titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Pasi përshkuan pyjet e Amazonës, majat e Himalajës dhe përballuan një mijë prova, tanimë Nadia dhe Aleksandri ndodhen në zemër të Afrikës së zezë, ku do të shpëtojnë popullin e pigmejve. Ata udhëtojnë bashkë me gjyshe Kejtin, së cilës redaksia i ka caktuar detyrën për të shkruar një reportazh të rëndësishëm. Ndërkaq, në Najrobi, Aleksi dhe Nadia takojnë një falltare që i paralajmëron për një rrezik të afërt. Kur tashmë puna është duke përfunduar, hyn në skenë vëlla Fernandoja, një misionar që po kërkon dy shokët që kanë humbur në një rajon të paarritshëm. Vëlla Fernandoja i bind Kejtin dhe të tjerët që ta shoqërojnë për në Ngoube, vendmbërritja e mundshme e dy misionarëve. Aty e kuptojnë se në pyilin tropikal afrikan, gjuetia e paligjshme e elefantit dhe e kafshëve të tjera të egra tërheq mercenarë të paskrupullt. Të këqijtë tani janë shefat e Vëllazërisë së Leopardit: komandant Mbembeleja, magjistar Sombeja dhe mbret Kosongoja që ka skllavëruar fisin e pigmejve. Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me ndihmën e shpirtit të mbretëreshë Nana-Asantes, do të arrijnë t'i çlirojnë nga skllavëria.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1976 krijova dy lidhjet më të rëndësishme të jetës sime: familjen time dhe punën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë. Edhe sot, familja dhe atdheu mbeten për mua të shenjta, Në shërbimin e jashtëm, familja dhe atdheu marrin dimensione të veçanta; ato bëhen motivi kryesor që udhëheq punën dhe aktivitetin e një diplomati profesionist. A e keni vënë re? Ngjyra e kuqe e flamurit është më e kuqe kur jemi jashtë vendit dhe himni kombëtar në ceremonitë e dorëzimit të kredencialeve tingëllon shumë më bukur se zakonisht. Në këto dekadat e fundit kanë ndodhur ndryshime të mëdha në botë dhe në vendin tonë; vija e ndarjes midis dy blloqeve politike e ushtarake gjatë luftës së ftohtë të para viteve '90, u zhvendos nga Adriatiku në Detin e Zi, dhe vendi ynë, për herë të parë në historinë e vet, u gjend gjeografikisht në brendësi të bllokut politik, ushtarak dhe të sistemit shoqëror, në të cilin natyrshëm na takonte që të ishim. Ndryshimet e nevojshme që ndodhën në vendin tonë sollën kalimin e sistemit tonë shoqëror nga ai totalitar në atë demokratik. Por ndërkohë që blloqet dhe situatat gjeostrategjike ndryshojnë, interesat kombëtare (atdheu) dhe ato të familjeve tona si diplomatë mbeten po ato.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në botën e pyllit, një mbretëri xixëllonjash është gati për natën e xixëllimit. Mes mijëra xixash dhe xixushësh është Fani, një xixë që pret të bëhet xixëllojë. Krejt ndryshe nga sa e priste, nata e xixëllimit nuk ishte për të. Fani niset në një udhëtim plot aventura për të gjetur dritëzën e humbur, e teksa kërkon me këmbëngulje të ndryshojë jetën e saj, ndikon në jetën e të tjerëve dhe të një qyteti. Një përrallë për besimin në vete, këmbënguljen për të bërë realitet ëndrrat, pavarësisht sa ndryshe mund të jesh nga të tjerët. Është një përrallë e fuqisë së shpirtit, dritës brenda vetes dhe dashurisë për mjedisin.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një histori epike për dashurinë, luftën dhe forcën e shpirtit njerëzor Itali, 1943 - Lufta e Dytë Botërore. Gjermania ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që rrezikohet jeta e popullatës hebraike. Eva Roseli dhe Anxhelo Bianko u rritën si motër e vëlla, por të ndarë nga feja dhe nga rrethanat. Me kalimin e viteve, të dy kuptojnë se ata duhet të jenë vërtet një familje, por jo ashtu si i mendojnë të gjithë. Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e fshehur, sepse ka shumë arsye për të luftuar. Anxhelo nuk e ndal dot, por bën të pamundurën që ajo të jetë gjithmonë larg rrezikut. Gjithë bota është në luftë dhe të gjithë njerëzit në vuajtje. Eva dhe Anxhelo do të kalojnë sfidë pas sfide, derisa fati të mos jetë më në anën e tyre dhe t'i detyrojë të bëjnë zgjedhjen më të vështirë...
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Jeni në klasë të parë! Sapo keni mbaruar abetaren! Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë! Tashmë mund të lexoni vetë librin tuaj! Praktikoni leximin dhe argëtohuni me historitë e bukura!
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër përmban poema dhe balada, vargje të përzjera pranverat, ankthe dhe vegime e fjalë të pambaruara.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas dhjetë vjetësh e më pas për t'u zhdukur plotësisht.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse "kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën." Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit; na paralajmëron se shteti terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap iarg të bërit realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon! Pushteti nuk është mjet, është qëllimi. Askush nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin, por krijon revolucionin për të rrënjosur diktaturën. Qëllimi i përndjekjes është përndjekja. Qëllimi i torturës është tortura. Qëllimi i pushtetit është pushteti. ‘Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes.’ -The Guardian ‘Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen, politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën "1984". [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe një vepër arti tronditëse dhe tragjike.’ -The Atlantic ‘Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon gjithçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.’ -Independent
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nuk e dija se do shkruaja libra për shpirtin e artit dhe të artistëve. Ky lloj frymëzimi nuk paraprihet nga plane, është një lloj dehje që zgjeron hapsirat brenda teje, dhe ti njeh botën, ushqen fiymëzimin, zgjidh enigmat dhe krijon të reja, bashkon ngjyrat e shpirtit përdëllenjës me koloritin e artit të krijuar si materie estetike. Është mëse e saktë ajo që thuhet se arti shkon edhe atje ku nuk mbërrin filozofia. Unë në jetë i pata dhe i kam të dyja, ndaj kur "portat sekrete" nuk hapen me çelësat e arsyes abstrakte i lë ashtu, nuk provoj hapës tjetër, arti nuk ka mjete të tillë. Kalova dyert dhe muret, pragjet dhe llagëmet, pengesat dhe keqdashjet, nënvleftësimet dhe helmet njerëzore me fluturimin e "krahëve të artit", po po, ai të bën të fluturosh, përtej momentit kritik, të arratisesh tej kohës kur ti jeton, të jesh i çliruar dhe të mbrish (jo pa fituar beteja tejet të vështira,) tutje larg mendësisë frenuese. Arti relativizon kohën duke e zgjeruar dhe zgjatur atë. Koha në art quhet ndryshe imagjinatë, dhe fal tij unë bashkova lirinë e lindur me art-imagjinatën. Jo e lehtë por aq e vlert. Dialogu liri-imagjinatë, ose imagjinativ në lirinë tënde më bëri ky që jam.
Price: 6000 Lekë
titleToAlt
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin "Forca e Faktit" profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, "Forca e Faktit" është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botën.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Ka lindur në vitin 1950 dhe ka filluar punën si mësues i matematikë-fizikës, pas mbarimit të IP Shkodër në vitin 1970. Paralelisht ka ndjekur studimet universitare, dega fizikë, pranë FSHN -Tiranë, të cilat i mbaroi në vitin 1976. Aktivitetin profesional e ka ushtruar kryesisht në fushën e mësimdhënies, po edhe në drejtimin e shkollës. Ndjenja e detyrës dhe e përgjegjësisë për mësimin dhe për formimin e brezit të ri e kanë motivuar dhe nxitur për të thelluar nivelin e tij teorik. Në procesin e gjatë të ballafaqimit të logjikës shkencore dhe përvojës vetjake me të vërtetat zyrtare në lëmin e fizikës, ka krijuar mendimin dhe këndvështrimin e vet teoriko-shkencor, të cilat demonstrohen në brendinë e këtij libri. Autori, fillimisht konstaton një boshllëk në trajtimin e komunikimit gravitacional midis dy trupave të cilin synon ta plotësojë nëpërmjet një teorie specifike fizike, ku anashkalohet koncepti i fushës gravitacionale. Libri mund të lexohet nga mësues, pedagogë dhe studiues të fizikës, nga studentë të kësaj dege të shkencës,të matematikës, informatikës si dhe nga lexues të tjerë të apasionauar, të diplomuar në shkencat teknike.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Në Dahau kudo të vdekur, të varur të helmuar me gaz, të djegur në krematore, të pushkatuar. Një epidemi tifoje i shtonte të vdekurit, prej të mbijetuarve. Unë kam asistuar në ekzekutimin e ushtarëve gjermanë, të arrestuar, sapo kishin mbërritur amerikanët. Aty në Dahau, nga një rastësi fatlume, unë kam gjetur Robert Antelmin, i cili pat qenë arrestuar në qershor 1944 me të tjerë shokë të lëvizjes tonë dhe më pas u internua. Ai ishte i sëmurë kaq keq, sa që tashmë atë e kishin hedhur në qerren e të vdekurve. Kur ne po i ngrinim trupat, ai duke më parë kalimthi, belbëzoi ngathët mbiemrin tim, e më pas emrin. Kolegu që ishte me mua, e dëgjoi dhe më tërhoqi vëmendjen duke më thënë:"Më duket se juve po ju thërret."
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Pasione 2020
"Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetërpërveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m'i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç'është mërzitja. Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t'u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di përse-në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar sesi-në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, per vetë natyrën e saj, do të jetë relative."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Për disa, jeta është një ëndërr. Lotoja dhe Matilda - djali i artë dhe princesha prej akulli - njihen pas mbarimit të universitetit dhe martohen menjëherë. Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t'u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme. Ajo çka të gjithë shohin ose besojnë se shohin nga jashtë, janë njëzet e katër vjet martesë të një çifti të përsosur. Por mjafton vetëm të ndryshojë këndvështrimi dhe maska bie. Fati tronditet pa mëshirë dhe Matilda kthehet në shtrëngatën që shkarkon një ngarkesë të tërë të panjohurash. Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t'i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti. «Një nga kënaqësitë që të ofron ky libër janë të papriturat. Lauren Groff di si ta shndërrojë çdo fjali në një uragan të vogël». The NewJork Times
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme. Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur. Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Price: 950 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania