titleToAlt
Rrugëtimi i Nikit drejt famës: ✔ Përballja me Divën ✔ Mosmarrëveshja me shoqet e ngushta ✘ E guximshmja, e cila e fiton famën falë talentit të saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Receta për të qenë një katastrofë: 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin. Përzieji mirë, fërko sytë dhe fillo të qash.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kakarina 2019
Gjuha është arti më mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush çdo ditë. Sa shumë mesazhe, sa shumë emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve. Në këtë përrallë Fjala është një fëmijë çapkën e i hareshëm, që bën rrengje dhe i zbulon magjitë e botës duke luajtur. Librat e serisë “fjalistikei” janë si kënd argëtimi fjalësor, ku luhet me format e fjalëve, me përbërësit e tyre, me kuptimet, theksin, rimat, ritmin, tingullimitimet, antonimet e sinonimet, shprehjet frazeologjike etj. Aventurat fantastike-fjalistike të presin, vogëlush!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Ëndrra kineze" përfshin jetesën në zonat urbane, jetën dhe punën që të sjell kënaqësi, siguri sociale, shërbime publike të njëllojta, mjedis të bukur ekologjik, sigurinë e familjes dhe jetë shpirtërore të favorshme, çka në mënyrë kolektive përfaqëson dëshirën e madhe të njerëzve për një jetë më të mirë në të ardhmen, reflekton drejtimin e reformës dhe të progresit shoqëror, si dhe thekson çështjet e jetesës që kanë nevojë të marrin zgjidhje. Siç është demonstruar në praktikat e zhvillimit, rruga e duhur e zhvillimit është një faktor i rëndësishëm drejt realizimit të "Ëndrrës kineze". Rruga dhe metodat e zhvillimit gjatë tri dekadave të fundit, që nga fillimi i reformave dhe hapjes, janë njohur dhe vlerësuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë vendi. Në fakt, Kina ka ndjekur një rrugë produktive zhvillimi duke siguruar një rritje të shpejtë të ekonomisë kombëtare për 30 vjet me radhë, duke e përmirësuar në mënyrë konstante jetesën e qytetarëve dhe rritur në mënyrë të dukshme fuqinë e përgjithshme kombëtare, duke u fokusuar në zhvillimin e produktivitetit; reformimin e sistemit ekonomik shtetëror dhe atë kolektiv, duke rregulluar dhe optimizuar strukturën industriale, duke e shtyrë përpara në mënyrë graduale reformimin e sistemit politik, si dhe duke adoptuar strategjinë e hapjes...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: "Librin e Magjive". Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë. Ksarin dhe Dëshirën i ndan një mur, më i larti që mund të imagjinohet. Por koha nuk pret... Pak gjasa ka që këta dy heronj të takohen ndonjëherë. Le pastaj të takohen për herë të DYTE.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, në atë modernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar.”-Avni MULA, Artist i Popullit “Me Anitën kemi bashkëpunuar qëkur ishim nxënës të shkollës së mesme artistike "Naim Frasheri" në Vlorë. Të gjithë e ndjenin se mes nesh po spikaste dita ditës një talent i bukur në fushë të violinës, por edhe një vokal i bukur e potent qysh në moshë të vogël. Me Anita Bitrin kam shënuar arritjet më të bukura të karrierës sime.”-Artur DHAMO, kompozitor “Eh, Anita! Vajzë me një butësi joniane, me nerv pune nga formimi që kishe marrë që në shkollë dhe aq këmbëngulëse. Këngët e saj janë kaq të bukura. Modeli i një artisteje që punoi shumë. Anita i kreu të gjitha. Brenda një kohe të shkurtër i realizoi të gjitha ëndrrat e thurura që çdo artist do të donte t'i arrinte gjatë jetës. Fitoj shumë çmime. Dhe, mbi të gjitha, fitoi admirimin e publikut.”-Irma LIBOHOVA, këngëtare
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte vetëm nëntë vjeçe. E zënë me mësimet nuk kishte si të vinte re parullat politike, me në ballë fytyrën e vrazhdë e të rreptë të Adolf Hitlerit, njeriut që do të ndryshonte fatin e gjithë Evropës - duke filluar që nga fëmijëria e vet asaj. Papritur, Ana e pa se gjërat po lëviznin aq shpejt sa nuk po arrinte t'i kuptonte. Një ditë babai i saj u zhduk nga shtëpia në mënyrë të pashpjegueshme. Pastaj, ajo dhe vëllai i saj, Maksi, bashkë me nënën e tyre, ikën nxitimthi dhe në fshehtësi të plotë - jashtë Gjermanisë, duke lënë pas gjithçka që kishin të shtrenjtë. Familja u ribashkua në një vend të huaj, për të nisur aventurën e refugjatit, vite të tëra në arrati duke kaluar nga një vend në tjetrin. Për Anën dhe Maksin, kjo do të thoshte se do të mësonin shumë gjëra të panjohura, dhe ç'është e vërteta, ndryshe nga ç'pritej, Ana po kënaqej shumë. Meraku i saj i vetëm ishte që familja të qëndronte e bashkuar. Vetëm kështu mund t'i bënin ballë gjithçkaje. Por, nëse diçka do t'i ndante nga njëri-tjetri...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Po ju çorodit rritja juaj? Përgjigjet i gjeni te ne! Ka ardhur koha për të zgjeruar dijet rreth personit më të rëndësishëm në jetën tuaj! Mos u besoni atyre që dëgjoni në kthinën e dollapëve në shkollë apo që shihni online. Mësoni të vërtetën për trupin që po ju ndryshon dhe çdo gjë në lidhje me këtë e gjeni te "Libri për trupin e djemve", librin nr.1 më të shitur për adoleshencën. Libri i vetëm që përmban: Informacione dhe këshilla nga specialistë të certifikuar në mjekësi dhe arsim llustrime të larmishme, me të gjitha llojet e aftësive përfshi edhe ato pozitive ndaj trupit Mënyra për të ndihmuar fëmijët që ndodhen nën presionin e shokëve, që ngacmohen dhe që përballen me situata të vështira Këshilla për sigurinë personale dhe kufij të shëndetshëm në jetën reale dhe atë online Këshilla se si të planifikoni të ardhmen, nga kolegji në shkollat tregtare Në këtë botim do të flasim për: Trupin që po ju ndryshon: mësoni gjithçka për këtë fazë të ngatërruar të jetës që quhet pubertet. Marrëdhëniet që po ju ndryshojnë: udhërrëtyesi juaj për kujdesin e prindërve, motrave dhe vëllezërve, shokëve, mësuesve dhe trajnerëve. Jetën që po ju ndryshon: nga e veshura për të qenë të suksesshëm, kujdesi në internet e deri te përzgjedhja e ushqimit dhe se si të silleni ndaj ngacmimeve (si në jetën reale ashtu dhe në internet). Do të përballeni me një botë tërësisht të re. Mos u shqetësoni! Ne jem këtu për t'ju ndihmuar!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përplot me materiale poltësuese për të të mbajtur të zënë nëse edhe ty, sikurse mua, nuk të shkuan pushimet sipas planit. E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se letrat ngjitëse të shënimeve do të shërbenin për krijim logosh, krijim librash me imazhe lëvizëse e dedikime të bukura për tu ngjitur mbas shpinës së Markusit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
E vërteta gjendet diku atje jashtë... Por, sa larg do të guxojë të kërcejë Xheku për ta gjetur? Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën. Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë. Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë. Kudo shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Harriet Menërs di shumë gjëra, ajo di se: -Nju-Jorku është qyteti me popullsinë më të dendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. -Motoja zyrtare e këtij qyteti është "Gjithnjë e më lart". -27% e amerikanëve nuk besojnë se njeriu ka shkuar ndonjëherë në Hënë. Por, ajo nuk ia ka idenë se si bëhet modelimi në Amerikë. Dhe më e rëndësishmja, ajo nuk e di se çfarë duhet të bëjë kur kupton se i dashuri i saj nuk është më ai romantiku i dikurshëm.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
PËRBINDËSHI i AKULLIT GJENDET NË ARKTIK! Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit - një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut - ajo është e vendosur të mësojë më tepër... Shpejt Elsi gjendet ballë për ballë me krijesën dhe nis aventurën e jetës - nga Londra, përmes deteve të epërme e në zemër të Polit të Veriut! Heronjtë vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme në aventurën më të madhe e më epike të David Walliams!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Rikthehen çunat e këqinj! 10.000 pula gjenden të burgosura në një fermë të sigurisë së lartë! E kush do të mund t'i shpëtonte ,vallë? Si thoni për një ujk, një peshkaqen, një piranjë dhe një gjarpër, i njohur ndryshe me nofkën "Gllabëruesi i pulave"? E ç'mundet vallë të shkojë kaq keq?! Bëhuni gati të mbani barkun me dorë nga të qeshurat, sepse kjo bandë shenjtësh çapaçulë është rikthyer në qytet me misione të reja edhe më argëtuese.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
ZOTI UJK. ZOTI PESHKAQEN. ZOTI GJARPËR. ZOTI PIRANJA. Ata janë çuna të këqinj dhe këtë e dinë të gjithë. Janë të frikshëm dhe të rrezikshëm, me pak fjalë janë...thjesht të KËQINJ. Por këta çuna duan me gjithë mend të bëhen HERONJ. Dhe do na e dëshmojnë këtë duke bërë disa dredhi të mira... Me apo pa lejen tuaj. Lidh rripin e sigurimit dhe bëhu gati për historinë më gazmore, më çamarroke dhe më zbavitëse që ke lexuar ndonjëhere.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Zbulo përfundimisht se pse prindërit e tu janë krijesa të jashtëzakonshme. Do të kuptosh se edhe pse të mërzisin shumë, e bëjnë për lumturinë tënde.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një vajze që kishte gjithçka, por donte dhe më. Edhe një "gjër" të fundit...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
VAJZAT MUND TË UDHËHEQIN BOTËN GJITHÇKA QË U DUHET ËSHTË VETËBESIMI. Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv, apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve? Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrefehet sekreti për t’i bërë realitet:rnrnVetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërrmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë. I. Mekanizmat thelbesore të vetebesimit, II. Punë me rrezik, III. Dështimi absolut, IV. Te behesh kritik kulture, V. Ti dhe truri yt, VI. Miqesi te besueshme, VII. Udhërrëfyesi i vetëbesimit për vajzat në botën virtuale, VIII. Të pranosh që askush s'është i përkryer, IX. Të jesh e sinqertë me veten, X. Bëhu një Vajzë që Vepron, XI. Krijo kodin tënd të vetëbesimit
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Sapiens", Youval Noah Harari eksploroi të shkuarën tonë. Te "Homo Deus", ai hodhi vështrimin tek e ardhmja. Tani një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve? "27 leksione për shekullin e 27" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t'ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale? Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve. Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet. Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "27 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bxndur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë... si me magji!
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, Viktoria Eugenia Henao ishte një adoleshente si gjithë të tjerat, që nuk e dinte se ç'drejtim do të merrte jeta e saj kur u dashurua me Pablo Eskobar Gavirian. Per dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982, e rrënoi Kolombinë nëpërmjet një strategjie terrori, duke vrarë politikanë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, si dhe duke e përmbytur botën me kokainë. Pse u martua me Pablo Eskobarin? Pse nuk e braktisi kurrë dhe as e denoncoi? Viktoria Eugenia rrëfen me realizëm dhe në mënyrë rrëqethëse se ç'do të thoshte për të të jetonte në krah të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm e më të kërkuar të botës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Është ditëlindja e 39-të e mamit. Kur mendon për të ardhmen, asaj i dalin para syve ca mama që e pyesin nëse i njek ajo kurset e niveleve të larta të jogës apo klubet e kulturuara të leximit, ku të gjithë hiqen si të trullosur për një gotë verë "Pinot Griagio" dhe të thotë gjëra të tipit : "Ok Zot! Do ta pish dhe një gotë tjetër?!" Por mami nuk ka ndërmend ta kalojë këtë natë si ato mamatë me model të rregullt "flokësh që "jetojnë për fëmijët e tyre", të cilat mblidhen tek oborri i skkollës duke konkurruar me njëra-tjetrën për aktivitetet jasktëshkollore e për "arritjet" e pasardhësve apo duke u mburrur për pushimet e mrekullueshme. Në vend të kësaj, ajo rrëmben një gotë të madhe me verë, duke sharë "Jetë dreqij!" pa pushim... derisa i skkrep në kokë një ide perlë...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një mbrëmje të ngrohtë korriku të vitit 1985, një mesoburrë po rrinte buzë një rruge plot zhurmë në zemër të Moskës me një qese plastike në dorë. Me kostumin dhe kravatën e tij gri nuk dallonte fare nga qytetarët e tjerë sovjetikë. Vetëm qesja ishte disi e dyshimtë, se kishte përsipër të stampuar logon e Safeway-t, të një supermarkatoje britanike. Ky njeri ishte spiun i MI6-S. Oficeri madhor i KGB-së, për më tepër se një dekadë u kishte dhënë mjeshtërve të spiunazhit britanik një mori sekretesh të makinerisë së inteligjencës sovjetike. Asnjë spiun tjetër më pare nuk e kishte dëmtuar më shumë se ai KGB-në. Qesja e Safeway-t ishte një sinjal: për të aktivizuar planin e arratisjes së tij për ta nxjerrë ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik. Kështu filloi një nga episodet më të spikatura dhe më të jashtëzakonshme të historisë së spiunazhit. Ben Macintyre, në librin e tij "Spiuni dhe tradhtari" tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania