titleToAlt
Në stacionin e trenit në kryeqytet, një burrë zbret nga treni duke tërhequr një çantë mbushur me kallëpe sapuni. "O Zot! Nuk u besoj syve! Eshë sapun? Vërtet?!" ia bën njeri nga grupi që ka rrethuar fatlumin. "Ku e bleve? Ku?" e pyesin të gjithë. "Në Shkodër... Që andej po vij!" "A kishte me shumicë?!" "Plot. Ishin mbushur të gjitha dyqanet e Shkodrës." "Oh, Zot! E pabesueshme! E ti thua se po të marrim tani trenin, do të ketë edhe për ne?!" "Plot. Ju betohem. Po deshët, ja ku e keni trenin! Prisni një biletë për Milot dhe nisuni!" "Milot???!... Ah, prit, prit!... Sapo na the Shkodër e tani na thua të shkojmë në Milot, dyzet kilometra më afër. Ka sapun edhe në Milot?" "Jo, jo, jo! Në Milot mund të gjeni, mender, një mut, por as edhe një copë sapuni! Sapun ka në Shkodër, por në Milot fillon radha e njerëzve që duan ta blejnë!"
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Studimi i ligjit islam mund të duket si diçka jashtëzakonisht e vështirë për ata që prezantohen me këtë fushë për herë të parë. Në këtë libër intrigues, Wael B.Hallaq, një më të mirënjohur të Ligjit Islam në perëndim, i udhëzon studentët që të orvaten ta njohin sa më gjerë dhe sa më thellë këtë temë, duke iu larguar këndvështrimeve statike dhe duke iu qasur një këndi prej nga mund të shihet më qartë tabloja e dinamizmit të formave të sheriatit. Gjysma e parë e librit i kushtohet diskutimit të Ligjit islam në periudhën paramoderne.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Valët konsiderohet si vepra artistike më e veshtirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks". Është një libër sui generis, jo vetëm për krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologet e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata "thonë" fakte dhe jetë dhe "mendojnë" rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes. Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata. Monologët ndërthuren me disa frag-mente që Woolfi i ka emërtuar "interlude të natyrës", të cilat paraqesin në mënyre impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve. Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nepërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t'i përngjante një "dramë poetike".
Price: 352 Lekë
titleToAlt
Purgatori 2023
Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoameri-kanë, Tomas Eloy Martinez. Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë. Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak: i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si "subversiv" nga junta ushtarake argjentinase. Me gjithe pengesat që i krijon i ati, mbësh-tetës i ushtrisë dhe bashkëpunetor në mizori, Emilia vazhdon ta kerkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA. Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes se tij? Në duart e Martinezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen. Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur? Si mund të vazhdojmë të jetojme sot, kur e gjithe kjo ndodhi dje, para syve tan? Si mund t'i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme? Si mund t'i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Libri i ri disa korrigjime në shënimet sqaruese dhe hartat e "Dhiatës së Re" është përmbledhje studimore ku korrigjohen gabime të bëra gjatë shekujve në jetën e autorëve të Dhiatës së Re, në përcaktimet se kur e ku i shkruan ata shkrimet e tyre dhe se kur e ku punoi Shën Pali në qytete e fshatra ilire.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Biblioteka Art & Politikë (BAP) synon të sjellë pranë publikut shqiptar debatet e sotme në artin bashkëkohor dhe kritikën përkatëse. Kjo seri tekstesh origjinale dhe vëllimesh të përpiluara hedh dritë mbi marrëdhënien mes artit dhe veprimit politik, duke marrë në shqyrtim ndërhyrje kyçe në teorinë, kritikën dhe historinë e artit, që nga periudha e pasluftës e këtej. Duke mbledhur shkrime të artistëve, kuratorëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, dhe duke u përqendruar në çështjet më urgjente që i japin trajtë përceptimit dhe agjencisë së artit bashkëkohor si formë kulturore, kjo seri mëton të zgjerojë marrëdhenien potenciale mes artit dhe shoqërisë në sferën shqipfolëse, duke i vendosur marrëdhëniet në fjalë brenda kornizash transnacionale dhe translokale. Kjo seri synon të mbushë një hendek në ligjërimin rreth kulturës dhe teorisë në gjuhën shqipe - e cila ka pak tekste të përkthyera për artin bashkëkohor - në përpjekje për të hedhur themele, asisoj që artistët dhe kritikët të ndërveprojnë me thelbësisht me njëri-tjetrin dhe me ngjarjet rrotull tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përmbledhje legjislacioni për procedurat tatimore. Përmbledhje legjislacioni për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme Përmbledhje legjislacioni për kthimin e pronave Fjalori juridik Latinisht - Shqip Vendime unifikuese të gjykatës së lartë 2000 - 2022 Vendime të zgjedhura të gjykatës kushtetuese Përmbledhje legjislacioni për markat dhe për patentat Përmbledhje legjislacioni për urbanistikën dhe ndërtimet
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Anne Sexton, Sylvia Plath, Paul Celan, Charles Bukowski, Nazim Hikmet, Wislawa Szymborska, Pablo Neruda e Janis Ricos. Përzgjodha për t'u bërë homazh veç këta të tetë, nga qindra poetët e shekullit XX që kam lexuar e më kanë pëlqyer. Tash, jam okay e i qetë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
KUR REALITETI ËSHTË SURREAL, VETËM LETËRSIA MUND TA SHPJEGOJË NË VITIN 1353, GIOVANNI BOCCACCIO shkroi Dekameronin: njëqind rrëfenja të përmbledhura, të treguara nga një grup të rinjsh dhe të rejash, që po kalonin ca kohë në një vilë jashtë Firences, në pritje që të kalonte e tmerrshmja Vdekja e Zezë, një murtajë që vrau mbi 25 milionë njerëz. Disa nga këto rrëfenja janë budallaqe, disa janë të mira, disa janë si fabula. Në mars 2020, redaktorët e The New York Times Magazine krijuan Projektin Dekameron, një antologji me një objektiv të thjeshtë dhe të gjerë: të grumbullohet një numër tregimesh të shkruara në kohën kur pandemia aktuale goditi botën. E si mundet që letërsia e shkruar nga disa prej shkrimtarëve më të mirë të kohës sonë, të ndihmojë për të memorializuar dhe për të kuptuar atë që është e paimagjinueshme? Çfarë mund të mësohet mbi mënyrën se si kriza aktuale po prek artin apo letërsinë?
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Libri-lojë për të stërvitur inteligjencën numerike në shkollën fillore Një seri e re për të mësuar matematikën me veprimtari zbavitëse të projektuara për: • të stimuluar vëmendjen në proçeset mendore që mbështesin të nxënit e matematikës; • fuqizimin e mendimit divergjent dhe krijues; • përfshirjen nëpërmjet një rrëfimi intrigues, që merr shkas nga enigmistika dhe nga didaktika nëpërmjet lojës. Vëllimet e serisë kanë një nivel vështirësie në rritje, janë projektuar në linjë me programin shkollor të matematikës dhe mund të jenë të dobishme qoftë për të përforcuar mësimet, qoftë për të rekuperuar dhe fuqizuar me anë të një qasjeje zbavitëse. Në këtë numër Inspektore Numërori dhe ndihmësit e saj, Miushët e Gjirizeve, do të hetojnë mbi zhdukjen e mistershme të kamerave në një shesh xhirimi në qendër të Romës, duke e shoqëruar fëmijën në kërkimin e të dhënave që do të zbulojnë fajtorin. Në këtë vëllim: • numrat nga 1 ne 20 • llogaritje me mend: mbledhje e zbritje • gjeometria: aftësia pamore-hapësinore, forma dhe rrotullime figurash • të dhëna e lidhje: mundësitë • masa: pesha.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e popullsisë së Lindjes së Mesme dhe Ballkanit.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Ti mund të ikësh nga ushtria, por nuk ikën ushtria nga ti. Jo gjithmonë. Jo përfundimisht... Dikush ka tentuar të vrasë presidentin francez. Sa snajperë mund të qëllojnë nga një kilometër e treqind metra? Xon koti, ish - snajper i Ushtrisë Amerikane, është një prej tyre. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh burg, më në fund del dhe...papritmas cënohet siguria e një samiti të G8 -s, i mbushur me liderë botërorë. Nëse dikush mund ta ndalojë kotin, është ai që e ka bërë edhe më parë: Xhek Riçëri, më i miri i më të mirëve.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Ngjarja qendrore në këtë roman është vrasja e Serda Kapurovës, një vajzë, me moshë dhe kombësi të papërcaktuar, që, edhe pas shumë hetimesh, nuk bëhen të ditura. Serda kërcen dhe këndon në një prej kryqëzimeve të Zagrebit, ku drita e kuqe në semafor zgjat 90 sekonda. Me kengët dhe vallëzimin e saj të ëuditshëm, vajza shkakton grindje dhe buzëqeshje te njerëzit dhe shoferët që kalojne atypari, por fiton edhe ndonjë të hollë prej tyre. Historia në roman është treguar nga pesë kënde të ndryshme: pesë personazhe, me historitë e jetës që të bëjnë për vete dhe që janë të lidhura me Serda Kapurovën. Cili prej tyre e ka përdhunuar, mbytur dhe lënë në një banesë të zbrazët të Zagrebit? Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika - ato rrënuan humanizmin te njerëzit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Laponi, natë. Para oxhakut, një grua ripërshkon me mendje jetën e vet të gjatë: historinë e dhimbshme të dashurisë, që ka në sfond faqet e errëta të historisë së gjysmës së parë të shekullit XX, ato të një Finlande të shtrydhur midis Rusisë dhe Gjermanisë. frymëzimin nacionalist e antikomunist të "të Bardhëve", me të cilin u ushqye në familje, në vitet 1910, ndërkohë që në kampet verore të vullnetarëve për atdheun merrte leksione shoviniste e maskiliste; dhe pastaj... infektimin nga nazizmi. Më pas, nuk qe e vështirë për të, të gjente mishërimin erotik dhe sentimental te koloneli i pasur, i fuqishëm e autoritar, shumë më i madh se ajo, njç i njohur i të atit në Gjermani, kur stërviteshin për të luftuar rusët.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Lindja e të birit e shtyn Lusin, një argjentinase njëzetvjeçare, t'u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë. Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri? Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbengulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Vitet 2023
E gjithë fuqia kritike që kërkojmë nga një roman është këtu, në një nga librat më thelbësorë të kohëve tona. Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidhë Annie Ernaux te libri "Vitet", një afresk autobiografik dhe njëkohësisht kronikë kolektive e botës sonë, që nga koha e pasluftës e deri më sot, një nyje e zgjidhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual, me korin e historisë. Annie Emaux na përshkruan Çlirimin, Algjerinë, mëmësinë, de Gaulle-in, 68-ën, emancipimin e gruas, Mitterrand-in; e më pas përparimin e prodhimit të mallrave, përpjekjet drejt konformizmit, hyrjen e internetit, 11 shtatorin, rizbulimin e kënaqësisë. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo "autobiografi jopersonale" ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t'ia dale që "të shpëtojë" një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot të ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme. 1938. Magjik, intrigues, që shkëlqen nga dritat dhe ngjyrat, “Bota e Çudirave” është një cirk i madh që përshkon të gjithë Europën. Në këtë univers magjik, Lena, vajza e iluzionistit të famshëm Teo Papadhopuli, është ndier gjithmonë e përjashtuar. Ky cirk përmban bukurinë dhe tradhtinë, magjinë dhe misterin, vetminë dhe dritën për Lenën që, e “ngujuar” në një karrige me rrota, pas poliomilitit që ka kaluar në fëmijëri e gjen rrugëdaljen vetëm në libra. E bukur dhe kureshtare, Lena aspiron me zjarr botën e shkencës dhe mjekësisë, por jeta i merr një kthesë emocionuese kur shpëton Aleksandrin, një djalë jetim me një të kaluar misterioze. Dëshira për ta ndihmuar është më e fortë se çdo frikë dhe rrezik. Në pasaportën e djalit, shtypur me bojë të kuqe, bie në sy shkronja “J”: Aleksandri është çifut, i arratisur nga nazistët.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Po afronte dreka dhe ne ende nuk e kishim shitur kalin. Kishte njerëz që afroheshin, pyesnin për çmimin dhe largoheshin, duke thënë se do të ktheheshin prapë pasi të shihnin një herë pazarin, por asnjë nuk ishte kthyer deri atëherë. - Ja ku është, e paskan lëshuar, - bërtiti Bibua me të madhe. - Kush është? - tha im atë duke hedhur sytë andej nga po tregonte me dorë Bibua. - Ai ore, arixhiu që morën policët, ja ku po vjen drejt nesh, -vazhdonte të fliste me zë të lartë Bibua. E pashë edhe une. Ngaqë ishte i gjatë, atij i dilte koka mbi të tjerët. Ishte pa kapele. Flokët e gjatë dhe sterrë të zinj, ca ia merrte era e ca i binin mbi sy. - Qëpari ishte me kapele, - tha Bibua, - do t'i ketë humbur kur u zunë. Burri me mustaqe të mëdha u afrua tek ne dhe hodhi sytë nga kuajt që ishin lidhur aty afër. - A shiten këta kuaj, more? - foli pa ua hequr sytë. - Njëri shitet, - u përgjigj babai. - Kush nga këta? - pyeti prapë i porsaardhuri. - Ai i ziu, - u përgjigj Bibua, këtë radhë në vend të tim ati. - Ky tjetri qenka më i mirë, - foli burri me mustaqe duke u afruar te kuajt. - Të dy të mirë janë, - ia ktheu Bibua duke trashur zërin, që t'i dilte njësoj si ai i tjetrit. Arixhiu u afrua te kali, ia kapi gojën me të dyja duart dhe ia ngriti buzën e sipërme duke i zbuluar dhëmbët. Më vonë doli nga ana tjetër dhe i ra me pëllembë në vithe, gjë që e bëri kalin të hingëllinte dhe të gjuante me shkelma. - Nuk qenka shumë i ri, - tha, - dhe duket i vrarë nga puna. Viti i zisë së bukës, 1951 i sjellë me sytë, ndjenjat dhe botën e një fëmije, në një fshat të Mallakastrës. Shitja e kalit për një fermer konsiderohet si akti i fundit i mbijetesës, kur nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithsesi për një fëmijë nuk ka trishtim, është plot ngjyra, mes lojërave, shokëve, familjes. Një libër që të lë një shije melankolike, dhe një zili për jetën e një fëmije në një kohë që nuk vjen më. Me aq pak të mira materiale e aq shumë dëshirë për jetën. Faleminderit, bab, për këtë dhuratë që do trashëgohet mes brezave. Enkelejdi dhe Genti.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nje prej imazheve me te zjarrta te' shekullit te njezete: dy djem te rinj, dy princa, duke ecur pas arkivolit te se ernes, ndersa bota i shikonte me pikellim dhe tmerr. Ndersa Princeshe Diana u shtri per te pushuar, miliarda njerez pyesnin veten se gfare duhet te men-dojne dhe ndiejne Princi Uilliam dhe Princ Herri dhe, si do te shkonte jeta e tyre qe prej atij gasti. Per Herrin, historia eshte si vijon: Para se te humbiste nenen, princi dymbedhjete vjegar Herri njihej si i shkujdesur, zevendesuesi fatlum i trashegim-tarit me serioz. Dhimbja ndryshoi gjithgka. Ai iuftoi ne shkolle, Iuftoi me zemerimin, vetmine dhe, per shkak se fajesoi shtypin per vdekjen e nenes, Iuftoi te pranonte faktin se jeta e tij ndodhej ne qender te vemendjes. Ne moshen njezetenje vjegare, iu bashkua ushtrise britanike. Disiplina i dha strukture dhe dy turne luftarake e bene hero ne atdhe. Por shpejt u ndje me i humbur se kurre, duke vuajtur nga stresi post-trauma-tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese te panikut. Mbi te gjitha, s'mund te gjente dashurine e vertete. Me pas, njohu Meganin. Bota u perfshi nga romanca kinematografike e giftit dhe u gezua me dasmen e tyre, si ne perralla. Por qe ne fillim, Herri dhe Megani rane pre e shtypit, iu nenshtruan valeve te abuzimit, racizmit dhe genjeshtrave. Duke pare gruan te vuaje, sigurine dhe shendetin e tyre mendor ne rrezik, Herri s'pa asnje menyre tjeter per te parandaluar perserit-jen e historise tragjike, vegse te ikte nga vendi i tij ame. Gjate shekujve, largimi nga Familja Mbreterore perbente nje veprim qe pakkush e pat guxuar. E fundit qe u perpoq, ne fakt, kish qene nena e tij... Per here te pare, Princ Herri tregon historine e tij, duke pershkruar udhetimin me ndershmeri te vertete, te patundur. Nje botim historik, plot dije, zbulese, vete-ekzaminim dhe menguri te fituar me veshtiresi, lidhur ngushte me fuqine e perjetshme te dashurise mbi pikellimin.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në Koncepte Etiko-Fetare në Kuran, Toshihiko Izutsu analizon frymën udhëheqëse të kodit moral islam, që është dhe marrëdhënia bazë etike e njeriut me Zotin. Izutsu pohon se, sipas konceptimit kuranor, Zoti është i një natyre etike dhe vepron mbi njeriun në mënyrë etike. Implikimet që rezultojnë për njeriun janë me shtrirje të skajshme, që kerkojnë përkushtim jo thjesht ndaj Zotit, por edhe ndaj projektimit të jetës në menyrë etike. Izutsu tregon se sipas Kuranit përgjigja jonë etike ndaj veprimeve të Zotit është vetë feja; është në të njëjtën kohë edhe etike edhe fe. Izutsu i eksploron këto tema duke përdorur etnolinguistikën, një teori e ndërlidhjeve midis modeleve kulturore gjuhësore, për të analizuar strukturën semantike të koncepteve kryesore në Kuran.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania