titleToAlt
“Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, në atë modernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar.”-Avni MULA, Artist i Popullit “Me Anitën kemi bashkëpunuar qëkur ishim nxënës të shkollës së mesme artistike "Naim Frasheri" në Vlorë. Të gjithë e ndjenin se mes nesh po spikaste dita ditës një talent i bukur në fushë të violinës, por edhe një vokal i bukur e potent qysh në moshë të vogël. Me Anita Bitrin kam shënuar arritjet më të bukura të karrierës sime.”-Artur DHAMO, kompozitor “Eh, Anita! Vajzë me një butësi joniane, me nerv pune nga formimi që kishe marrë që në shkollë dhe aq këmbëngulëse. Këngët e saj janë kaq të bukura. Modeli i një artisteje që punoi shumë. Anita i kreu të gjitha. Brenda një kohe të shkurtër i realizoi të gjitha ëndrrat e thurura që çdo artist do të donte t'i arrinte gjatë jetës. Fitoj shumë çmime. Dhe, mbi të gjitha, fitoi admirimin e publikut.”-Irma LIBOHOVA, këngëtare
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Cironka 2019
Lisa Brennan-Jobs erdhi në jetë aty nga fundi i viteve '70, nga lidhja e dashurisë mes prindërve të saj, artistes Chrisann Brennan dhe Steve Jobs-it. E ëma ishte një grua ëndërrimtare, që ndiqte idealet e hipive për një jetë të çlirët, kurse i ati, para se të ndryshonte botën përgjithmonë, ishte njeriu që bëri të mundur komunikimin falas përmes telefonit. Jeta e Lizës së vogël nuk qe e lehtë me një baba që vetëm pas testit të ADN-së arriti t'i jepte atësinë. Në sytë e saj fëminorë, Stive Jobs-i ishte një figurë mitike, jo fort i pranishëm në jetën e saj. Marrëdhënia me të atin do të mbetet gjithnjë komplekse dhe e mundimshme, me shumë keqkuptime dhe bashkëpunime, me nofka përkëdhelëse dhe heshtje të gjata, me afrime të përkohshme dhe gjeste thellësisht simbolike, por të heshtura: ndër të cilët, emërtimi Lisa i kompjuterit të parë pikërisht në nder të së bijës, siç pranon Jobs-i përpara Bono Vox-it (këngëtarit të njohur të grupit U2) gjatë një darke në Bregun e Kaltër. "Cironka" është historia e një vajze në kërkim të identitetit të saj, gjithnjë në përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes dy botëve të kundërta të prindërve. Gjithashtu, është një portret i fuqishëm dhe emocionues i Steve Jobs-it, i ndershëm dhe i pamëshirshëm, larg çdo klisheje, një pamje intime e njeriut që gjendet pas mitit. “Sot e shoh qartë se ne kishim qëllime të papajtueshme. Për atë, unë isha veçse një njollë në shkëlqimin e karrierës së tij, sepse historia jonë nuk përputhej me rrëfimin e madhështisë dhe të virtytit që kishte dashur të ndërtonte për veten. Ekzistenca ime prishte vargun e sukseseve të tij të njëpasnjëshme. Ndërsa për mua ishte e kundërta: sa më afër tij të isha, aq më pak ndihesha e turpëruar; ai ishte pjesë e botës dhe do tëpërshpejtonte daljen time në dritë.”
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Orhan Pamuk, shkrimtari më rëndësishëm i Turqisë së sotme, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, në këtë libër të mrekullueshëm autobiografik, na bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë, nëpër Stambollin e tij të dashur, qytetin ku u lind dhe që nuk e braktisi kurrë, qyteti që i shenjoi sa trishtim aq edhe famë, qytetin që e deshi me të gjitha dritëhijet, me të gjitha "humbjet" dhe lavditë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Orhan Pamuk, duke parë përtej joshjes së shkëlqimtë bosforiane, ka qenë, siç thotë edhe vetë, në kërkim të domethënies së aq pse-ve që ky libër ngre: "Pse në çaste dëshpërimi, zemërimi dhe brenge, më pëlqente ta përytyroja veten duke u endur rrugëve në mes të natës? Pse nuk më pëlqenin pamjet e ndriçuara të Stambollit, që u pëlqejnë turistëve e që shtypen nëpër kartolina, por rrugicat e pasme të mugëta, buzëmbrëmjet, netët e acarta të dimrit, njerëzit si hije që mezi shquhen nën dritën e Ilambave të zbehta të rrugës, rrugicat me kalldrëm dhe shkretia që tashmë po harroheshin nga të gjithë?
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
«Nëna ime quhet Nexhmije Ibrahimi Nussbaumer dhe unë jam dëshmia e gjallë e filozofive të saj. Më kryesorja ndër to është se asgjë nuk përfundon, derisa të ketë një fund të lumtur - derisa të mbërrish te drita. » Kur ishte ende një vajzë e vogël në Shqipëri, prania e dashur dhe mbrojtëse e nënës së saj e mbajti Angelan larg varfërisë dhe tensioneve politike në rritje në atdheun e saj. Por, kur Angela mbushi dhjetë vjeç, ndodhën një numër ngjarjesh që do t'ua ndryshonin njëherë e përgjithmonë jetën asaj vetë dhe së ëmës. Duke pasur frikë për sigurinë e së bijës, e ëma, Nexhi, merr vendimin e dhimbshëm për ta dërguar Angelan të jetonte me të atin në Zvicër, ku ai kishte shkuar disa vjet më parë. Me vendosmërinë dhe guximin që e karakterizojnë, Nexhi kapërcen pengesa të shumta për t'u bashkuar më në fund me Angelan - disa muaj më vonë dhe në kushte krejt të ndryshme nga sa e kishte përfytyruar secila prej tyre. Rruga e jetës së saj ndryshoi sërish, kur vendosi të hynte në kursin e gjuhës gjermane, çka do ta ndihmonte të integrohej në kulturën zvicerane. E lindur për të qenë mësuese, madje e shkëlqyer në profesion, Nexhi shfrytëzon më pas njohuritë e fituara me vështirësi të mëdha dhe ndihmon gra të tjera të zhvendosura aty, me qëllim që ato të mësojnë gjuhën, të forcojnë besimin e tyre dhe t'i inkurajojë që t'ia nisin nga e para për të ngritur një jetë të re për veten dhe familjet e tyre. Si një nderim ndaj nënës së dashur të autores, por edhe në kujtime personale, "Dashuri, shpresë, dritë" është një histori prej disa brezash e këmbënguljes dhe forcës përtëritëse të dashurisë dhe familjes për të kapërcyer trillet e mbrapshta të fatit. ‘’Përvojat e jetës së nënës sime më kanë treguar se nuk duhet të strukem përballë së panjohurës. Të jesh sypatrembur do të thotë t'i kapësh mundësitë, kudo që janë. Të jesh sypatrembur do të thotë të mos i lejosh kurrë njerëzit apo rrethanat që të ta presin rrugën drejt qëllimeve. Të jesh sypatrembur do të thotë të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë. Të jesh sypatrembur do të thotë të çash rrugën përmes errësirës per të mbërritur te drita.’’ Angela Martin
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ato ishin tri plaka që më shënjuan fëmijërinë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se kishin nevojë t'ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora përsipër, pa e ditur, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj me këtë libër. Kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një shikim i imtësishëm në jetën e zonjave të para të Amerikës moderne, që nga Xheki Kenedi, Nensi Regan e deri te Mishel Obama. Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë. Ashtu si në librin e saj të parë, "Rezidenca - brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë", edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës. Libri "Zonjat e para" na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Kujtimet e piktorit francez Louis Dupre që takoi dhe Ali Pashen gjatë udhëtimit të tij në Janinë dhe Athine, janë dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij, Luan Rama n’a shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga parathënia e autorit Duke jetuar dhe punuar në Rajhun e Tretë gjatë gjysmës së parë të jetës së tij të shkurtër, unë e kam parë Hitlerin të vendoste pushtetin e tij si diktator i një kombi të madh, por të çoroditur, dhe si e çoi në luftë. Megjithatë, kjo përvojë personale nuk do të më shtynte ta shkruaja këtë libër, sikur të mos ndodhte në fund të Luftës II Botërore një ngjarje e pashoqe në histori. Kjo ngjarje qe zbulimi i pjesës më të madhe të arkivave të fshehta të qeverisë gjermane dhe të administratave të saj kryesore, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ushtrisë, të marinës, të Partisë Nacional-Socialiste dhe të policisë së fshehtë të Hajnrih Himler-it. Besoj se kurrëndonjëherë historianët bashkëkohës nuk kanë pasur në dorë një thesar të tillë. Deri atëherë, arkivat e një shteti të madh, edhe kur ky pësonte një humbje ushtarake të plotë apo kur regjimin e tij e fshinte një revolucion - siç qe rasti i Gjermanisë dhe i Rusisë më 1918 - ruheshin nga qeveria e re, e cila, hëpërhë, i jepte publikut vetëm ato piesë që mund t'i shërbenin interesave të saj.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga parathënia e autorit: Duke jetuar dhe punuar në Rajhun e Tretë gjatë gjysmës së parë të jetës së tij të shkurtër, unë e kam parë Hitlerin të vendoste pushtetin e tij si diktator i një kombi të madh, por të çoroditur, dhe si e çoi në luftë. Megjithatë, kjo përvojë personale nuk do të më shtynte ta shkruaja këtë libër, sikur të mos ndodhte në fund të Luftës II Botërore një ngjarje e pashoqe në histori. Kjo ngjarje qe zbulimi i pjesës më të madhe të arkivave të fshehta të qeverisë gjermane dhe të administratave të saj kryesore, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ushtrisë, të marinës, të Partisë Nacional-Socialiste dhe të policisë së fshehtë të Hajnrih Himler-it. Besoj se kurrëndonjëherë historianët bashkëkohës nuk kanë pasur në dorë një thesar të tillë. Deri atëherë, arkivat e një shteti të madh, edhe kur ky pësonte një humbje ushtarake të plotë apo kur regjimin e tij e fshinte një revolucion - siç qe rasti i Gjermanisë dhe i Rusisë më 1918 - ruheshin nga qeveria e re, e cila, hëpërhë, i jepte publikut vetëm ato piesë që mund t'i shërbenin interesave të saj.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
"Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, pa diskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë... e shtrirë mes fushave, të ëmbla e të largëta, e ruajtur nga vidhë shekullorë që shtrijnë në qendër krahët e tyre të murrmë e të stërmëdhenj, e freskët prej burimeve të kumbueshme të ujit, ngjan me atë qytetin e shenjtë të Orientit, që ne të gjithë e ëndërronim, një truall ku jeta dhe vdekja rrinë të pezullta në një mjegull ireale, e ku është aq ëmbël të heshtësh e të dëgjosh ritmin e gjërave të rrjedhshme në një paqe të paemër. Medet! E gjithë kjo nesër do të mbarojë."
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Blloku 2019
Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi. Një libër që duhet lexuar nga kushdo.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ribotimi i Kanunit të Skanderbegut pas shumë kohësh është një vlerë e shtuar për kulturën juridike, dokesore e historike të popullit shqiptar. Vepra Kanuni i Skanderbegut, sipas parathënies dhe sipas dëshmive gojore të vetë autorit, ka kaluar kalvare të shumta nëpër arkiva, derisa pa dritën e botimit në vitin 1993. Ky ribotim risjell punën e madhe e shumë të çmuar të Imzot Frano Illisë. Ai qe dënuar me vdekje si spiun i Vatikanit, dënim që ia kthyen në njëzet e pesë vjet burg e punë të detyruar. Kaloi shumë vjet në burgje dhe u persektua si shumë klerikë të tjerë, por i qëndroi besnik fesë dhe punoi për atdheun edhe në vuajtje, mjerime e skamje. Megjithatë, puna e tij nuk ka shkuar dëm, por është vlerësuar dhe po vlerësohet përmes kësaj vepre.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur u takuan, në mesin e viteve 1990, ajo tashmë ishte e ushqyer me kontradikta tërësisht të saja. Fëmijë që shkëlqen por e padisiplinuar, adoleshente e druajtur pas buzëqeshjeve, bashkëshorte borgjeze dhe e pavarur, një liceiste më pak ndërmjet dy thënieve të Lajbnizit… Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. Në këtë libër, ne jemi munduar të ngremë nga sipër vellon e një femre me pamje të shumta, jeta romaneske e së cilës lëviz vetëm nga një përparësi: në kërkim të përhershëm të lirisë. Elizeja nuk është me patjetër vendi ku mund ta mbajë gjallë. Para e pret një pesëvjeçar për të përballur parashikimet…
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
...Në Brerë kam pasur lidhje dashurie me miss Brerën. Ishte vetë Venusi i ringjallur. Venusi nuk ishte më shumë se 16 vjeç. Ishte më shumë" se njëdimensional. Pra, nuk ishte vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Aventura u ndërpre nga ndërhyrja e prindërve të vajzës. Kishin projekte të tjera. Ende i kam të padegëzuara plagët e shigjetave të erosit të kësaj periudhe. Më 1974 një arkitekte e re u magjeps pas meje. Dashuria e fundit? Për të nuk ka ardhur koha të flas. Akoma nuk më ka trokitur në prag. Njeriu pret të dashurojë dhe të dashurohet gjithë jetën. Mosha të ndalon vërtet të shkosh drejt dashurisë, megjithatë është dashuria ajo që vjen drejt teje. Ndoshta dashuria e fundit mund të jetë dashuria e vërtetë. Dashuria e parë....
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Veprat e Zhyl Vern janë një shkrirje gjeniale e fantazisë me realitetin, e së tashmes me të ardhmen. Prej këtej nisemi kur themi se Zhyl Verni krijoi një gjini të re, siç është romani fantastiko-shkencor. Edhe përpara tij ishin shkruar vepra të tilla. Le ta kujtojmë "Robinson Kruzonë" e Daniel Defosë ose veprat e Fenimor Kuperit, Bernard de Sen Pjerit, etj. Veprat e Zhyl Vernit ndryshojnë shumë prej tyre. Ato kapin jo vetëm gjithë botën dhe shumë degë të shkences e të teknikës, por problemet teknike e shkencore shërbejnë plotësisht si material për romanet dhe nuk mbeten si sfond ose si detale të veçanta. Nuk mund ta ndash kurrsesi letërsinë nga shkenca në veprat e Zhyl Vernit. Ato janë një e vetme, e shkrirë me mjeshtëri prej artisti, si rrallë në krijime të tjera të këtij lloji. Zhyl Verni ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, njëra me e mirë se tjetra. Ne kohën e tij ato jo vetëm botoheshin e ribotoheshin brenda një kohe të shkurtër, por edhe përktheheshin në shumë vende të botes. Ato u përkthyen në Angli e në Rusi, në Amerikë e gjetkë dhe kudo gjenin lexues të shumtë, që i përpinin. Në gjithë botën, lexuesit më të apasionuar të Zhyl Vernit ishin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë. Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, Mos bëj dëm, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukraine dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan. Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundti të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit te qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv. Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të New York-ut dhe zëvendësminister i Drejtësisë në administratën e presidentit George W. Bush. Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Stewart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administrates Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Thonë se fati ka përcaktuar persona të veçantë për të kryer punë të mëdha. Ata vijnë në momentin e duhur për tu bërë dëshmitarë të evolucionit të caktuar të gjërave. Korifenj të tillë të shkencës zotërojnë aftësitë e profetit për të parashikuar gjërat, të cilat janë shumë të nevojshme për shndërrimin e evolucionit të ngadalshëm në revolucion të përshpejtuar dhe për të realizuar hopin aq të nevojshëm për përparimin e njerëzimit. " Njerëz të tillë, - thoshte senatori Korbino, -lindin një në njëqind vjet". Enrìko është i pari që studioi sjelljen e te gjitha elementeve të sistemit periodik nën veprimin e bombardimit me neutrone, nxori hipotezën se elementi më i rëndë ndër elementët natyrorë - urani - luan rol jashtëzakonisht të madh në jetën e njeriut dhe që ky, ndoshta, nuk është elementi i fundit në tabelën periodike. Enrìko është i pari që duke bombarduar me neutrone bërthamat e atomit u dha atyre veti të radiacionit artificial. Enrìko është i pari që tregoi domosdoshmërinë e "ngadalësuesve". Substancat me të cilat tani eksperimentojnë shkencëtaret atomiste, dikur ishin sfide në mendjet e shëndosha. Është paradoksale, por fakt që, duke zvogëluar shpejtësinë e lëvizjes së neutroneve, rritet aftësia e grimcave elementare per të depërtuar në mbështjellën e bërthamës. Enrìko zbuloi i pari elementin 93 të tabelës periodike - Plutonin - dhe për këtë fitoi çmimin Nobel, në vitin 1938.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetès.Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët me të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qënë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.Njëzet e një vjet pas vdekjes së kreut të kartelit të Medelinit, Huan Pablo Eskobar udhëton drejt një të kaluare që nuk e zgjodhi ai vetë, për të na dhëne një version të pabotuar për të atin, njeriun që ishte në gjëndje të shkonte deri në kufìjtë më ekstremë të mizorisë dhe, në të njëjtën kohë, shprehte dashurinë e pafund për familjen e vet. Ky nuk është libri i një djali që kërkon shfajësim për të atin, por një rrëfìm rrënqethës për pasojat e dhunës.
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania