titleToAlt
Përgatituni të mësoni nga përvoja e mjeshtrit... Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.
Price: 2800 Lekë
titleToAlt
I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX. Elena e vogël dëshiron të shkojë në Amerikë, atje ku është arratisur edhe e ëma. Amerika është "shpresa më e madhe" për të gjithë që duan të arratisen, para se të jetë vonë. Por Elenës i duhet vizë. Është vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Është kohë lufte. Nuk lejohen më udhëtime. Fëmijët ngelen të vetmuar me gjyshërit e tyre "të gabuar" hebrenj; me ta nuk dëshiron të luajë askush. As në shkollat publike si fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë. Vendi i lojës për ta janë varrezat. Në tre vjetët e jetës së Elenës në libër, lexuesi njihet me ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore nën përjetimet, ëndrrat, lojërat e panatyrshme, frikën dhe shpresën e një fëmije që jeton në Vjenën e ideologjisë naziste. Romani "Shpresa më e madhe" na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t'i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër...
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Mjaftoi lajmi që një planet në kozmos mori zyrtarisht emrin Arbër, që fantazia e një grupi të vogël fëmijësh të merrte udhë për të zbuluar të fshehtat qiellore, Sistemin Diellor dhe galaktikat e tjera. Shumë shpejt këta "astronautë" të vegjël do të përjetojnë një ëndërr të madhe: të jenë të parët që do të zbulojnë planetin që sillet rrotull yllit lllyrian. Ashtu si për astronautët e Apollo-s që shkelën për herë të parë në Hënë, edhe udhëtimi i tyre në hapësirat qiellore është plot të papritura...
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dh rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave. Këto gra ikona dhe shembulli që ato dhanë, u hapën udhën shumë grave të tjera që pasuan, duke u lënë trashëgimi frytin e njohurisë, të eksperiencës dhe të imagjinatës së tyre.
Price: 2200 Lekë
titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Price: 2200 Lekë
titleToAlt
Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t'ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim tëjesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. "Lepur, vrapo" është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, "Lepuri është i pasur" dhe "Lepuri prehet". Së bashku me romanin "Lepuri kthehet", kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri "Lepur" Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. "Tetralogjia për Lepurin vazhdon të jetë romani më i mirë amerikan pas Luftës së Dytë Botërore". -Julian Barnes, The Guardian "Tetralogjia e Herri 'Lepur' Engstrëmit është kryevepra dhe, pa dyshim, monumenti letrar i Updike. Ashtu si Saul Bellow, Updike është mjeshtër i kalimit nga rrëfimi në vetën e tretë në atë në vetë të parë, nga metafora e fuqishme tek e përditshmja, nga detajet e veçanta te përgjithësimet, nga e njëmendta te metafizikja, nga e frikshmja te komikja". -Ian McEvvan, The New York Review
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kokëdruthi, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu largohen fshehurazi nga vendlindja e tyre, Qyteti Sdikuisht, për të shkuar drejt Qytetit të Qejfit, të hallakatur nga premtimet e Usta Ipaudhit, këtij mashtruesi të shkuar në moshë. Aventurat e tyre do t'i rrëmbejnë lexuesit e vegjël përt'i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore... Por çfarë ndodh më pas me ta? Këtë do ta zbuloni pasi të keni marrë në duar këtë thesar të paçmuar që shkrimtari Bedri Dedja u ka lënë fëmijëve. Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Heronjtë e këtij romani, një grup i guximshëm fëmijësh tokësorë dhe marsianë, marrin përsipër shpëtimin e Sistemit tonë Diellor nga sulmi i mafies kozmike, Ata arrijnë ta mposhtin të Keqen përmes luftës së përbashkët. Në këtë luftë udhëhiqen nga Presidenti i Planetit të Kuq, i cili i dëgjon me shumë vëmendje fëmijët dhe, nga mësimet që nxjerr prej përrallave të tyre, rregullon të gjitha ligjet e planetit. Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet. "Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë. Dhe jo vetëm për fëmijët, më lejoni ta them”- Catterina Zuccaro, gazetare RAI, Itali.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Disa nga përrallat që gjenden në këtë përmbledhje janë Teshat e reja të perandorit, Thopërçi dhe trëndafili, Ushtari trim prej kallaji, Bariu i derrave, Holger Danezi, Baulja fluturuese, Klausi i Madh dhe Klausi i Vogël, Sirena e Vogël, Galloshet e fatit, Gishtëza, Shitësja e vogël e shkrepëseve, Princi i lig, Kopshti Parajsor, Rosaku i shëmtuar, Poshtë pemës së shelgut, Ibi dhe Kristina e vogël, Derri prej metali, Këpucët e kuqe, Princesha dhe bizelja, Dy vëllezërit, Mjellmat e egra, Pesë kokrra bizele të një bishtaje, Mbretëresha e Dëborës, E bija e mbretit të kënetës, Trëndafili më i bukur i botës, Familja e lumtur, Hënës ç'i panë sytë, Lulet e Idës së vogël, Vasha e Akullit, Gjyshja.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Zgavradori nuk është një pyll i zakonshëm. Aty jetojnë kafshë që ta rrëmbejnë zemrën dhe të bëjnë t’i duash, pasi ato udhëhiqen nga një forcë e madhe: Dashuria. Tuli-Turtuli është një prej banorëve të këtij pylli. Tuli është një breshkë e vetmuar, me një këmbë prej druri, pasi këmbën e ka humbur në një betejë. Një ditë teksa po pastronte shtëpinë, ai zbulon një të çarë të vogël dhe brenda saj... një shishe qelqi të pluhurosur. Ajo “fsheh” një hartë e cila tregon rrugën se si duhet shkuar në mbretërinë e mbretit Tiercei...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Golemi, personazhi kryesor, ka dëshirë që të shkruajë dhe të botojë një libër me poezi për të rikthyer lavdinë e mëparshme si poet. Por tani, përveçse durimit dhe talentit, vëren se i mungon edhe motivi për të shkruar. Përtej problemeve personale që e mundojnë në prag të moshës së tretë, ai ndihet i paaftë të krijojë një gjendje normaliteti me familjen e tij dhe me njerëzit që ka përreth. Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ndryshojnë rrjedhën ejetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar dhe shkruar, duke harruar, si mënyrë për të ecur përpara. Suad Arilla me romanin "Libri i kujtimeve dhe i harresës" është fitues i "Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj", organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: "Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur."
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Më quajnë... Tomas Edison Kur isha sa ju adhuroja të shihja si funksiononte makineria me avull dhe të mësoja sa më shumë për elektricitetin, bateritë, magnetizmin dhe eksperimentet e thjeshta. Më magjepste kimia dhe reaksionet kimike, saqë një ditë shkatërrova gjysmën e ndërtesës nga një shpërthim. Çfarë telashesh! Edhe pse kam realizuar mijëra shpikje, ajo që më bëri të njohur dhe ndryshoi jetën e njerëzimit ishte llamba elektrike. Po, po, llamba e thjeshtë elektrike që keni ju në shtëpitë tuaja...
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Romantizmi ka qenë një revolucion në ndjeshmëri dhe në shije, që përqafoi dhe shndërroi në mënyrë të pakthyeshme të gjithë kulturën europiane. Në këtë sintezë të qartë, autori eksploron origjinalitetin e kontributit që i ka dhënë lëvizja romantike filozofisë së artit, duke nisur me vëllezërit Schlegel, për të vazhduar me Novalis-in, Wordsworth-in, Koleridge-n, Chateaubriand-in, Foscol-in, Manzoni-n dhe Leopardi-n. Pas një kronologjie dhe gjeografie të estetikës romantike, ilustrohen tiparet përbërëse të saj: që nga polariteti mes antikes dhe modernes, së dëlirës dhe sentimentales, klasikes dhe romantikes, te zbulimi i Mesjetës dhe i Orientit, tek arti si formë e epërme e njohjes e deri te nihilizmi. Më pas diskutohet për kategoritë mbi të cilat artikulohet kjo estetikë: kapërcimi i imitimit, ironia, e shëmtuara dhe groteskja, shija për fragmentaren, e madhërishmja, e mrekullueshme, alegoria, simboli, duke vazhduar me shqyrtimin se si reflektohen këto në teorinë e romanit dhe të tragjedisë, në kritikë, në letërsi, në pikturë dhe në muzikë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë histori interesante psikologjike dhe shoqërore, Storr u përgjigjet pyetjeve: Nga krijohet ideja e "vetvetes së përsosur"? Pse është haq ndihuese te ne kjo ide? A ka ndonjë mënyrë për të thyer magjinë e saj? Për këtë ai mbështetet në Literaturën shkencore dhe interviston ekspertë Lidhur me çështje të personalitetit njerëzor. Ai përmbledh me mjeshtri qëndrime dhe besime të "mendimit perëndimor", nga Aristoteli, Kalvini. Frojdi, Sartri, Randi dhe Xhobsi, Selfie: Uni i unit është një analizë e "vetvetes moderne", shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike). Një gjë është e sigurt: problemet që ne reflektojmë në personalitetin tonë nuk lidhen me zhvillimin e teknologjisë. Ato lidhen me qytetërimin që ne kemi ndërtuar, një kulturë që për shumë dekada ka inkurajuar te ne nivele të larta përsosmërie.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
"Peizazhe të pikturuara me çaj" është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavic, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit. Libri i tij që botohet në shqip për herë të parë na paraqet një formë të jashtëzakonshme romani, pasi është shkruar në formën e një misteri fjalëkryqi për ta mbushur e që duke e lexuar, duhet piotësuar horizontalisht dhe vertikalisht. Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar qe nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë dot. "Pionier i letërsisë postmoderne", siç është konsideruar Pavic vjen nga tradita sllave e Hilandrit, ku ai mbahet si i fundmi dhe më i rëndësishmi i vijimësisë së saj. Vetë paraardhësit dhe personazhet e Pavic kryqëzohen. Paraardhësi i tij ishte një skulptor, i biri një piktor dhe artist mozaiku që pikturon peizazhe me çaj! Ngjarja e romanit flet për një arkitekt nga Beogradi që udhëton në Greqi të gjejë gjurmët e të atit, të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Price: 1060 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga libri: "Marr celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin, i fus të gjitha në çantën time të preferuar të shpinës, vendos syzet e diellit në kokë dhe në fund mbyll derën e verandës. Një shëtitje në qytet është gjëja e duhur për të shijuar një Summerfeeling. Ndoshta do të ulem diku të ha një akuilore ose do të ulem në park poshtë një peme. Do të ëndërroj paksa duke menduar për Fiiipin..."
Price: 800 Lekë
titleToAlt
A është e pafundme Bota? Mos duket veç një strukturë gjigante, krahasuar me përmasat tona të vogla, dhe diku mbaron? Si mbaron? Apo ka universe të tjera, që kurrë s'do të kemi mundësi t'i eksplorojmë? Deri sa larg kemi mundur të shohim me instrumentet tona? Sa larg ka shkuar imagjinata dhe dija shkencore? A ka pasur dikur një fillim? A do të ketë dikur një fund? Apo Bota ka qenë dhe do të jetë e përjetshme? Si ndodh Levizja? Sa të vegjël mund të jenë hapat? Sa imët mund ta copëtojmë lëndën? Pafundësisht? Ka vallë një stad ku copëzimi ndalet? Sa të vogla janë kokrrizat që mund të shquajmë me instrumentet tona? Sa thellë ka depërtuar imagjinata dhe dija shkencore? A mundet mendja jonë ta kuptojë Infinitin? Apo jemi veç sqimatarë të pandreqshëm? Dhe mëkatarë mendjelehtë?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Më fal 2020
Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. Çfarë dinë në të vërtetë ata për njëri-tjetrin, sa shumë duan të dinë dhe ku është kufiri i njëmendtë mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, ëndrrës dhe realitetit? Më fal është një histori dashurie që eksploron anët më të errëta të jetës së përditshme, në një realizëm ëndërrimtar dhe absurd, me një gjuhë që tërheq dhe befason lexuesin. Ai është është një roman intensiv për dashurinë, vetëmashtrimin dhe sekretet e rrezikshme. Ida Hegazi Hoyer shfaqet si një rrëfimtare e talentuar, me aftësi të veçantë për t'i shfaqur fshehtësitë njëra pas tjetrës, duke i dhënë rrugë një dramatike gjithnjë e më të thellë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Po nuk veprove në jetë, jeta vepron mbi ty Dua të "jem përdorur" mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t'ua kaloj brezave të ardhshëm. Një prej mësimeve që kam nxjerrë nga jeta, është se po nuk veprove në jetë, jeta e ka zakon që të veprojë mbi ty. Ditët bëhen javë, javët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Shumë shpejt çdo gjë merr fund dhe ty s'të mbetet gjë tjetër, veç zemrës së mbushur me pengun e jetës së jetuar përgjysmë... ■ A e di se gëzon një privilegj të madh të ecësh në këtë planet?! ■ Si do të ndikojë jeta jote te brezat pas teje? ■ Çfarë trashëgimie do të lësh pas, kur të japësh frymën e fundit?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim”. Murgu që shiti ferrarin është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit...
Price: 900 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania