titleToAlt
Ka lindur në vitin 1950 dhe ka filluar punën si mësues i matematikë-fizikës, pas mbarimit të IP Shkodër në vitin 1970. Paralelisht ka ndjekur studimet universitare, dega fizikë, pranë FSHN -Tiranë, të cilat i mbaroi në vitin 1976. Aktivitetin profesional e ka ushtruar kryesisht në fushën e mësimdhënies, po edhe në drejtimin e shkollës. Ndjenja e detyrës dhe e përgjegjësisë për mësimin dhe për formimin e brezit të ri e kanë motivuar dhe nxitur për të thelluar nivelin e tij teorik. Në procesin e gjatë të ballafaqimit të logjikës shkencore dhe përvojës vetjake me të vërtetat zyrtare në lëmin e fizikës, ka krijuar mendimin dhe këndvështrimin e vet teoriko-shkencor, të cilat demonstrohen në brendinë e këtij libri. Autori, fillimisht konstaton një boshllëk në trajtimin e komunikimit gravitacional midis dy trupave të cilin synon ta plotësojë nëpërmjet një teorie specifike fizike, ku anashkalohet koncepti i fushës gravitacionale. Libri mund të lexohet nga mësues, pedagogë dhe studiues të fizikës, nga studentë të kësaj dege të shkencës,të matematikës, informatikës si dhe nga lexues të tjerë të apasionauar, të diplomuar në shkencat teknike.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
- Mos!- tha Suzana, kur ai e pushtoi përsëri në errësirë. - Ajo mund të vijë. -Jo jo,- ja priti ai tërë afsh. Ata degjuan me kujdes, por çdo gjë ishte e qetë. Ai vazhdoi të bisedoi për gjëra të ndryshme, ndërsa vazhdonte të përkëdhelte krahun e zhveshur të Suzanës. Bukuria e vajzës, magjepsja e natës, dehja e muzikës, e bënë ta humbiste mëndjen. Me gjithë kundërshtimet e Suzanës, ai e tërhoqi në krahët e tij dhe, në atë çast, u duk befas Anxhela te dera , në qoshen tjetër të studios. Ishte e kotë të përpiqeshe për të mbuluar të vërtetën, ajo i kish parë të gjitha...
Price: 990 Lekë
titleToAlt
Është e çuditëshme se si sukseset e jetës janë në gjëndje të mbyllin plagët e së kaluarës; të mbulojnë të çarat, siç bëjnë bimët kacavjerrës dhe të krijojnë iluzionin e lumturisë dhe të mirëqenies aty ku ndodhen vujte shpirtërore dhe dëshpërime. Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
Përrallat janë thjesht fillimi Burri i Maskuar endet i lirë nëpër Vendin e Rrëfenjave dhe i takon Aleksias dhe Koner Bejlit ta ndalojnë... Por Aleksian e kanë dëbuar nga Këshilli i Zanave dhe askush nuk do ta besojë që bota e përrallave është në rrezik. Vetëm me ndihmën e miqve besnikë, si Flokarta, Xheku, Kësulëkuqja, Nëna Pata dhe patoku i saj, Lesteri, binjakët Bejli mund të marrin vesh planin sekret të Burrit të Maskuar: ai zotëron një melhem magjik të fuqishëm, i cili bën të mundur që çdo libër që spërkatet me të të shndërrohet në portal dhe ai po rekruton një ushtri me keqbërësit letrarë më të këqij! Kështu fillon ndjekja këmba-këmbës nëpër tokën magjike të Ozit, nëpër botën fantastike të Kurrkundit, nëpër marrëzinë e Botës së Çudirave e më tej. A do të mundë Aleksia dhe Koneri ta kapin Burrin e Maskuar apo do të jenë një hap më mbrapa, kur të jetë tashmë tepër vonë? Përrallat dhe romanet klasike shpalosen në këtë aventurë të katërt të serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave", ndërsa binjakët udhëtojnë përtej mbretërive!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Skiçi 2020
Mami ma vuri emrin Ski. mbiemrin e kam Çi (bën rimë me “rri”), bëji bashkë dhe... del Skiçi! Ja ku erdhi SkiÇi . Jo, nuk është gabim, ashtu ka emrin. Ski Çi është djali më i ri i klasës. Me emrin e pazakontë, një familje të krisur dhe ca sjellje vërtet skiç, ai nuk do ta ketë edhe aq të lehtë t'i bëjë vend vetes mes nxënësve të tjerë, por i gjithë ky rrugëtim do t'ju argëtojë pa fund! Po do të jetë Gallatë!
Price: 790 Lekë
titleToAlt
NELSONI është një djalosh qullash e ngordhalaq që nuk bie kurrë në sy. Por, kur zgjohet në mëngjesin e ditës që mbushi dhjetë vjeç, ai mëson se është NINXHA. MADJE NINXHA I FUNDIT I BOTËS! Si mundet ai ta SHPËTOJË BOTËN kur edhe breçkat i vesh mbrapsht?
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Seria e hareshme dhe më e shitur e librave për udhëtimet në kohë! Cfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do të krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tënde? Nëse do të ishit FRENKI PESHKU, ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen tuaj! Një aventurë e këndëshme, e paparë dhe tepër argëtuese!
Price: 990 Lekë
titleToAlt
Ai ishte i etshëm për Rozanetën, kishte nevojë për të. Zhdukja e saj iu duk një pabesi, pothuajse një poshtërsi. C’donte ajo? A nuk mjaftonte që kishte fyer zonjën Arnu? Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e zjarrtë nuk ishte plotësuar. Kapedania u kthye dhe…
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
HOT DOG! 2020
Nëse mendon se në këtë libër bëhet fjalë për hotdogun e shijshëm që hamë, atëherë po mendon për hotdogun e gabuar! Nëse mendja të shkon tek ai qenushi superlozonjar dhe superxhuxhmaxhuç që leh gjithë kohës... atëherë po që i ke rënë pikës! Hotdogu dhe miqtë e tij do t’i futën një aventure të çmendur për të ndihmuar zogthin e vogël të gjejë mamin e tij. Ata do të kalojnë mjaft rreziqe derisa ta gjejnë. A do ta durojnë dot erën e keqe të pelenave apo gjuajtjet e gjelit të karatesë gjatë rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm?
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: "Juxhin Uitlla, a zotohesh ta marrësh këtë grua për bashkëshorten tënde, të jetosh me të në harmoni simbas vullnetit të Perëndisë, në bashkimin e shenjtë të martesës? A zotohesh t'a mbrosh, t'a nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe ti qëndrosh gjithmonë besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?" "Zotohem".
Price: 890 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja e fjetur ishte gati për të thirrur për ndihmë kur një dritë vjollcë ndriçoi gjithë pyllin. Mbretëresha bërtiti dhe ra në tokë, duke mbuluar fytyrën e saj, por drita zgjati vetëm një sekondë. Ajo ndjeu tym dhe u ngrit në këmbë dhe shikoi përreth. I gjithë pylli ishte në flakë dhe çdo pemë ishte kthyer në një rrotë tjerrëse. Tani nuk e kishte dyshime frika më e madhe e mbretërisë ishte e vërtetë. "Shtrigania" Bukuroshja e Fjetur i pëshpëriti vetes. "Ajo është kthyer."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një shtrigushe simpatike, e cila adhuron të merret me gatime, duhet të shpëtojë botën nga një grup alkimistësh adoleshentë, por këtë mund ta realizojë vetëm përmes recetave që mëson në një akademi të vërtetë magjie. Kjo është Witch in the kitchen (Një shtrigë në kuzhinë), libër me ngjyra dhe ilustrime të gjalla, tepër përfshirës dhe plot receta "magjike", që çdo lexuese e re mund t'i riprodhojë lehtësisht.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar, këmbngulëse dhe pëlqen çmendurisht këngëtaren Lady Vaga dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Edhe shoqet e saj të ngushta, Shania, Sheri dhe Sereniti, janë fanse të fiksuara ta popstarit. Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet mbi vjedhjen misterioze të CD-së së re e të shmëpritur të Lady Vagas... Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballojnë frikërat e tyre duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Qeni shkop 2019
Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, qenin shkop. Ai do t’ju bëjë për të qeshur... ai do t’ju bëjë për të qarë... por mbi të gjitha, ai do t’ju bëjë të ndieni uri. Ndiqni pas qenin shkop ndërsa ai shkon në kërkimin epik të hamburgerit të përkryer. Lëvdata të merituara për Qenin shkop: “Kjo histori na bëri kaq për të qeshur, sa na doli qumështi nga hundët!”- Xheku, 7 vjeç dhe Fredi, 10 vjeç “Qeni Shkop je shumë gazmor! Po të isha brenda në librin tënd, do të të kisha dhënë një hamburger.”- Nikolla, 10 vjeç
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar dhe këmbngulëse. Në këtë aventurë, ajo shkon në Tokio për t’i prezantuar botës “Kufjet Dyshe” që do të ndryshojnë botën e muzikës. Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Si një nerd tipik, prirem të ndërthur çdo gjë qe më pëlqen! Ajo që do të lexosh është aventura ime e re, historia e një djaloshi nerd që i beson fuqisë së imagjinatës. Ashtu si thoshte Albert Einstein-i: “Logjika të çon nga A-ja te B-ja. Imagjinata të çon kudo.”
Price: 690 Lekë
titleToAlt
“Poeti kërkon vetëm të fusë kokën në qiej. Mendimtari Logjik kërkon të fusë qiejt në kokë. Dhe ajo që çahet është koka e tij.” - G. K. Cesterton “Sistem diellor i mallkuar. Dritë e dwmshme. Planetë jashtëzakonisht të Largët, që bombardohen nga kometa. Shumë dobësi në ndërtim. Akoma edhe unë do e ndërtoja më mirë (universin).” - Lord Xhefri “Universi nuk është thjesht më i çuditshëm nga sa e fantazoni, është më i çuditshëm nga sa mund ta fantazoni.”- Xh. B. S. Haldein “Ajo që njeriu pret të gjejë me shpjegimin e krijimit, është mënyra për të përjetuar botën, e cila do e fusi në atë që është jashtë eksperiencës njerëzore, do e ndihmojë të kuptojë dhe njëkohësisht do e lejojë të shikojë vetveten nëpërmjet saj. Këtë duan njerzit. Këtë kërkon shpirti.”- Xhosef Kabel “Besoj që universi ynë u shfaq nga asgjëja rreth 1010 vjet më parë ... Hipoteza modeste personale është që universi ynë është thjesht një nga ato gjëra që ndodhin nga koha në kohë.”- Eduard Traion “Brenda çdo vrime të zezë që shembet, mund të ndodhen farat e një universi të ri që zgjerohet.” - Sër Martin Ris
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
NXËNESI I KLASES SË SHTATË XHORDAN BENKS adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por në vend që ta dërgonin në një shkolleë artistike qe ai e ëndërrontem, prindërit e tij e futën atë në nje shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi te ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelin e vet. ndërkohe qe ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në kodrinat e uashingtonit te shkolla ditore Akademia rivërdejll, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh. shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështire, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënesi i porsaardhur. A do të mësoje xhordani se si te përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtoje vetveten?
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
Prej kësaj koke, ku vendosën mollën, Liri e re më e mirë do të blerojë. E vjetra shembet, kohët po ndyshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash. Atdheut besnik, shiko t’i rrish pranë, E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; kjo është e forta rrënjë e forcës sate. Atje në vend të huaj, qëndron vetëm, si i dobëti kallam që thyen shqota.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarët rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Price: 690 Lekë
titleToAlt
E rilexoj "Procesin" e Kafkës me admirim edhe më të madh se sa kur e zbulova për herë të parë këtë libër të mrekullueshëm. Sado që është shkruar me shkathtësi, parathënia e Grotisenit nuk më kënaq aspak se na informon për Kafkën në mënyrë të përciptë. Libri i tij i shmanget çdo shpjegimi racional; realizimi i tabllove të tij e zotëron tërë fushën e përfytyrimit dhe nuk di ç 'të admirosh më shumë: përshkrimin "natyralist" të një universi fantastik ravijëzimi i hollësishëm e bën të vërtetë në sytë tonë apo guximi bindës i devijimeve deri në çudi. Nga të gjitha këto ke shumë për të mësuar. Ankthi që të përfton ky libër, ka raste që bëhet i padurueshëm dhe njeriu rri e pyet veten parreshtuar: a thua jam unë ai që akuzohet?" Andre Zhid
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin -Vndihmës-kapitenin e pare, peshkun e tij besnik (po, nuk e lexuat gabim!), Shiversi i hap luftë një kallamari gjigant, zbulon thesare të fshehura dhe bëhet pis me glasa nga një pëllumb për t'i shpëtuar prindërit e vet nga kthetrat e së keqes (Po... së KEQES) Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe s'do keni më dëshirë të hani kërmij për gjithë jetën. Ndaj dhe vishni dimitë, ulni kapanxhat dhe bashkohuni me Shiversin në aventurën e tij të parë - ama vërtet të rrezikshme.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
"Fill është një djalë shumë i zgjuar, por mjaft gënjeshtar, për këtë arsye futet vazhdimisht në telashe. Ai i përjeton të gjitha aventurat së bashku me skuadrën e tij shumë të këndshme. Autori Philip Osbourne ka shkruar një tregim gjenial! Ubri i tij, i mbushur plot " me detaje të jashtëzakonshme, eshtë një udhëzues i vërtetë për tipat nerd. Ndaj, blini librin e vëllait tim që të më lejojë të luaj futboll me videolojën e tij PES." Xhoni, vëllai i Filit.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania