titleToAlt
«Ti duhet të dish se para se të gjykosh dikë, duhet ta njohësh. Askush nuk lind tërësisht i keq apo i mirë, një spektër ngjyrash gjendet brenda secilit prej nesh. Njerëzit kanë mungesa që në një mënyrë të çuditshme mundohen t'i mbushin ashtu siç dinë. Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të helmojë. Jeta është kaq e mundishme për t'u mbytur në errësirën e shpirtrave të atyre që takon.» “Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim marra-mendës, duke jetuar ditë për ditë me ta, duke u përfshirë fuqishëm dhe duke ndjerë çdo emocion, dhimbje e dashuri të tyre, siç ndodh vetëm me librat e mirë.” -Arlinda Dudaj
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një kohë kur lëvizjet e mëdha demografike të këtyre tri dekadave të fundit thuajse e patën shuar shpresën se varieteti i gegërishtes verilindore do të dokumentohej me të njëjtin përkushtim shkencor siç qe dokumentuar varieteti i gegërishtes veriperëndimore, shfaqet ky studim sirtari, i ruajtur falë kujdesit të trashëgimtarëve të Gosturanit. Pas një detajimi të përimtë të shpërndarjes gjeografike të gegërishtes verilindore brenda dhe jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë, autori zbërthen tiparet e qenësishme dhe dalluese fonetike, morfologjike e leksikore të saj. Një studim i tillë i shumëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike, te të cilat shumë pyetje ende nuk kanë marrë përgjigje. E po ashtu do konsideruar edhe si një ndihmesë e madhe për të ripërcaktuar lëvizjet e popullatave shqipfolëse në ag të kohëve, kohë të cilat nuk e njohën dëshminë historiografike.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
DhimbjE 2020
"Dhimbje" është një roman i fuqishëm, që ekspozon pasionet e vjetra, të cilat mund të na rikthehen një ditë, duke pro-vuar aftësitë tona për të bërë zgjedhjet thelbësore në jetë. Edhe dhjetë vjet pasi ajo u plagos nga sulmi terrorist gjatë Intifadës së Dytë në Jeruzalem, dhimbja kthehet në një torturë sfilitëse. Trauma e shkaktuar nga ky sulm, në roman trupëzohet nën emrin e Irisit, personazhi i cili vuan shpirtërisht nga një martesë pa gëzime dhe e paplotësuar. Ajo është një grua e lodhur, ka dy fëmijë të rritur dhe ka një jetë, drama e së cilës rritet kur vajza i martohet me një burrë të moshuar. Por, pas shumë vitesh kur pasionet thuajse janë shuajtur, rikthehet Eitan, i dashuri i rinisë, burri i ëndrrave të saj. Megjithëse lidhja e tyre kishte përfunduar herët, plaga e shkaktuar nga braktisja dhemb më thellë në shpirt dhe më shumë se shpërthimi vetëvrasës. Iris është e detyruar të sajojë gënjeshtër pas gënjeshtre dhe kjo sjellje ia komplikon edhe më shumë jetën në familje. Por, si do të ndikojë tek fëmijët ky rikthim tek lidhja e vjetër?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut. Libri është shkruar me nerv të përkryer letrar dhe gjallëri, duke e bërë për lexuesin mjaft tërheqës. Si subjekt i romanit i ka shërbyer jeta e piktorit të njohur francez, Pol Gogen [1848-1903]. Momi shfrytëzoi momentet më të rëndësishme por edhe kritike në biografisë së artistit, angazhimin e tij të vonuar me pikturën, ndarjen nga familja,mospranimin e rregullave të artit akademik deri tek rrugët dhe format e reja të shprehjes artistike.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, zemra e Kimbërly Rozit është thyer aq herë, sa nuk e mban mend më. Me dy fejesa të dështuara, një divorc dhe tanimë e vetme dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit, Kimi duket se "nuk plotëson asnjë kusht" për të pasur sukses në jetë. E trembur se mos tani duhet të kalojë edhe një Krishtlindje tjetër vetëm, ajo regjistrohet në një konferencë letrare në hotelin "Streha e Krishtlindjes". Gjithashtu, ka fjalë se në atë konferencë do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i saj i parapëlqyer dhe Kimi nuk do ta humbasë rastin për t'u njohur me të. Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhepër konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj. Ndërkohë, edhe vetë Ziki ka pasiguritë dhe dështimet e tij në jetë. Mbi të gjitha, ka një tëfshehtë për të cilën nuk guxon të rrëfehet... Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ernest Koliqi ka lindë në Shkodër me 20 maj 1903. Në vitin 1923 aktivizohet me At Anton Harapin dhe dom Lazër Shantojën tek gazeta "Ora e Maleve", shërben edhe si sekretar privat i L. Gurakuqit. Në vitin 1924 detyrohet me mërgue në Jugosllavi për gjashtë vjet. Shkruen poemthin "Kushtrimi i Skanderbegut". Në vitin 1929 boton në Zara vëllimin me novela "Hija e maleve". Boton dy vëllime me përkthime "Poetët e mëdhej t'ltalis" (1933,1936). Në vitin 1933 del vëllimi me poezi "Gjurma te stinve". Në vitin 1935 boton vëllimin me novela "Tregtar flamujsh". Në vitin 1937 kryen studimet universitare në Padova dhe në 1939 emnohet Ministër Arsimit. Themelon në vitin 1940 revistën "Shkëndija". Asht bashkëthemelues i Institutit të Studimeve Shqiptare, drejtimin e të cilin e merr në vitin 1942. Po atë vit martohet me arsimtaren Vangjelija Vuçani me të cilën ka dy fëmijë. Fundi i Luftës së Dytë Botnore e gjen profesortë gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë ku themelon në vitin 1957 revistën "Shëjzat". Falë punës së tij katedra e shqipes në Universitetin e Romës ngrihet në rangun e Institutit të Studimeve Shqiptare. Boton "Kangjelet e Rilindjes" (1959) dhe "Shija e bukës së mbrume" (1960). Riboton "Pasqyrate Narçizit" (1963), boton vëllimin me përkthime "Antologia della lirica albanese" (1963), riboton "Symfonija e shqipeve" (1970). Përkthen italisht disa kangë të "Lahutës së Malcis", boton vëllimin me studime "Saggi di letteratura albanese" (1972). Vdes me 15 janar 1975 në Romë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i brezit të nënës, e madje edhe i vetë subjektit lirik, kësaj çupëline që duhet të ketë qenë e rritur përpara se të zvogëlohej. Bie në sy lehtësia me të cilën Nuria i ngre shtatoret e veta, që shenjojnë situata e përjetime të rënda, aq sa shpesh të duket se po lexon një zezonë me një melodi ritmike në sfond, e cila s'të lë të përqendrohesh kryekëput në dhimbje. Ky është kurthi që e përgatit poetja për lexuesin e vet që të mos e sharrojë në pezëm e mendime të liga. Është shpëtimi perfid që ia bën atij që me titullin në dukje romantik, por tepër të errët në thelb, e për të vazhduar më pas me vjersha që flasin për shembje ëndrrash, për toka të humbura kaherë, për dëshira që s'kanë për të ngritur krye kurrë...” -Vjollcë Berisha
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një këmbë e vockël porcelani, copëz figurine gjetur rrugëve, godet me shkelma nga brenda sirtarin sa herë hapet e mbyllet, deri sa dikur një dorë e rrëmon prej errësie, e transporton përmes shtëpisë, hap derën e frigoriferit dhe nën atë ndriçim e fotografon me telefon, përmbi një dërrasë kuzhine nga ato ku zvogëlojmë me thikë materiale ushqimore. Fokusi kapërcen këmbën drejt vrragave të sa e sa prerjeve mbi dru, vrragat rastësisht bëhen filtri pas të cilit shfaqet ajo këmbë e vockël nën dritën e frigoriferit. Data 5 nëntor 2019 kur u caktua imazhi që vulosi këtë libër të sapopërfunduar, ora e saktë regjistruar gjithsesi 12:48 AM nga telefoni, kati i katërt mu mbi "të përpjetën e quajtur Defterdar", krejt aty ku Naimi "nuk gjente dot shtëpinë mbrëmjeve" - po t'u besojmë kujtimeve të Mit'hat Frashërit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore të vendit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga libri: “Bruno mori librin dhe po e vështronte me kujdes. U ndal në kopertinën e pasme dhe kundronte me vëmendje fotografinë rrezëllitëse të saj. Fytyra e ndritur dhe sytë plot shkëlqim qënuk të ndanin shikimin, e bënë të drithërohej. I fliste me heshtje. E përkëdhelte me sy. Dukej se këtë mbrëmje të përskuqur vjeshte, notonte në det të lumturisë dhe ngashërimit! Ku, herë-herë ndalonte duke nxjerrë psherëtima dhimbje! -Sa mall për Ty e dashur Diamant!”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Vetë Esmeralda është personazh i krijueses, është brenda saj. Është personazhi që shpreh botën femërore të provincës për të parë dritën e vetvetes. Vetëm ajo mund të bëjë diçka më shumë për ta kuptuar krijuesen e saj. Dhe, nëse do t'i vejë zëri deri tek ajo, mund t'i kërkojë të ndryshojë diçka a shumëçka. Ne, të jashtmit, presim. Vetëm të marrët mendojnë se dinë më shumë se krijuesit. Krijuesin, si të tillë, askush s'e ka parë. Titulli i librit "Tregimet e një personazhi" është një paradoks apo shkon drejt mosarsyes? Titulli lidh lëndën në mendimin e tij. Në rastin e Esmeraldës, ai është edhe shprehës i metodës së të shkruarit të saj, sepse ajo është personazhi kryesor i krijueses së saj. Dhe ky titull sjell diçka të re në teorinë e titujve. Shkruajnë... personazhet.” -Vasil VASILI Pjesë nga parathënia
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"...Kombinimi i saj i të folurit të drejtpërdrejtë me zgjuarsinë natyrale, do të mirëpritej në çdo kohë; por tani, kur poezia përpiqet më kot të dalë nga ngërçi, kur nuk ka më as grupime e as individë, por vetëm, në njërën anë, grupime ose individë pa kurrfarë talenti që vetëm mbështesin njëri- tjetrin dhe nga ana tjetër, kandidatë për zëdhënës të këtyre grupimeve, kjo mirëpritje bëhet e domosdoshme... Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s'pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara— e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski..." - Michael Hofmann: "Mbi Luljeta Lleshanakun"; LONDON REVIEW OF BOOKS, Vol.41,No. 7, Prill 2019 "...'Hapësira negative është gjithmonë pjellore.' Kur hapim portën e traumës, ndeshemi me një zë të butë dhe inteligjent, me histori që i japin kuptim ekzistencës së përbashkët të njerëzimit, që i rikthejnë asaj dinjitetin. Në një botë të përçarë nga tmerri dhe dhuna, poezia e Lleshanakut është pafundësisht emocionuese, duke na zbutur ne, qytetarët e saj..." - Citim nga fjala e jurisë së çmimit ndërkombëtar "GRIFFIN 2019", Kanada
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"800 hapa larg Venerës" është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë. Shtegëtimi i shpirtit është rikujtim elegjiak, sarkastik i jetës tokësore që ka pasur Kristofori: historitë e tij të trishta në kuadër të jetës së dikurshme sociale e familjare. Në pyll, shpirti i Kristoforit gjen trupin e një vajze të re, vrarë nga dikush, ai qëndron pranë trupit të vajzës për ta pritur shpirtin e saj derisa të dalë në sipërfaqe, për t'u shoqëruar më të, për t'u bashkuar në miqësi, në dashuri. Ndërkohë malli për dy djemtë e tij e kthen në qytet, sa për t'i parë. Kështu ai dyzohet, ngatërron shenjat e rrugës së tij të kthimit. "800 hapa larg Venerës" është rrëfim prekës, meditim i fuqishëm për jetën, humor i zi për dashurinë, për erosin, për vdekjen dhe përjetësinë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Eqrem Basha lindi më 15 nëntor 1948 në Dibër. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1972-1973 punoi në gazetën Rilindja dhe shkroi kryesisht për artet figurative, kritikë për film e televizion. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina. Në vitin 1994, bashkë me G. Bobin, R. Ismajlin dhe Sh. Maliqin, themeloi shtëpinë botuese Dukagjini, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Shkruan tregime, romane, vjersha, ese, skenarë për film e TV, pjesë skenike, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave. Në letrat shqipe debutoi në vitin 1971 me vëllimin e tregimeve Shëtitje nëpër mjegull. Po këtë vit botoi dhe librin me poezi, Opuset e maestros. Pasuan dhjetë libra me poezi, katër me tregime dhe katër romane (Dyert e hesbtjes, Alpinisti, Lakorja e Ik'sit, Varrë). Në vitin 1999 prestigjiozja frënge Fayard botoi librin me tregime Les ombres de la nuit, ndërsa përmbledhje me poezi iu përkthyen serbisht, polonisht (Seyni), anglisht (Nju Jork), frëngjisht dhe esperanto. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 2001, anëtar i rregullt në vitin 2004.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Me këtë "ngarkesë"jashtëletrare, por me nxitje të padiskutueshme artistike, në vitin 1984 i shkrova këto tre rrëfime për vendlindjen, një triptik ose një trilogji e vogël, ku ishin përfshirë tri kohë, të cilat lidheshin mes veti përmes një ambienti me përthyerje të mëdha mitike, historike dhe bashkëkohore. Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të hijezohej nga memoria mitike, e kthyer në një realitet të dytë, duke marrë njëkohësisht atribu-tet e refuzimit të realitetit aktual tërësisht të pamundshëm. Gjithnjë kam pasur përshtypjen se paraardhësit e mi, siç ndodh zakonisht, jetonin më mirë në një botë mitesh dhe legjendash, sesa në një botë reale, ose, që afërsisht mund të jetë e njëjta gjë: i krijonin mitet dhe legjendat për të kompensuar mungesat e mëdha të një realiteti refuzues.” Mehmet Kraja (pjesë nga parathënia)
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ilustrimet mahnitëse zbulojnë mrekullitë e gjithësisë, që nga shpërthimi i madh dhe vrimat e zeza deri tek udhëtimet kozmike. Bëni një udhëtim në thellësitë shpërthyese të një supergjiganti të kuq. Zbuloni planetët dhe hënat e pabesueshme që përbëjnë Sistemin Diellor. Hidhni një sy brenda anijes kozmike, kostumit kozmik dhe stacioneve hapsinore për të parë se si funksionojnë ato.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Deni Dingëlli- i rrezikshëm për fqinjët dhe kërcënim për kafshët e tyre shtëpiake- është rikthyer! Ndodhi që, duke provuar nëse funksiononte apo jo shpikja e tyre më e re, rrezengrirësi, ndordhi kameleoni fitues i disa çmimeve të zotit Nesbit. Kështu, “për të mësuar disiplinën”, Deni dhe Persi dërgohen të ndjekin kursin e xhuxhicusë... OPALA! Në vend që të ndodhë kjo, ndodh që të vihet në provë të rëndë miqësia mes tyre. A mundet që ndërtimi i robotit shpartallues më të fuqishëm në botë ta rikthejë miqësinë mes tyre?
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Si t’ia bësh për të fshehur një operacion spiunazhi supersekret? Mund të përdorësh pushimet e mërzitshme familjare “për t’i maskuar”! (S’do mend). GTSH është banda e re e muzikës super e paparë e Surrathekurit, ndaj Deni dhe Persi janë të vendosur të imitojnë idhullin e tyre e ta tundin. Jo vetëm ata, por e gjithë shkolla çmenden pas tyre. Me betejën mes bandave muzikore, që pritet të zhvillohet, ata gjenden përballë sfidës më të madhe në jetë. Vallë, a do t’ia dalin mbanë, apo do t’i dalë tymi kësaj pune.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Pas një leximi plot ëndje dhe vëmendje, në çastin që e mbarova përkthimin e Qasje artit poetik të Aristotelit nga Anton Nikë Berisha, disa mendime m'u përvijuan vetvetiu në mendje. Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër. Kjo më pëlqeu edhe më shumë, duke qenë një veçori e përkthimit të tij, që duke e sjellë sa më kuptueshëm në shqip, 2300 vite pas shkrimit të kësaj vepre, ai ka ruajtur gjithsesi frymën burimore, tiparet dhe formën e vetë Aristotelit, sepse përndryshe vepra do të ishte padyshim e përçudnuar (si ndodh shpesh në përkthimin e klasikëve të lashtësisë), duke humbur përmbajtjen dhe tingullin e saj të mirëfilltë. Është këndshëm kur vepra ndihet e lashtë, edhe kur e lexon në 2020, po sërish është e kuptueshme, e kjo është merita e veçantë e këtij përkthimi. Qasje artit poetik rrjedhimisht do të përbëjë ndoshta një pikënisje, një udhëzim për përkthyes të tjerë, që duan të lëvrojnë letërsinë antike.” -Elvi Sidheri
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Price: 2200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania