Pak fjalë për autorin:
LAZËR SHANTOJA u lind në Shkodër më 2 shtator 1892.
Studimet e larta i kreu për Teologji ne Insbruk dhe në vitin 1915 u shugurua meshtar. Shantoja ka qenë prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe një ndër esperantistat e parë shqiptar. Fletoret e tij janë plot me krijime poetike në shqip, italisht, gjermanisht, esperanto.
Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e parë të P. Anton Harapit në punimet dhe botimin e së përkohshmes, "Ora e Maleve", së bashku me Luigj Gurakuqin, duke u bërë dhe redaktor në një nga firmat e saj kryesore. Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimorë, kulturor e ironik, fejtonë, poezi të vetat apo të përkthyera.
Në fillimin e viteve 40, ai mbështeti plotësisht qeverinë e Mustafa Krujës dhe bashke me të, Ernest Koliqin, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën e disa të tjerë themeluan në Tiranë 'Institutin e Studimeve Shqiptare'.
Menjeherë me ardhjen në fuqi te regjimit komunist, më 4 shkurt 1945 u arrestua në Sheldi, ku ishte strehuar prej pak kohësh e më pas dërgohet në burgun e Tiranës, duke u bërë kështu një ndër priftërinjtë e parë të arrestuar nga forcat e ndjekjes të regjimit.
Më 5 mars 1945 Dom Lazer Shantoja u pushkatua në rrethinat e Tiranës, mbas një gjyqi farsë. Në vitin 2016, është shpallur i lum nga Kisha Katolike, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.
Price:
1000 Lekë