në ishull" dhe vijoi me "Qytetin e magjepsur", mbërrin në një përfundim drithërues me "Bibliotekën e shpirtrave". Xhejkobi 16-vjeçar zbulon te vetja një aftësi të re, tepër të fuqishme, dhe shumë shpejt do të kridhet në histori për të shpëtuar shokët e tij Të Veçantë nga një kështjellë e ruajtur fort mirë. Në udhëtimin e tij, Xhejkobin e shoqërojnë Ema Blum, një vajzë me zjarrin në mollëzat e gishtave, dhe Adisoni, një qen që nuhat fëmijët e humbur. Ata udhëtojnë nga Londra e ditëve të sotme nëpër shtigjet labirintike të Devil’s Acre, një nga lagjet më fundërrina të epokës viktoriane. Është një vend ku do të vendoset njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë fëmijëve Të Veçantë kudo që gjenden. Ashtu si dhe në librat e mëparshëm, në "Biblioteka e shpirtrave" bëhen bashkë fantazia emocionuese me fotografitë e vjetra, të pabotuara kurrë më parë, për të krijuar një përvojë të rrallë leximi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi Tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Një ëndërr me hap vallëzimi: Falë kursit të baletit klasik të organizuar në miushford nga profesoreshë plie do të mësojmë tërë të fshehtat e kësaj disipline joshëse... Dhe mes pirueteve dhe kërcimeve do të zbulojmë talentet tona!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thella për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo "përrallat e bukura" duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. "Jeta e gënjeshtërt e të rriturve" ka të bëjë, para së gjithash, me adoleshencën — një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t'i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado që bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse. “Më duket vetja e shëmtuar, e ligë, por prapë kërkoj të më falin dashuri.” “Struktura e thellë e psikikës së personazheve është e njëjta: dashuria mbetet në qendër të jetës së këtyre vajzave më shumë se ç'duhet; dashuria ngatërrohet me seksin; dëshira, më shumë se sa i verbon personazhet, u rrëmben aftësinë e gjykimit dhe e vë këtë në shërbim të saj.” -New York Times “Personazhet më të gjalla të Ferrante-s janë gjithnjë të hapura ndaj ndikimit reciprok. Ata ndryshojnë dhe zhvendosen pikërisht aty, në fletë, kundër vullnetit të tyre, mu përpara syve tanë.” -The National Book Review
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin "Mrekullia" dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në "Kapitullin e Xhuljanit" vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Në "Kapitullin e Xhuljanit" tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes. Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë. “Që të gjithë - fëmijë e të rritur - duhet të lexojnë "Mrekullinë. "Kapitulli i Xhuljanit" i jep vlerë edhe më të madhe historisë së "Mrekullisë". Na sjell ndër mend rëndësinë e dhembshurisë në jetën e përditshme.” -BBC Radio 4 “[...] historia e Xhuljanit është e mbushur me befasi që theksojnë temën e dhembshurisë jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj dhunuesit. Fëmijët do të mësojnë se ç'do të thotë të futesh nën lëkurën e tjetrit, kur të zbulojnë se çfarë e shtyn Xhuljanin të sillet aq keq.”-School Library JournaL “Lexuesit e njohin Xhuljanin si "i forti" që e bëri të vuajë Agin, por kjo histori hedh dritë mbi anët e errëta të tij, duke nxjerfë në pah të vërtetën e tij.” -Booklist
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes. Cila do të mbizotërojë? Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm. Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese. Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak. Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë. Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri. Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse "kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën." Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit; na paralajmëron se shteti terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap iarg të bërit realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon! Pushteti nuk është mjet, është qëllimi. Askush nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin, por krijon revolucionin për të rrënjosur diktaturën. Qëllimi i përndjekjes është përndjekja. Qëllimi i torturës është tortura. Qëllimi i pushtetit është pushteti. ‘Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.’ -The Guardian ‘Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën "1984". [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.’ -The Atlantic ‘Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gjithçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.’ -Independent
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Spiuni që u kthye nga i ftohti" i shkrimtarit britanik John Le Carre, botuar për herë të parë në vitin 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disa vjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carrë hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Nën hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limasi shikon t'i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t'i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i ofron një mundësi të rrallë për t'u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carrë. Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi grupi tea sistersl Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi shoqe shumë të veçanta, madje më shumë se shoqe... Motra! Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talcntc të fshehura...
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania