titleToAlt
“Magjistari” është një nga veprat më komplekse të Somerset Maugham. Arthur Burdon, një kirurg anglez, niset për Paris për të takuar të fejuarën e tij, Margaret Dauncey, e cila studion për arte së bashku me shoqen e saj, Susie Boyd. Natën e parë të qëndrimit në Paris, Burdon takon Oliver Haddo, i cili pretendon se është magjistar dhe se është nën urdhrat e mentorit të Burdon, mjekut të dalë në pension, Dr. Porhowt. Ndërsa askush nuk e beson fillimisht, Haddo performon disa numra magjie për ta në ditët në vijim. Arthur zihet me Oliver, pasi ky i fundit godet qenin e Margaret. Për t’u hakmarrë, Haddo përdor personalitetin e tij, si edhe magjinë, për të joshur Margaretën. Ata martohen dhe arratisen nga Parisi, duke lënë një letër ku informojnë Burdon. Arthur kthehet në Angli dhe i përkushtohet punës. Ndërkohë, Susie ka rënë në dashuri me të, edhe pse e di se kjo dashuri nuk do t’i kthehet kurrë, ndaj edhe ajo ikën në Itali. Gjatë udhëtimit të saj, Susie dëgjon për z. dhe znj. Haddo, që martesa e tyre nuk është konsumuar. Kur kthehet në Angli ajo takon Arthurin dhe së bashku shkojnë në një festë. Për habinë e tyre, në festë është edhe çifti Haddo. Në nesërmen, Arthur e rrëmben Margaretën, por i shoqi ka ende një infuencë të fortë ndaj saj, kështu që ajo kthehet sërish tek ai. Në fakt, Haddo e do Margaretën vetëm për ta sakrifikuar për të realizuar ritet e tij okulte. Dhe Haddo ia arrin qëllimit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Majkëlli, vëllai i Xherrit”, trajton historinë aventurë të një qeni në një udhëtim në det te hapur. Ky libër pason librin tjetër të Xhek London “ Xherri i Ishujve”. Xhek Londoni e shkroi këtë libër në udhëtimin e tij të dytë në Haëai në fund të vitit 1915, për të sjellë në vëmendjen e publikut “ Mizoritë ndaj kafshëve nëpërmjet të cilave ato detyroheshin të performonin para një audience e cila vendoste baste. Në fillim të librit trajtohet fenomeni i garave dhe trajnimit të kafshëve për të luftuar apo performuar para publikut. Aq efektive ishte indinjata e autorit, sa qinda klubeve londineze që i dedikoheshin basteve me kafshë, u mbyllën ose hoqën dorë nga ky lloj bisnesi.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit - ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë, është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri," sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur - ai e përfundon atë së lexuari, me ndjenja jashtëzakonisht të prekura.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheni Gerhardi është simbol i feminitetit të shoqërisë amerikane e vendosur mes humanizmit e situatave të rënda sociale, e ndodhur përbri dinamikës së zhvillimit të një shoqërie në udhëkryq dhe civilizimit ekstrem.Shumë kritikë mendojnë se materiali autobiografik i vizatuar me detajet te holla, e veçon Drajzer nga të gjitha shkrimtarët e tjerë te kohes, nga përshkrimi i mizanskenave të gjalla, situatave depresive dhe atmosferës shpresëmbytëse. Stili realist, njohja e ligjeve të kapitalizmit, përcaktojnë përfundimisht qëndrimm letrar, drejtimi i të cilit merr karakter spikates në krijimtarinë e Drajzerit. Xheni Gerhardi nuk është vetëm personazhi më i dashur i Drajzerit, por është edhe fenomen tipologjik shoqëror, i drejtimit letrar të një brezi të caktuar ku më dominanti është emri i Teodor Drajzerit. Xheni Gerhardi është madheshtore. Kjo është vepra më përfaqësuese e Drajzerit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar me besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetem me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim. Trilogjia, "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapisti i duhur për plagët që nisën t 'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të egzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiegzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme; "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. Të gjitha këto duhen patur parasysh gjatë leximit të "Stoikut." E megjithatë, romani të le mbresë mjaft të thellë. Në të është dhënë dënimi i pashmangshëm i Kauperudit dhe në këtë kuptim, "Stoiku" paraqitet si përfundim i denjë i "Trilogjisë së dëshirave" në po atë nivel që ishte përgatitur i gjithë zhvillimi logjik i kësaj vepre madhore. "Stoiku" u botua në Sh.B.A. në 1947 nga e veja e Drajzerit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Triologjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të shekuliit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Triogjia e dëshirave", ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve më të ndyra, ndërsa shfrytëzojnë me cinizëm për qëllimet e tyre, të giithë aparatin shtetëror të Sh.BA-së. Autori mblodhi materiale të shumta, që deëshmonin për veprimtarinë kriminale të qarkullimit të kapitaleve financiare dhe industriale në Amerikë, të cilat në atë kohë u bënë të njohura nga buja që shkaktuan makinacionet e "manjatit të tramvajeve," Çarlz Jerksit, që e pati shtrirë veprimtarinë e vet në Filadefia, Çikago, Nju Jork dhe Londër. Padyshim që, ai edhe i shërbeu Drajtçerit si karakter i ngiashëm për figuren e Kauperudit, personazhit kryesor të "Triologjisë së dëshirave."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell historinë e Grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14-18 vjeç.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania