titleToAlt
Në 29 prill 1519, pra, 500 vjet më parë Leonardo da Vinçi bëri testamentin tek noteri francez mbretëror Guillaume Boreau. Në 2 maj 1519 Leonardo vdes. Më 12 gusht varroset në Kishën San Fiorentino në Amboise të Francës. Me trashëgimin e tij epokal për shekujt, përveç pikturave, dritareve dhe shënimeve ai la edhe Traktatin e "Diskutimit të piktorit me poetin, të muzikantit me skulptorin". Në vitin 1999 unë botova librin tim substancial "Kështu foli Mona Liza". Ky libër i reflekton idetë kryesore të Traktatit të Leonardo da Vinçit. Në të vërtetë që në 1992, unë e botova në shqip këtë Traktat të përkthyer nga frëngjishtja në revistën "Sot", nr. 7-8, 1992, fage 114-123. Më pas lexova librin e famshëm studimor të Paul Valery-së pikërisht për Leonardo da Vinçin. Në këtë 500 vjetor po e botoj Traktatin si dhe përsiatjet estetike të Valery-së!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot Erwitt, Eugene Smith dhe Kevin Carter, një varg imazhesh që me siguri do të lënë gjurmë.
Price: 2335 Lekë
titleToAlt
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë, është edhe vlerë kulturore.
Price: 5000 Lekë
titleToAlt
Homeland 2018
Riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur përmes një albumi fotografik nga Fatjon Plaku. I apasionuar pas bukurisë së rivierës ai nuk nguron të vendosë objektiv në çdo detaj të natyrës së paprekur nga dora e njeriut si një resurs për tu shfrytëzuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj. Ky album me fotografi do të jetë një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë. E gjithë bukuria e resurseve natyrore dhe pikave turistike të Shqipërisë janë shkrepur nga një aparat, i cili pasqyron një Shqipëri larg rrëmujave të krijuara prej ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njeriut.
Price: 5500 Lekë
titleToAlt
Në botimin Art & Trashëgimi “Vlora, Nimfa e Mesdheut”, kushtuar qytetit të Vlorës do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dossier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro – ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Vlora që na sjell ky botim, është ajo e shfaqjes së qytetit, e gjurmëve të para, e historisë së tij, nëpërmjet historive të personazheve që e bënë këtë qytet. Tek rrëmoj në librat e historisë për Vlorën, tek përshkoj shkrimet e Emin Rizës, Aleksandër Meksit, Neritan Cekës, Bardhosh Gaçes, Norvruz Bajramajt, Fatos Baxhakut, Nevila Nikës, Vasil Toles etj. Ky botim është një kontribut modest në ruajtjen e historisë dhe vlerave të Vlorës e që do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë historinë e saj. Një moment i rëndësishëm në historinë e Vlorës është Deklarata e Pavarësisë, më 28 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, që shënoi fundin e 500 viteve të sundimit Osman në Shqipëri. Pasuria e një portreti historiko – kulturore e artistike të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë. Anglisht The 5th edition of Art & Trashëgimi “Vlora the Nymph of Mediterranean” displays a portrait of Vlora, by bringing to the readers the lights and shadows of the city famous for the flag, its ancient age, the way it was built, its characteristic religious tolerance and coexistence, its surrounding histories and legends, its painting school, its musical traditions and distinguished dressing, its people and characters who made that city. The richness of the historic, cultural and artistic portrait of this city makes this endeavor a very complex, but a fi ne one as well. Vlora which this edition brings is the one of the appearance of the city, of the very first tracks, of its history through the stories of its characters who made this city. This edition presents a modest contribution in preserving Vlora’s history and values and would serve as a guide to all of them who would try to re-discover its history. Among the contributors you will find Aleksandër Meksi, Sulejman Dashi, Ardian Marashi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjoni, Fatos Baxhaku, Suzana Varvarica Kuka, Elisabeth Gehrer, Ilda Mara, Neritan Ceka, Vasil Tole, etc. Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ksenofon Dilo eshte nje nga te paktet artiste qe pikturojne per hir te konceptit te tyre, nje koncept te formuluar sakte, te cilit i mbeten besnike gjer ne fund. Duhet permendur se Ai eshte nje krijues me diapazon te gjere ne artet fqinje, grafikes, kinematografise, teatrit, dizajnit, ilustrimeve te librit dhe kritrikes se artit. Ka ndihmuar breza artistesh te rinj duke zgjeruar hapesirat e mesimdhenies ne Institutin e Larte te Arteve te kohes, si dhe ne institucionet e tjera ku ka punuar. is one of the few artists who paint for the sake of their own concept, a well-consolidated concept they loyally follow to the end. It is to be noted that he is a creator with a wide range of knowledge of similar arts like graphics, cinematography, theatre, design, book illustrations, and art critique. He has contributed to generations of young artists, expanding teaching capacity at the –High Institute of Arts, and other institucions, where he worked.
Price: 4000 Lekë
titleToAlt
"Art & Trashëgimi", kushtuar qytetit të Tiranës. Në këtë numër do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dosier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro-ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, “Art & Trashëgimi” synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Ky botim do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë gjurmët e procesit transformues të Tiranës. Në këtë numër të “Art & Trashëgimi” kushtuar Tiranës, do të gjeni artikuj e studime të shumë personaliteteve të njohur të fushës së artit, kulturës, letrave, historisë, si Aleksandër Meksin, Sulejman Dashin, Ardian Marashin, Emin Rizën, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjonin, Fatos Baxhakun, etj.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Libri me portrete "Artistë të teatrit botëror", i Bardhyl Kosovës pasqyron personalitetin e njohur të një njeriu të kompletuar teatri, kulturën e tij ndërkombëtare si dhe pasionin e veçantë të autorit për artin dramatik. Në galerinë e portreteve, bëjnë pjesë artistë të mëdhenj të teatrit. të cilët me artin e tyre unik, gjatë kalimit të epokave, qëndrojnë gjithmonë të gjallë dhe aktualë për publikun e gjerë të botës. Vepra e Bardhyl Kosovës, nuk është vetëm përshkrim i një plejade artistësh të skenës botërore, por edhe mesazh kreativiteti përse teatri është i pavdekshëm.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Një koleksion fotosh bardhezi që kanë histori për të rrëfyer. Kjo është Shqipëria përmes një lenteje, fiksuar në bukurinë e saj dhe jetën e përditshme. Një burrë duke thithur ajrin e maleve, një qen që ngrohet në diell, një grua e moshuar që pret autobusin, apo një re para shtrëngate duke iu afruar malit të Krujës. Gjithçka e kapur nga syri miqësor i një të huaji. Adam Aazowski është një akademik përherë në udhëtim, të cilit i pëlqen të eksplorojë vende të reja përmes lentes së kameras së tij. Adam Aazowski jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku punon si profesor i së drejtës europiane në Universitetin e Westminster-it.
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania