titleToAlt
Për veprën "Marksi në Soho": A nuk ju ka shkuar mendja: pse duhet të më shpallin të vdekur herë pas here? Kjo monodramë e mprehtë dhe e hollë, kjo "dramë me historinë", fillon me një marrëveshje mes Karl Marksit dhe autoriteteve të jetës pas vdekjes. Kështu, Marksi fitoi të drejtën që të zbriste në Tokë për të pastruar emrin e vet. Mirëpo, pas një gabimi burokratik, Marksin e çojnë në Sohon e Nju-Jorkut, jo në lagjen e mykur të Londrës së dikurshme. Zinn-i na njeh me bashkëshorten e Marksit, Xhenin, me fëmijët e tij, me anarkistin Mikhail Bakunin, si dhe përmend e flet për personazhe të tjera të kohës. Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore. Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të lidhura janë idetë e Marksit me realitetin e botës së sotshme.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu gjeni të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! HISTORIA / KAFSHËT DHE BIMËT / SHKENCA E TOKËS / TRUPI I NJERIUT / SHKENCA DHE TEKNIKA / BOTA SOT / ARTI, LEXIMI DHE SPORTI Këtu do të gjeni 15 përmbledhje interesante mbi dinozaurët, astronominë, sportin, Europën... dhe 100 personazhe që kanë bërë histori.
Price: 3300 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, arushi Nini ia ka marrë me gjumë për shtatë palë qejfe. Ai po sheh në ëndërr sikur i ka hyrë një aventure të rrezikshme. Nini fantastik u bën thirrje miqve të tij. -Mbrojtës të planetit, Qoshja e Bukur, dëgjoni e mbani vesh këtë këtë lajm: Ujku i Murrmë do të pushtojë pyllin tonë me një ushtri grerëzash Ninxha.
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Nini dhe miqtë shkojnë të argëtohen në një panair; aty është një karusel i madh, ka hedhje unazash, peshkim rosakësh plastikë dhe një... tren të çuditshëm. Kur hipën në tren, Nini ndien frikë e ndaj turpërohet, por, si gjithmonë, bufi Bibu, me mirësinë e tij, e qetëson dhe i bën shokët të kuptojnë se nuk duhet ta ngacmojnë e ta vënë në lojë, sepse nuk ka asgjë të keqe që të ndiesh frikë. Madje, kjo e ka edhe një anë të mirë...
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e bukur, të gjithë kanë nga një ide të veçantë për t'i bërë Ninit ndonjë dhuratë për ditëlindje. Të gjithë, përveç Erolit të drojtur, miushit fusharak. I gjori Erol s'ka as para dhe as ndonjë mundësi tjetër për t'i dhuruar diçka Ninit. Po si do t'ia bëjë atëherë?
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, pushimet verore sapo kanë filluar dhe të gjithë lodrojnë me gaz e hare, se do të shkojnë me pushime në vende të bukura. Vetëm Nini duket cazë i trishtuar: Ai nuk do të shkojë me pushime këtë vit. Po çfarë do të bëjë, kur të gjithë miqtë e tij të largohen?
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur, prindërit e arushëve Nini dhe Suzi u japin atyre një lajm të mrekullueshëm: Ata do të bëhen me një vëlla të vogël. Oh, ç'gëzim! Nini e mban vrapin për te miqtë e tij që t'u japë lajmin e gëzuar, pa vënë re që e motra, Suzi, është strukur në një qoshe e duket shumë e trishtuar...
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Në një cep të pyllit, te Qoshja e Bukur ka shumë gjallëri. Urraaa! Do të nisemi për ekskursion. Ejani, hipni të gjithë sa jeni në autobus dhe drejt e në Pyllin e Lartë. Nini dhe miqtë zbulojnë kafshët e malit dhe ia dalin që të shpëtojnë edhe një marmotë të vogël. Zbulojeni sa më parë këtë aventurë të rrallë të miqve të rinj të Ninit!
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Ilustrimet mahnitëse zbulojnë mrekullitë e gjithësisë, që nga shpërthimi i madh dhe vrimat e zeza deri tek udhëtimet kozmike. Bëni një udhëtim në thellësitë shpërthyese të një supergjiganti të kuq. Zbuloni planetët dhe hënat e pabesueshme që përbëjnë Sistemin Diellor. Hidhni një sy brenda anijes kozmike, kostumit kozmik dhe stacioneve hapsinore për të parë se si funksionojnë ato.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Mësoni për frutat dhe perimet me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
titleToAlt
"Ç’prisni, fëmijë! Ejani të nisim udhëtimin për të parë e për të zbuluar se çfarë fshehin kafshët në botën e tyre plot mistere. A e dini se në këtë botë ka ndërtues mjeshtërorë, si: bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë që i ndërtojnë shtëpitë e tyre të mahnitshme me një zotësi të tillë që edhe ne, njerëzit, ua kemi zili."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Logjikë, shpejtësi në përllogaritje, strategji dhe durim. Ju mund t’i zhvilloni këto aftësi duke u argëtuar me lojërat që kemi krijuar në këtë libër. Pasi të përgatisni figurëzat dhe gurët që do t’ju duhen për të luajtur, mund të filloni menjëherë që ta vini veten në provë, duke i sfiduar shokët në një garë në hapësirë ose në laborator. Shkenca nuk ka qenë ndonjëherë kaq argëtuese sa ç’është në këtë libër.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Po të hyni në botën e veçantë të këtij libri, do të takoni princeshë Heleborën dhe dragoin e saj të çuditshëm, princeshë Abin bashkë me macen që flet, mjellmën fisnike të princeshë Ondinës, si dhe shumë princesha të tjera dhe kafshë magjike. Në këto përralla do të zbuloni vendet e mrekullueshme ku jetojnë e argëtohen personazhet tona dhe do të kënaqeni me aventurat e tyre të pazakonta.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë fluturën e mëndafshtë, portokallen me kokrriza, këpucët e buta... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë që nga një qenush lozonjar deri te dhjetë flutura të bukura të kadifenjta. Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"“ Do të më tregosh një përrallë?“ Këto fjalë thonë fëmijët anembanë botës, kur vjen koha e gjumit. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojnë, as nëse përrallat që dinë dhe zakonisht dëgjojnë, janë plot zana apo princesha, zebra apo gjirafa. Kjo ndodh sepse përfytyrimi i fëmijës mund të kapërcejë lehtësisht çdo kufi, çdo mur dhe çdo ndryshim mes kulturave dhe racave, pasi kërkon vetëm më të rëndësishmen, atë që është thelbësore te përralla: magjinë! Ky libër përmban përralla nga e gjithë bota, mes tyre edhe një shqiptare. Këto janë rrëfenja tipike për folklorin e traditave të largëta mes tyre, por që përmbajnë të njëjtën magji. Këto rrëfenja janë të shkurtra, të këndshme dhe plot aventura. Me to fëmijët do të udhëtojnë në të gjithë botën dhe do të njohin personazhe të paharrueshme. Këto janë kallëzime të përkryera për të nanuritur fëmijët në gjumë, duke u dhuruar ëndrrat e ëmbla që meritojnë, natë pas nate."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
PREK SQEPIN E PAPAGALLIT DHE BALUKEN E LAMËS, NDIEJ SA I BUTË ËSHTË GËZOFI I KOALËS DHE… DËGJO VARGJET E TYRE!
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania