titleToAlt
Romani më i shitur i një historie alternative të Philip Rothit - historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit! Në një vepër të jashtëzakonshme narrative, Philip Rothi imagjinon një histori alternative të Amerikës, ku Franklin D. Roosevelt humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 dhe president i Amerikës bëhet aviatori heroik dhe izolacionisti i tërbuar Charles A. Lindbergh. Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një "mirëkuptim" të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit. Dhe ndërkaq, një familje hebrenjsh në Newark, familja Roth, zbuion se nuk janë aq sa duhet amerikanë për shijet e presidentit të ri dhe fillon të frikësohet se edhe vendi i tyre, Amerika, do të kthehet në një mbretëri terrori. Mes kundër historisë dhe autobiografisë, portreti i Amerikës në formën e një makthi.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t'i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t'u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç'duhet... Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua. Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t'u shpëtuar detyrimeve shoqërore. Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla... Me dhjetëra miliona kopje të shitura, seria "Brixhërtonët" nga shkrimtarja Julia Quinn, është përkthyer duke thyer rekorde në mbarë botën.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Rri ulur në orën e mësimit, me mendjen larg, shumë larg matematikës, pastaj befas mësimi mbaron dhe shkoj drejt klasës së anglishtes së avancuar me Kejtin dhe Jumikon. Kokën e kam aq të mbushur me ngjarjet e së djeshmes sa, kur ndeshim Nejtin në korridor, më duket krejt e natyrshme t'i thërras: - Hej, Nejt. - Ndalem, për habinë e të dyve dhe ai bën të njëjtën gjë. - Hej, - ma kthen. Flokët e zinj i ka më të çrregullt se kurrë dhe jam shumë e sigurt se mban ende veshur të njëjtin bluzë të së djeshmes. Megjithatë, i shkon. Pak si shumë. Gjithçka që nga shtati i lartë, i derdhur te mollëzat e dala, sytë e larguar me qerpikë të zinj po më bëjnë të humbas trenin e mendimeve. Edhe Kejti me Jumikon po e vështrojnë ngultas, po në një mënyrë tjetër. Më tepër si të jetë një kafshë kopshti zoologjike paparashikueshme në një kafaz të pasigurt. Nuk janë pjesë e rutinës sonë bisedat në korridorin e shkollës me Nejt Mekollin.” Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge. Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur -dhe kësisoj një motiv...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
E sigurt 2021
Xheni Kristal ishte gjashtë vjeç kur u rrëmbye nga trotuari i lagjes së saj të qetë, periferike. Dymbëdhjetë vite më pas, ajo u kthye, mrekullisht, në shtëpi, pasi arriti t'iu shpëtojë rrëmbyesve. Por sapo anëtarët e familjes i uruan mirëseardhjen, mjaft pikëpyetje filluan të ngrihen. Ku kishte qenë ajo gjithë këto vite? Përse u kthye pikërisht tani? A është shtëpia e saj vendi më i sigurt për të... dhe për të tjerët? “I errët, emocionues, plot me çaste surprizuese. Nëqoftëse mendoni se e keni kuptuar se ku po iu çon... NUK KENI KUPTUAR ASGJË. Ky është nga ato libra që nuk harrohen lehtë.”-Lisa Jewell – autorja bestseller e “Then she was gone” Një triller fantastik. Mjaft i errët por bindshëm imponues dhe çmendurisht i ankthshëm... Edhe drithërimat kanë drithërima. - Lee Child
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet te ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë - derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes... dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithça
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Parime 2021
Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë - dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet. "E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë". —ARIANNA HUFFINGTON "Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t'i gjeni te libri Parime". —BILL GATES "Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri dhe më pëlqen jashtë mase mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante”.—TONY ROBBINS
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Autobusi i Energjisë një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t'iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke ofruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t'i hipni autobusit të energjisë, do të shijoni udhëtimin e jetës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga autorja e librit bestseller "Nënat", një roman i ri mahnitës për motrat binjake, të pandashme si fëmijë, që zgjodhën në fund të jetonin në dy botë tërësisht të ndryshme, njëra e bardhë e tjetra e zezë. Motrat binjake Vinjes do të jenë përgjithmonë identike. Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. Shumë vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e zezë, në të njëjtin fshat jugor prej nga ishte larguar dikur. Tjetra, jeton mes të bardhëve duke e fshehur racën, ndërsa burri i saj i bardhë nuk di asgjë për të shkuarën. Edhe pse me kilometra larg njëra-tjetrës dhe të ndara nga shumë gënjeshtra, fatet e binjakeve mbeten të ndërlidhur. Ç'do të ndodhë në brezin tjetër, kur rrugët e vajzave të tyre do të ndërthuren?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Një tregim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për të pastrehët, forcën dhe qëndresën njerëzore." -Guardian Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 1000 kilometrash, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit. Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence. Por çfarë i pret ata në fund të udhëtimit? "Një rrëfenjë mahnitëse për dy njerëz që zvarriten nga thellësitë e dëshpërimit, përgjatë njërit nga peizazhet më dramatike në vend, duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre dhe, më në fund, e gjejnë veten." -Indipendent
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Brian Tracy është autor profesionist, trajnues dhe konsulent, si dhe është kryetari i firmës "Brian Tracy International", një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni. Me forcat e veta është bërë edhe milioner. Sot, librat, programet audio dhe seminarët video të tij janë përkthyer në 35 gjuhë dhe përdoren në 52 vende. Briani ka ndarë idetë e veta me mbi katër milionë njerëz në 45 vende pasi filloi të ligjëronte profesionalisht. Ka shërbyer si konsulent dhe trajnues për më shumë se 1 mijë kompani. Ka jetuar dhe zbatuar secilin parim në këtë libër. Ka bërë që ai bashkë me mijëra njerëz të tjerë të kalojnë nga frustimi dhe rezultate të mangëta deri në mirëqenie dhe sukses. Briani përvetëson idetë dhe informatat në bazë të përvojës së tij dhe të përvojës së të tjerëve, duke i përfshirë në përvojën e tij. Është autori i suksesshëm i mbi 40 librave, mes të cilëve "Arritja maksimale","100 ligje absolutisht të pathyeshme të suksesit në biznes", "Bëhu supershitës", "Ndryshoni mendimet, ndryshoni jetën" dhe "Psikologjia e shitjes". Ai ka shkruar dhe prodhuar më shumë se 300 programe mësimore audio dhe video që përdoren në të gjithë botën.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
E shkuara; Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj. Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë. E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim. I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t'i tregojë, romani "Gjithçka perfekte tek ti" pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në kulmin e Luftës së Ftohtë, dy vajza, në dukje më se të zakonshme, daktilografiste në CIA, zgjidhen mes shumë të tjerash dhe u besohet misioni më i lartë i jetës së tyre: të nxjerrin dorëshkrimin e romanit "Doktor Zhivago" nga Bashkimi Sovjetik, ku askush nuk guxon ta botojë, dhe të bëjnë të mundur që vepra madhore e Pasternakut të përhapet në të gjithë botën. Selli Forrester, joshëse dhe e sofistikuar, është një spiune eksperte që dhuntinë për mashtrim e ka përsosur përmes forcës së saj tërheqëse dhe hireve të mrekullueshme për t'u nxjerrë në shesh sekrete nga më të medhatë burrave të fuqishëm. Ndërsa Irina është krejt rishtare në këtë punë, por nën kujdesin e Sellit, mëson shumë shpejt si të fshihet e të bëhet e padukshme dhe të arrijë të nxjerrë jashtë vendit dokumente të rezervuara. Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave — frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: "Doktor Zhivagos". "Të padukshmet" është rrëfimi i një epoke të trazuar dhe i një aventure të jashtëzakonshme njerëzore, sentimentale dhe letrare. Homazh për një kohë kur "pandehnim se letërsia mund të ndryshonte rrjedhën e historisë".
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Samanta Koferi, një avokate e re dhe premtuese, bashkëpunëtore prej tre vjetësh e studios më të madhe ligjore të Nju Jorkut, ka përpara një karrierë të shkëlqyer, ose të paktën kështu beson. Por është viti 2008 dhe me shpërthimin e krizës financiare, pasojat e së cilës janë shumë të njohura në mbarë botën, shumë profesionistë mbeten pa punë. Institucionet bankare, fondet spekulative dhe studiot e mëdha ligjore zvogëlojnë në mënyrë drastike shpenzimet dhe personelin. E kështu, dy javë pas kolapsit të Lehman Brothers, Samanta mbetet pa punë, me të ardhme të pasigurt. Megjithatë, ajo është ndër të paktit njerëz të cilëve u jepet mundësia për të punuar falas për një vit në një studio të vogël ndihme ligjore në Bredi, një qytezë e humbur me 2 200 shpirtra mbi malet Apalashe, në pritje të mbërritjes së kohëve më të mira. Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta. Mbi të gjitha i duhet të përballet me biznesin e turbullt dhe të rrezikshëm të industrisë së qymyrgurit, burimit të mirëfilltë të të ardhurave të vendit. Është një botë ku ligjet nuk respektohen, dhuna është gjithmonë rrotull dhe vetë toka kërcënohet. Sepse në Bredi ka disa të fshehta që duhet të kishin qëndruar përherë të groposura. Në këtë thriller të ri ligjor emocionues, John Grisham përshkruan prapavijën e paskrupullt të Big Coal-it dhe rrezikun e vazhdueshëm të cilit i nënshtrohen jetët e atyre që punojnë atje dhe i gjithë ekosistemi, duke rrëfyer historinë e një gruaje të re e të guximshme, e para protagoniste femër që nga kohët e "Raportit Pelikan".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Luaj lojën tënde Joan Didion është shkrimtare amerikane, noveliste, eseiste, skenariste, e vlerësuar me shumë çmime, si: "Çmimi kombëtar i librit", "Medalje për kontribut të shquar në letrat amerikane", ka qenë finaliste për çmimin "Pulitzer" etj. Romani "Luaj lojën tënde", botuar për herë të parë në vitin 1970, që i jepet sot lexuesit shqiptar është përfshirë nga "Time Magazine" në listën e 100 librave më të mirë të gjuhës angleze për periudhën 1923-2015. Përmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve 60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje, si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj. Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të "botës hollivudiane" ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë. Sipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te "Toka e mbeturinave". Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që "Toka e mbeturinave" është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kaili Kilei ka dy vwllezwr mw të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete. Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një Iojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej bibliotekes kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një leter të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja. Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira. Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa... të zbulojë të shkuarën e saj. Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive? Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme datin në dritë, ndërsa fatet do t'u lihen në dorë yjeve.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Brija gjashtëmbëdhjetëvjeçare dëshiron të bëhet një repere e madhe. Ose, të paktën, të fitojë betejën e parë. Si vajza e një legjende të hip-hop-it underground, i cili vdes vetëm pak kohë para se të arrinte të bëhej i suksesshëm, Brisë i duhet të matet me një emër shumë të madh. Por është e vështirë të ngrihesh, kur në shkollë të vënë etiketa, të tilla si e paedukuar, apo kur frigoriferi në shtëpi është bosh, pasi mamaja jote ka humbur punën. Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara. Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme sesa si repere. E ndodhur nën presionin e dëbimit nga shtëpia, pasi familja e saj nuk paguante dot qiranë, Brija jo vetëm do, por duhet t'ia dalë mbanë medoemos. Edhe sikur t'i duhej të bëhej pikërisht ajo që mendonte publiku se ishte.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Një autobiografi thellësisht prekëse rreth vitit që do të ndryshonte përgjithmonë një familje dhe një vend. "Një libër emocionues, udhëzues dhe thellësisht ndikues." IRISH INDEPENDENT "Në këtë libër të pasur në detaje marrin jetë prapaskenat e një drame njerëzore të rrëfyera me sinqeritet të thellë. Kushdo që ka humbur një njeri të dashur do të gjejë ngushëllim të vërtetë te fjalët e autorit. Fragmentet drithëmese që ndikojnë drejtpërdrejt te lexuesi, e bëjnë të paharrueshëm librin "Premtomë, baba". Detajet e vogla dhe prekëse që dëshmohen në marrëdhënien midis Bajdenit dhe djalit të tij në prag të vdekjes, do të qëndrojnë gjatë në kujtesën e lexuesit." NEW YORK TIMES "Në këtë rrëfim, Bajdeni ndërthur dramën e tij therëse me historinë e fushatave zgjedhore dhe me zhvillimet historike të marrëdhënieve me jashtë. Si rrjedhojë, ai ofron diçka për të gjithë sepse çdo lexues merr nga përvoja e autorit atë që i intereson më shumë." NEW YORK TIMES BOOK REVIEW
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, zemra e Kimbërly Rozit është thyer aq herë, sa nuk e mban mend më. Me dy fejesa të dështuara, një divorc dhe tanimë e vetme dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit, Kimi duket se "nuk plotëson asnjë kusht" për të pasur sukses në jetë. E trembur se mos tani duhet të kalojë edhe një Krishtlindje tjetër vetëm, ajo regjistrohet në një konferencë letrare në hotelin "Streha e Krishtlindjes". Gjithashtu, ka fjalë se në atë konferencë do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i saj i parapëlqyer dhe Kimi nuk do ta humbasë rastin për t'u njohur me të. Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhepër konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj. Ndërkohë, edhe vetë Ziki ka pasiguritë dhe dështimet e tij në jetë. Mbi të gjitha, ka një tëfshehtë për të cilën nuk guxon të rrëfehet... Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t'ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim tëjesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. "Lepur, vrapo" është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, "Lepuri është i pasur" dhe "Lepuri prehet". Së bashku me romanin "Lepuri kthehet", kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri "Lepur" Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. "Tetralogjia për Lepurin vazhdon të jetë romani më i mirë amerikan pas Luftës së Dytë Botërore". -Julian Barnes, The Guardian "Tetralogjia e Herri 'Lepur' Engstrëmit është kryevepra dhe, pa dyshim, monumenti letrar i Updike. Ashtu si Saul Bellow, Updike është mjeshtër i kalimit nga rrëfimi në vetën e tretë në atë në vetë të parë, nga metafora e fuqishme tek e përditshmja, nga detajet e veçanta te përgjithësimet, nga e njëmendta te metafizikja, nga e frikshmja te komikja". -Ian McEvvan, The New York Review
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Imagjinata e Roul Xhefersonit na sjell një aventurë të përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar nga Magjistari i Bardhë mamin e Rolandit. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në "Aventurat e shokut fantastik" të Roul Xhefersonit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
FRANÇESKA është vajza e një kumbari të mafias italiane në Çikago. Ajo ka bërë një jetë të mbyllur dhe është edukuar në mënyrë unike. Është rritur për të përvetësuar vlerat e dikurshme, ato tradicionale. E vetmja gjë që dinte me siguri, ishte se ajo donte të martohej me djalin e një anëtari të Autfitit të Çikagos, me Anxhelon. ANXHELO është i pashëm, simpatik dhe punon për biznesin familjar. Ai është i gatshëm të luajë sipas rregullave, kur bëhet fjalë për Françeskën. SENATORI UOLF KITËN është një i panjohur dhe një enigmë. Ai është tërheqës si mëkati, i pamëshirshëm, i fuqishëm, i këndshëm kur i do qejfi, dhe ambicioz. Ai ka reputacionin e madh të një gruari, të cilin e ka merituar plotësisht. Bota e Françeskës ndryshon papritur kur ajo përfundon e fejuar me Uolfin në vend të Anxhelos. Ajo kapet pas mënyrës se si gjithçka ndryshoi kaq papritur, ndaj reagimet e saj janë të kuptueshme, duke pasur parasysh moshën e re dhe edukimin e saj. Françeska nuk është aspak siç e priste Uolfi dhe ata përballen për gjithçka. Ajo sfidon Uolfin në një mënyrë krejt e re për të.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania