titleToAlt
Libri bestseller, "Si mendojnë njerëzit e suksesshëm", është materiali më i përsosur dhe i përmbledhur për t'u lexuar për botën e sotme që ecën me ritme kaq të shpejta. Eksperti botëror i lidershipit, John C. Maxwell do t'ju mësojë si të jeni më krijues dhe kur duhet të vini në pikëpyetje të menduarit e përgjithshëm. Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal. 11 çelësat për të menduarit e suksesshëm përfshijnë: • TË MENDUARIT NË PLAN TË GJERË: Si të shohësh botën përtej nevojave dhe si të çon, kjo drejt ideve të mëdha. • TË MENDUARIT E FOKUSUAR: Si të largosh pengesat dhe shpërqendrimet mendore përtë realizuar potencialin e plotë. • TË MENDUARIT KRIJUES: Si të mendosh në mënyrë të veçantë dhe të bësh zbulime. • TË MENDUARIT E PËRBASHKËT: Si të punosh me të tjerët për të arritur rezultate. • TË MENDUARIT REFLEKTUES: Si të shohësh të shkuarën dhe të fitosh një kuptim më të mirë për të ardhmen.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi Tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Një ëndërr me hap vallëzimi: Falë kursit të baletit klasik të organizuar në miushford nga profesoreshë plie do të mësojmë tërë të fshehtat e kësaj disipline joshëse... Dhe mes pirueteve dhe kërcimeve do të zbulojmë talentet tona!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thella për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo "përrallat e bukura" duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. "Jeta e gënjeshtërt e të rriturve" ka të bëjë, para së gjithash, me adoleshencën — një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t'i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado që bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse. “Më duket vetja e shëmtuar, e ligë, por prapë kërkoj të më falin dashuri.” “Struktura e thellë e psikikës së personazheve është e njëjta: dashuria mbetet në qendër të jetës së këtyre vajzave më shumë se ç'duhet; dashuria ngatërrohet me seksin; dëshira, më shumë se sa i verbon personazhet, u rrëmben aftësinë e gjykimit dhe e vë këtë në shërbim të saj.” -New York Times “Personazhet më të gjalla të Ferrante-s janë gjithnjë të hapura ndaj ndikimit reciprok. Ata ndryshojnë dhe zhvendosen pikërisht aty, në fletë, kundër vullnetit të tyre, mu përpara syve tanë.” -The National Book Review
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin "Mrekullia" dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në "Kapitullin e Xhuljanit" vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Në "Kapitullin e Xhuljanit" tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes. Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë. “Që të gjithë - fëmijë e të rritur - duhet të lexojnë "Mrekullinë. "Kapitulli i Xhuljanit" i jep vlerë edhe më të madhe historisë së "Mrekullisë". Na sjell ndër mend rëndësinë e dhembshurisë në jetën e përditshme.” -BBC Radio 4 “[...] historia e Xhuljanit është e mbushur me befasi që theksojnë temën e dhembshurisë jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj dhunuesit. Fëmijët do të mësojnë se ç'do të thotë të futesh nën lëkurën e tjetrit, kur të zbulojnë se çfarë e shtyn Xhuljanin të sillet aq keq.”-School Library JournaL “Lexuesit e njohin Xhuljanin si "i forti" që e bëri të vuajë Agin, por kjo histori hedh dritë mbi anët e errëta të tij, duke nxjerfë në pah të vërtetën e tij.” -Booklist
Price: 600 Lekë
titleToAlt
I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia. Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e katojnë vlerën $30 miliard. Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës. Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi. Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe. Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese. Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bovverman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë. Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Flush: Një Biografi u publikua fillimisht më 1933. "Dashuria ishte kryesisht aromë; forma dhe ngjyra ishin aromë; muzika dhe arkitektura, ligji, politika dhe shkenca ishin aroma. Për të, edhe vetë religjioni ishte aromë."
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kurba J 2020
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes. Cila do të mbizotërojë? Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm. Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese. Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak. Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë. Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri. Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Dita e zgjedhjeve po afron. Pa vrisni pak mendjen se kush po kandidon për senator të klasës... Ei Xhei dhe Andrea! Kryebashkiaku Habëll do t'iu mësojë fëmijëve të gjitha marifetet e politikës dhe se çdo votë ka rëndësi. Kush do të fitojë? Kush do të humbasë? Dhe kush do të puthw një bebe? Iii, sa e shpifur!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Si ndodhi që një princ gjerman, nga Rini, të vinte e të ulej në fronin mbretëror të Shqipërisë, siç na dëshmon viti 1914? Kjo ishte pyetja që solli dhe fillimin e ngjizjes së idese për të shkruar këtë liber. Për t'ïu përgjigjur asaj, ne dërguam Karl Rihterin si korrespondent të një gazete vjeneze në një udhëtim në kohë dhe e lamë atë të vëzhgonte në Shqipëri rrethanat dhe problemet e gjashtë muajve të mbretërisë. Gjatë aventurës së tij shqiptare ai takon edhe baroneshën pasionante, Ameli fon Godin, britaniken kurajoze, Miss Durham, sikurse dhe baronin turbullues Nopça, të tre njohës shumë të mirë të rrethanave politike në vendin e vogël buzë Adriatikut. Për ta bërë edhe më interesant misionin e tij, ai kryen edhe një intervistë me Kajzerin Gjerman, Vilhelm Il në ishullin e Korfuzit ku na zbulohet me këtë rast edhe qëndrimi gjerman për çështjen shqiptare". Aventura personale e Karlit përzihet me atë politike të Princ Vidit si Mbret i Shqipërisë. Nuk mungojnë aty as takimet dhe rrëfimet e personazheve të rëndësishëm shqiptarë të kohës si Ekrem Bej Vlora, e Dervish Hima. Tradhtia, intrigat e diplomateve të kohës si dhe mbërritja papritur e oshëtimave të Luftës së Parë Botërore, i ofruan këtij eksperimenti një fund më të butë."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Mortët 2020
"Se duhet thënë: fëmijët hynë të parët mes gërmadhave. ndofta ngaqë nuk i njohin tmerret e kësaj bote dhe nuk kanë frikëra si tonat. Disa prej tyre dolën nga shtëpia me ca maska allçie të hollë nëpër duar. Pastaj i vunë maskat dhe nisën të luanin në oborr, me shpresën se do të na nxirrnin nga kllapia. Kur ne e mblodhëm sadopak veten, fëmijët me maska qenë derdhur udhëve të qytetit, për të trembur a zbavitur njerëzinë. - Dhëntë Zoti të mos kenë marrë ndonjë sëmundje e na fikin derën, - belbëzoi një peshkatar. Më vonë, kur u bë lista e gjërave të shtëpisë, sipas një llogarie të përafërt, veç një pushke pa kondak, më tepër se gjysma e atyre maskave nuk u gjet".
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Viva la mort" ia bëri me vete, dhe vrikthi ktheu kryet në të majtë, si të kishte frikë se kishte folur me zë të lartë... Aty për aty pati një cytje kotnimi për t'i dhënë atij shfrimi njëfarë përmbajtjeje a domethënieje edhe nëpërmjet ekzistencës së vet, dhe u vu ndërkryerazi të gjente arsye pse vdekja nuk ishte e thënë të ishte një gjë për t'u vajtuar, përkundrazi, mund të ishte edhe një ngjarje e gëzueshme, pasi në atë mënyrë do shpëtonte një herë e mirë prej shumë gjërave, do shpëtonte prej grackës së një vizioni mbi botën, që burimin e kishte te terrori që ushtronte vetë vdekja, prej tutës së moskuptimit me të tjerët, prej makthit se gjithnjë do t'i duhej të bënte gjënë e duhur, dhe jo gjënë që donte..., prej krusmes së pafrytshme për t'i gjetur një kuptim vetë jetës, dhe prej pasigurisë se, edhe sikur ai kuptim të gjendej, fjala vjen te ndërtimi i një familjeje të bukur e të lumtur, do ndodhte se s'bën diçka. apo do dilte se s'bën dikush... që do mëqakej t'i rikthente gjërat në gjendjen e njohur, ku ai kuptim ose do mungonte sërish, ose do ngatërrohej me kënaqësi të thjeshta të jetës, si të lexonte një libër, të ndiqte një garë kuajsh, të pinte një gotë vere "Château Margaux", etj, etj. Të gjitha ato, e të tjera të ngjashme, ishin kënaqësi gë merrnin vlerë kur i mvisheshin, si degët me gjethe një trungu peme, kuptimeve të jetës, njërin prej të cilëve ai e kishte zbuluar dy javë më parë, në Paris, me të dalë prej studios së doktorit, dhe ai kuptim ishte të qenët babá, babai i Besës, babai i pazëvendësueshëm i saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Bija takohen gjatë pushimeve verore dhe mes tyre lind një shoqëri e sinqertë. Duke iu bërë bisht prindërve e duke eksploruar përreth, ditët e nxehta të verës po shkonin për bukuri. Por, ndërsa vajzat afrohen nga dita në ditë me njëra-tjetrën, pyetje të çuditshme fillojnë të lindin... A është vërtet Lizi fëmijë i vetëm? Pse është zhdukur babai i Bisë? Dhe pse, teksa pushimeve u vjen fundi, vajzave u ndalohet të takohen sërish?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Përrallat, si një nga nënllojet më të përhapura të krijimtarisë gojore, sjellin disa nga tiparet më thelbësore të një vendi, si mënyrat e jetesës, traditat dhe botëkuptimin. Tridhjetë e katër përrallat popullore spanjolle, të shqipëruara nga Diana Jaka, vijnë si një arsenal i trashëguar nga kultura orale dhe në përmbajtjen e tyre, kanë elementin fantastik, magjik, ashtu si përrallat e cilitdo vend të botës. Fakti që ato nuk kanë autorësi, iu jep atyre një shtrirje të gjerë, duke i kthyer në një pasuri shoqërore që trashëgohet, ruhet e pasurohet nga vetë shoqëria.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta. A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Mihail Shollohovi (1905-1984), shkrimtar me emër botëror, vjen me Fati i njeriut, një rrëfim i jashtëzakonshëm, që përpihet me një frymë. Bie në sy fakti se Çmimi Nobel iu dha Shollohovit në vitin 1965 jo për të gjithë krijimtarinë, por pikërisht për romanin Doni i Qetë. Akademia e Suedisë në vendimin e saj shprehet qartë: «Çmimi Nobel për letërsinë i jepet Mihail Aleksandroviç Shollohovit në shenjë mirënjohjeje për forcën dhe ndershmërinë që ka shpalosur në krijimin e epopesë për Donin, kushtuar fazave historike të jetës së popullit rus.» Anders Osterling, kryetari i Komitetit të Çmimit Nobel, deklaroi: Doni i Qetë është nga të gjitha pikëpamjet një vepër e fuqishme, që mjafton vetëm ajo për ta përligjur çmimin Shollohovit, pak me vonesë, por për fat të mirë jo shumë vonë. «Njeriu që shkroi romanin më të madh historik të letërsisë ruse pas Lufta dhe paqja eTolstoit, gjen sot vendin që i shkon për shtat midis klasikëve të letërsisë botërore», - ka shkruar sekretari i Çmimit Nobel, shkrimtari Karl Gierov...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një libër i veçantë i Kangolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha persanazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi". Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit. Dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek "I Humburi", pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te "Stinë pamdemie", pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020. Por çfarë ka ndadhur ndërkaq? Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humar, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Price: 350 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania