titleToAlt
""Rënkime shpirti", është një kryevepër, një skenar filmi me mesazhe të mëdha. Tema, që trajtohet në këtë novelë, është shumë e rëndësishme, aktuale, të rrënqeth e të mbush me emocione, që rrallë i ke provuar në jetë..." Tinka Kurti
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e '97-ës dhe një Paris i qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht. Autori i kishte premtuar gruas se një ditë do festonin muajin e mjaltit në Paris. Natyrisht ishte një premtim i dhënë në çaste frymëzimi, që harrohej shpejt. Por kjo ndodhi krejt rastësisht dhe ajo javë magjepsëse bëri që të shkruhej ky roman. I ndihmuar shumë edhe nga një rastësi. Fjalia e parë u shkrua në hotel, pikërisht në atë dhomë ku kishte jetuar Heminguej me të shoqen. Në qendër të romanit është jeta e një tregtari që nuk e gjeti veten asnjëherë në shoqëri. Para luftës ai provoi dramën, pas saj komedinë, sepse i duhej të përshtatej në rrethana absurde që të arrinte të mbijetonte. Shpesh në kohë tragjike të vjen në ndihmë maska e arlekinit, sepse buzëqeshja e zbut ndëshkimin. Ky roman lexohet si një komedi dhe lë mbresën e një tragjedie.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me zhdërvjelltësi stilistike, ngaqë autori prej pesë dekadash e koncepton shkrimin e poezisë jo si pauzë meditimi, por si një proces të pandërprerë navigimi në galaksinë e mundësive shprehëse.” Gëzim Basha
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Pak fjalë për autorin: LAZËR SHANTOJA u lind në Shkodër më 2 shtator 1892. Studimet e larta i kreu për Teologji ne Insbruk dhe në vitin 1915 u shugurua meshtar. Shantoja ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe një ndër esperantistat e parë shqiptar. Fletoret e tij janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto. Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e parë të P. Anton Harapit në punimet dhe botimin e së përkohshmes, "Ora e Maleve", së bashku me Luigj Gurakuqin, duke u bërë dhe redaktor në një nga firmat e saj kryesore. Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimorë, kulturor e ironik, fejtonë, poezi të vetat apo të përkthyera. Në fillimin e viteve 40, ai mbështeti plotësisht qeverinë e Mustafa Krujës dhe bashke me të, Ernest Koliqin, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën e disa të tjerë themeluan në Tiranë 'Institutin e Studimeve Shqiptare'. Menjeherë me ardhjen në fuqi te regjimit komunist, më 4 shkurt 1945 u arrestua në Sheldi, ku ishte strehuar prej pak kohësh e më pas dërgohet në burgun e Tiranës, duke u bërë kështu një ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit. Më 5 mars 1945 Dom Lazer Shantoja u pushkatua në rrethinat e Tiranës, mbas një gjyqi farsë. Në vitin 2016, është shpallur i lum nga Kisha Katolike, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mos u shqetëso ! Unë jam Helen, vajza e Moisit dhe Maria Isabelës, dy njerëzve të përzgjedhur nga Zoti. Sepse Zoti sprovon ata që do më shumë. Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Tw dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo! Por ti mundesh! Unë nuk jam lodra juaj, iu gënjen mendja. Unë jam HELEN. Ajo e cila nuk do e lërë veten, mamanë, motrën dhe vëllain e saj në errësirë. Jam ajo, e cila urren qetësinë e natës dhe shiun.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“O Dardanë shumë të vuajtur, toka ku së pari lindën stërgjyshërit tuaj, po ajo tokë e pasur do t’iu presë tani që po ktheheni...” -Virgjili
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në një shtet kapitalist, kapitalisti më i madh duhet të jetë vetë shteti dhe ka edhe për ushtarë edhe për aksionere,populli që e krijoi. Atje ku ju shikoni problemin unë shikoj zgjidhjen...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjithnjë të njëjta, riprodhime të vetes ad perpetuum, ndonëse larg sho-shoqes, vilat e braktisura të Tiranës së dikurshme kur bien nuk marrin me vete veç tullat e baltën e tyre të qerpiçit, por dhe dëshminë e thurimës sociale e kulturore të jetëve që kanë frymëtuar në to, jetë të cilat nuk i regjistroi kurrë asnjë regjistër zyrtar. Ky dekalog synon të jetë një homazh për gjithë këto vila, dikur banesa.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
‘Këto kujtime autori i ka lënë në dorëshkrim; kuptohet me makinën e shkrimit të asaj kohe. Siç vihet re, pjesën e parë (1910-1944) autori e ka shkruar me gjuhën letrare; kjo sepse është shkruar në vitet '80. Ndërsa pjesën e dytë e ka shkruar në fillimet e viteve '90 dhe është kthyer në dialektin e veriut, doemos mjaft të zbutur. Gjatë kujtimeve të pjesës së parë janë shtuar nga ana jonë disa punime të autorit të asaj periudhe që ndihmojnë për të kuptuar e shpjeguar më mirë mendësinë e kohës dhe të autorit. Në pjesën e dytë autori vetë ka përfshirë një studim të tij me titull "Mbi autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan nga legjenda në histori".’-Jozef Zamputti "Kështu ndodhi që, prej vitit 1949 dhe deri në fund të jetës, si fushë kryesore e kontributit të Injac Zamputit në shkencën dhe kulturën shqiptare spikati ajo e diplomatikës." -Aurel Plasari "Në penën e Injac Zamputtit, historia e Shqipërisë vazhdonte të zhvillohej në lidhje të ngushtë me Republikën e Venedikut e me atë të Raguzës, me mbretërinë e Napolit apo me atë të Spanjës, me mbretëritë e Francës, Gjermanisë, Hungarisë e sigurisht me Papatin. Është edhe falë tij, që historia e Shqipërisë në shekujt e sundimit osman mbeti një histori evropiane dhe nuk u katandis në një kronikë provinciale otomane. Pra, Historia e Shqipërisë si një histori evropiane."- Pëllumb Xhufi
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Dafina Mamusha Roka u lind më 22.06.1980 në Gjakovë. Shkollën e mesme dhe studimet themelore për Gjuhë shqipe dhe letërsi i përfundoi në Gjakovë, ndërsa studimet Master për Letërsi shqipe i ka përfunduar në fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në SHMLE "Kadri Kusari" në Gjakovë, ku punon prej dymbëdhjetë vitesh. Krahas mësimdhënies është aktive edhe në fusha të tjera, veçmas në ato që trajtojnë probleme të ndryshme sociale, të cilat prekin qytetin e Gjakovës e më gjerë. Në vitin 2019 botoi vëllimin poetik " Fjalë zemre" (Pegi, Tiranë) vëllim që paraqet pasionin e jetës së autores. Ndërsa në vitin 2020 botoi librin me receta gatimi "Libri i recetave" (Pena, Prizren). Dafina Roka ka punuar edhe si bashkautore në librin shkollor "Libër mësuesi Gjuhë shqipe 6" (Pegi, Tiranë, 2019), i cili përdoret nga mësuesit si libër alternativ. Tani vjen me vëllimin e dytë poetik "Kohë e përgjumur".
Price: 621.25 Lekë
titleToAlt
Anja 2020
...Përtej perdes së enigmës dhe misterit, që na ndante në ato çaste mua dhe atë, ai e mbaroi "rrëfimin" e tij, duke ma lënë si një kandil të ndezur me dritën e mpakur. Me të në dorë po vij drejt jush për të parë së bashku jetën e dy shpirtrave, që dashuria i bashkoi rastësisht dhe koha i ndau padrejtësisht... ...Si një formë çlirimi nga guri që më vari në qafë Antoni, fillova të radhis episodet e kësaj dashurie epike, edhe pse personazhet e mi kurrë nuk qenë "figura publike". "Rrëfimet" e Antonit dhe letrat e Anjës i keni këtu siç m'i dhanë. Siç m'i besuan...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“"Diomedi", është tragjedia e shtatë që na dhuroi në kohët e fundit,poeti Elbasanas. Do na udhëheq përsëri nëpër sferat demonike të mitologjisë greke. Por këtë rradhë zgjodhi një themë me një fond mjaftë të thellë të legjendës illiriane. “ -Branko Merxhani, 1936 “Me "Diomedin" Haxhiademi vuri përballë dashurinë, krimin, urrejtjen, pasione njerëzore-të cilat i zhvillon me një dramacitet të gjallë.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937 “Diomedi është tragjedia më klasike e Haxhiademit, në të lidhet ngushtë veprimi dhe arti: subjekti është kornelian dhe i jep shkas dramacitetit më të hollë e më të thelluar që gjarpëron në brenga ndërgjegje e buçet në vëllavrasje.” -Bardhi ShtylIa (Behar Shtylla), 1944 “Me «Diomedi-n» — Haxhiademi mbrapa këthen edhe nji herë në klasiçizmin e epokës greke. «Më pëlqen — shkruan vetë ay në parathënjen e këtij libri — të hartoj nji tragjedi të re origjinale në trazim të personavet legjendarë t'Ilirisë dhe të trimave të Trojës, të cilët kanë qënë gjithmonë brumi i pa mbaruem për poetët e mëdhenj të botës.»” -Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Vlen të shënohet edhe libri i fundit dhe më i bukur i Dramaturgut t'onë modest Etem Haxhiademi-t: "Skënderbeu", tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fytyra e çuditshme e Fatosit t'onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragjedinë më të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së popullit shqiptar. Vepra e Haxhiadem-it, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, ësht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth Epokës karakteristike të Skënderbeut.” -Branko Merxhani, 1936 “Sikurse tragjedijat e tjera t'auktorit edhe kjo, Skënderbeu, ka frymë klasike: ndahet në pesë akte, ka pak persona dhe në të thurunit e gjithë lëndës ruhen rregullat klasike të artit dramatik. Z. Etëhem Haxhiademit, admiratorit të klasicizmit, i pëlqen me hartue jo drama, por tragjedija. Auktori asht i pari ndër ne që ban tragjedija me vlerë e me teknikë. Ai ja ka marrë dorën mirë hartimit të tragedijavet klasike, asht ba, arak në ket punë dhe ja qëllon mirë punës mbas mendjes s'eme.” -Aleksandër Xhuvani, 1936 “E. Haxhiademi me "Skënderbeun" hyri në histori, po me "Diomedin", u kthye prapë në mythologji. Me "Skënderbeun" preku nji çast dramatik të jetës së Heroit t'onë Kombëtar dhe dijti t'a zhvillojë në teknikën e tij të përparuarë.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Në këtë vepër autori ka dashur të na japë një tragjedi euripidiane, në të cilën zotëron përpjekja e pasioneve njerëzore, dashuri, ambicie, mëri, hakmarrje, pasione të mëdha njerëzore, që i japin tema të pasosura repertorit theatror...Këto vepra kanë cilësira që e nderojnë zotësinë dhe inspiratën e autorit të tyre dhe janë një prodhim i vyer në literaturën e sotme të brezit të ri.”-Vango Nirvana (Vangjel Koça), 1930 ""Aleksandri" është krejt llahtar e gjak: djallëzija dhe thika janë themelet dhe kulmi i kësaj tragjedije’ (shkruan Bardhi Shtylla). Aleksandri asht Akili i kohnavet historike: strateg, i urtë, i matun, jo i ngutshëm por burr taman i pikatun. "Nji fytyrë legjendare që i ndrroi rrymën historisë, dhe bani që kush di sa e sa mija vëllimesh të shkruhen mbi 'të: mbi luftat e jetën e tij. Subjekti asht marë nga historija e mbretit Filip të Maqedhonisë, i cili vritet tradhëtisht dhe hypë në fron i biri i tij Aleksandri. Në kët tragjedi - shkruen Vangjo Nirvana - ka dashur të na japij një tragjedi euripidiane në të cilën zotëron përpjekja e passionevet njerëzore. Dashuri, ambicje, mëri, hakëmarje, passione të mbëdha njerëzore, që i japin thema të pa sosura reporterit theatror".”- Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Libri për zonjën e paharruar Rushen Golemi më ka përpirë. Kemi një libër biografik ku përshkruhet jeta e një gruaje të rrallë të cilën e kam njohur. Ky libër është përshkrimi besnik i jetës së gruas intelektuaie shqiptare, një jetë që përshkon trajektoren e faqeve më tragjike të historisë së vendit tonë... Autorja ka ditur të qëmtojë momente pikante nga jeta e dikujt që ka lënë një emër të madh! Emocionohesh duke e lexuar këtë libër! Një fëmijëri e qetë e protagonistes e cila thyhet jo pak nga sistemi absurd, figurat e gjyshërve-këtyre fajtorëve pa faj, tatëpjetat e familjes pasi babai burgoset, egërsia e kohës mbi Rushenin e vogël dhe adoleshente më kujtojnë "Shënimet nga shtëpia e vdekjes" e Dostojevskit. Sfida për ta stampuar emrin si një kirurge grua në mjekësi, skenat aq prekëse për shpëtimin e pacientëve, krijimi i familjes, thirrja që i bëri koha për t'u angazhuar në politikë bashkë me skenat tronditëse të Sigurimit të Shtetit, të cilat na kthejnë në ligësinë e asaj kohe, dhe epilogu i librit janë përshkruar mjeshtërisht e me elegancë nga autorja. Spikat një delikatesë stilistikore në të shkruar e një realizëm besnik në përmbajtje, të cilat bëjnë që libri të lexohet me kureshtje e të vijë rrjedhshëm tek lexuesi. Vihet re një përkujdesje stili, e stili në një vepër, është ndjenja. Autorja shkruan për nënën e saj duke derdhur dashuri e respekt mes rreshtash të cilat komandojnë edhe stilin e veprës. Pra, stili në këtë libër nuk është një term i ftohtë, abstrakt, akademik: ai është dashuri, ndjenjë, është entuziazëm! Urimet e mia më të sinqerta autores për këtë libëri ku çdo lexues do gjejë mbase një pjesë të vogël të jetës së vet. Kjo prozë biografike është një himn për gruan inteligjente, të fortë shpirtërisht, të pakompromis në jetë, e cila la një shembull perfekt për jetën e të tjerëve! Urime Inis!"- Rudolf Marku, shkrimtar
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Komunizmi ngjan të jetë në grahmat e fundit. Megjithatë, diktatori po kujdeset që pushteti, edhe pas pluralizmit politik, të mbetet sërish në duart e të tijve. Autori e përqendron rrëfimin e vet pikërisht në vitet që pasuan, te personazhe konkrete, parti politike e struktura kriminale, të cilat i ka bërë njësh dalldia për të grabitur gjithçka e rrënuar çdo vlerë të këtij vendi. Ai gërmon gjer në rrënjë të problematikës, duke na dhënë një shëmbëlltyrë të gjallë të të gjitha fijeve, të dukshme e të padukshme, që lëvizen në luftën për pushtet. Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Historia është si një kështjellë. Bedeni i një fakti të dokumentuar pasohet nga një hapësirë boshe pas të cilit vjen një beden tjetër, e kështu me radhë. Sa më e vjetër të jetë një kështjellë, aq më të çrregullta janë bedenat; disa prej tyre madje, me kalimin e kohës bien, duke bërë që hapësira boshe të zgjerohet, duke formuar shpeshherë një hendek gati-gati të pakapërcyeshëm. ...Në tullat e vjetra të historisë, gjenden ende gjurmët e gjakut të mpiksur të duarve që i kanë ngritur, por ato nuk duken, sepse tullat vendosen njëra mbi tjetrën.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania