titleToAlt
Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai. Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur te emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere. Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Nën hijen e Kodrës së gjelave" është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm të Letonisë. "Nën hijen e Kodrës së gjelave" është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Komunizmi ngjan të jetë në grahmat e fundit. Megjithatë, diktatori po kujdeset që pushteti, edhe pas pluralizmit politik, të mbetet sërish në duart e të tijve. Autori e përqendron rrëfimin e vet pikërisht në vitet që pasuan, te personazhe konkrete, parti politike e struktura kriminale, të cilat i ka bërë njësh dalldia për të grabitur gjithçka e rrënuar çdo vlerë të këtij vendi. Ai gërmon gjer në rrënjë të problematikës, duke na dhënë një shëmbëlltyrë të gjallë të të gjitha fijeve, të dukshme e të padukshme, që lëvizen në luftën për pushtet. Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Quo Vadis? 2020
Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. Një pasion dramatik dhe i trazuar që përplaset me mizorinë e furishme të përndjekjeve të para kundër besimtarëve të kultit të ri. Libri doli për herë të parë ndërmjet viteve 1894 dhe 1896. Ky roman monumental mbetet i paharrueshëm për nga bukuria e ndërthurjes, për nga rindërtimi historik magjepsës dhe për nga përshkrimi deri në hollësitë më të imta të kohës. Më këtë libër emri i shkrimtarit polak Henryk Sienkiewicz u bë i famshëm në të gjithë botën. Autori me librin Quo Vadis? në vitin 1905 u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Po nuk veprove në jetë, jeta vepron mbi ty Dua të "jem përdorur" mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t'ua kaloj brezave të ardhshëm. Një prej mësimeve që kam nxjerrë nga jeta, është se po nuk veprove në jetë, jeta e ka zakon që të veprojë mbi ty. Ditët bëhen javë, javët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Shumë shpejt çdo gjë merr fund dhe ty s'të mbetet gjë tjetër, veç zemrës së mbushur me pengun e jetës së jetuar përgjysmë... ■ A e di se gëzon një privilegj të madh të ecësh në këtë planet?! ■ Si do të ndikojë jeta jote te brezat pas teje? ■ Çfarë trashëgimie do të lësh pas, kur të japësh frymën e fundit?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Socializmi, çuditërisht është i pandjeshëm kundrejt provave të dështimit të tij, që sjell përvoja e botës reale. Gjatë njëqind viteve të fundit ka pasur më tepër se dy duzina përpjekjesh për të ndërtuar një shoqëri socialiste, duke filluar nga Bashkimi Sovjetik e deri te Kina maoiste dhe Venezuela. Po që të gjitha këto përpjekje, në masë të ndryshme kanë përfunduar me dështim. Por, sipas përkrahësve të socializmit, kjo ka ndodhur për arsye se asnjë prej këtyre eksperimenteve nuk ka qenë "socializëm real". Ky libër dokumenton historinë e këtij fenomeni, që tani është kthyer në një përgjigje standarde. Ai tregon se si pretendimi për një socializëm të rremë është ngritur gjithnjë vetëm pas dështimit të tij. Për sa kohë që ndonjë eksperiment socialist është në lulëzim, pothuajse askush nuk i vë në dyshim kredencialet e tij socialiste. Përkundrazi! Praktikisht, të gjitha regjimet socialiste kanë pasur muajin e vet të mjaltit, gjatë të cilit janë ngritur në qiell me entuziazëm nga shumë intelektualë të shquar perëndimorë. Vetëm kur dështimet e tyre ishin aq të dukshme, sa nuk mund të mohoheshin më, ato riklasifikoheshin në mënyrë retrospektive si "socializëm jo real". Në mesin e viteve 70, në rrethet marksiste 'enverizmi' u bë maoizmi i ri. Parti enveriste, si Partia Revolucionare Komuniste e Britanisë (Marksiste-Leniniste), u krijuan në të gjithë botën perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Francën, Gjermaninë Perëndimore, Holandën, Suedinë, Norvegjinë, Spanjen dhe Italinë...
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Libri Jetët e Artistëve i Xhorxhio Vazarit përfaqëson veprën më të madhe dhe më të rëndësishme të epokës rreth artit të Rilindjes italiane. Përmbledhjet e Vazarit rreth këtyre jetëshkrimeve gëlojnë nga faktet, vlerësimet dhe anekdotat argëtuese rreth jetës së disa qindra artistësh, duke shkuar nga figurat më të mëdha (Xhioto, Mazaçio, Leonardo, Rafaelo, Mikelanxhelo), deri tek ato të artistëve që sot njihen vetëm nga specialistët. Kjo vepër, e lexuar përgjatë shekujve, si një sfond për të kuptuar artin e madh të kësaj periudhe, përmban gjithashtu një teori jashtëzakonisht influencuese rreth zhvillimi të artit të Rilindjes. Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos dhe Mikelanxhelos.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Eksperti i parë në botë për krijimin e zakoneve, ju tregon si mund të keni jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme: duke e nisur pak e nga pak. Kur vjen puna te ndryshimi, vogëlsirat janë të fuqishme. Niseni me dy pompa mbi krahë në ditë, jo me stërvitje dy orëshe, me pesë frymëmarrje të thella në mëngjes, jo me një orë meditim. Te "Zakone të Vogla", BJ. Fogg sjell përvojën e tij në trajnimin e mbi 60,000 njerëzve, të cilët i ka ndihmuar të bien në peshë, të largojnë stresin, të flenë më mirë apo të arrijnë çfarëdolloj objektivi. Gjithçka ju duhet është vetëm formula e sjelljes që ka shpikur Fogg: Bëjeni të thjeshtë, gjejini një vend ku ta fusni në jetën tuaj dhe ndjehuni mirënjohës. Sa herë hipni në makinë, mbushuni një herë thellë me frymë. Buzëqeshni. Sa herë shtriheni në shtrat, fikeni telefonin. Përgëzojeni veten për këtë. Ndryshimi mund të jetë i thjeshtë, pasi fillon, vazhdon të rritet. Dhe BJ.Fogg jua tregon se si. Me "Zakone të Vogla" do të mësoni: • Një metodë të thjeshtë për t'i bërë qëllimet të vogla dhe të arritshme • Pse emocionet, dhe jo përsëritja, janë baza e krijimit të zakoneve • Si të hiqni qafe zakonet e këqija • Dhe shumë më tepër!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Historia është si një kështjellë. Bedeni i një fakti të dokumentuar pasohet nga një hapësirë boshe pas të cilit vjen një beden tjetër, e kështu me radhë. Sa më e vjetër të jetë një kështjellë, aq më të çrregullta janë bedenat; disa prej tyre madje, me kalimin e kohës bien, duke bërë që hapësira boshe të zgjerohet, duke formuar shpeshherë një hendek gati-gati të pakapërcyeshëm. ...Në tullat e vjetra të historisë, gjenden ende gjurmët e gjakut të mpiksur të duarve që i kanë ngritur, por ato nuk duken, sepse tullat vendosen njëra mbi tjetrën.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
adibas 2020
Lufta në Gjeorgji po shkon drejt fundit, por ende avionët luftarakë rusë fluturojnë në qiell, dhe disa, bomba që bien rrallë, nuk shkaktojnë dëme të mëdha... Shakoja, një gazetar i njohur cinik është duke vëzhguar masakrën dhe degradimin e reklamave të firmave të njohura në botë, se si po sundojnë në tregun kaotik të Gjeorgjisë. "Adibas" është një satirë tragjike që e vë gishtin mbi plagën e falsifikimit masiv të brandeve të njohura, seksit, dha masakrës që i bëhet konsumatorit vendas. Një "roman lufte, Pa luftë", i vendosur në sfondin e një mashtrimi të madh dhe degradimit të individit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Hana mbas pesëmbëdhjetë vitesh largimi kthehet ne Vlatava në vendlindjen e saj. Fshati do të përmbytet nga baseni i një termocentrali, por... bashkë me fshatin do të përmbyten edhe kujtimet e Hanas. Ngjarjet janë vendosur në mesin e viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar... Gjaku i peshkut është për fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh. Në bashkëudhëtimin me këtë libër duhen mbajtur mend dy këshilla të rëndësishme. Këshilla e parë: Tregoni gjithmonë vetëm të vërtetën për gjithçka, në të gjitha rrethanat. Këshilla e dytë: Mos qaj dhe mos u trishto për të shkuarën. Gjithçka që ka ndodhur dhe të mungon i takon një kohe që nuk kthehet më.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Të gjithë banorët e luginës së Muminëve janë të emocionuar ngaqë kanë marrë vesh se pranë tyre do të kalojë një kometë. Por ata alarmohen shumë kur mësojnë se ka mundësi që kometa të bjerë e të shkatërrojë gjithçka në luginën e tyre. Atëherë Mumintrolli së bashku me mikun e tij Snifin, vendosin të ngjiten te Observatori, që ndodhet tek Malet e Vetmuara, për të biseduar e marrë vesh më shumë nga profesorët që gjenden atje. Gjatë rrugës ata kalojnë aventura të shumta, të mrekullueshme, me shpella të fshehta, shtëpi të ngritura majë pemëve, e kështu me radhë. Por në fund gjithçka zgjidhet më së miri dhe dielli vazhdon të ndriçojë luginën e tyre njëlloj si më parë. “Tove Jansson është padyshim një nga shkrimtaret më të mëdhaja të letërsisë për fëmijë të të gjitha kohërave. Ajo ka aftësinë e rrallë të shkruajë libra që iu pëlqejnë fëmijëve, por që ke qejf t'i lexosh me ëndje të madhe dhe kur i ke kaluartë gjashtëdhjetat, si unë.” - Terry Pratchett “Një kryevepër... njëthesarqë duhet rizbuluar.” -Neil Gaiman
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitektonik, infrastrukturor, besimit, etj. Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritëshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mendja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të na treguar ne gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas, se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndëronin dhe çfarë tentuan këta njerëz.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
“Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim”. Murgu që shiti ferrarin është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit...
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Elektra d'Aplieze duket sikur është gruaja që ka gjithçka: bukurinë, pasurinë dhe famën. Por nën dukjen vezulluese të top modeles më të kërkuar në botë, Elektra e brishtë, që mezi e përballon stresin, e tronditur nga vdekja e të atit, Pa Saltit, miliarderi i pashoq që i birësoi gjashtë bijat qysh foshnja nga katër anët e botës, ka gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Dhe, ndërsa ata që e rrethojnë druhen për shëndetin e saj, Elektra merr letër nga një person krejt i panjohur, që pretendon se është e gjyshja... Më 1939, njujorkezja Sesilia Hantlej-Morgani arrin në Kenia, në përpjekje të shërojë plagët e zemrës pranë kumbarës së saj, grua mondane, zemra e shoqërisë së lartë dhe anëtare e grupit famëkeq Happy Valley. Në brigjet e liqenit të bukur Naivasha, ajo takon Bill Forsajthin, beqar i njohur enigmatik, fermer, me lidhje të ngushta me fisin maasai. Por kur zbulon diçka tronditëse dhe me luftën në prag, Sesilias nuk i mbeten shumë zgjedhje, ndaj vendos të pranojë propozimin e Billit për martesë. Me t'u vendosur në luginën Wanjohi dhe me Billin larg, befas Sesilia e ndien veten të izoluar dhe të vetmuar. Derisa në pyllin fare pranë fermës së saj gjen një foshnjë të sapolindur, të braktisur, që do t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë... Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si "mbretëresha e akullt". Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë. Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork. Rasti i parë me të cilin do t'i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku. Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
'Ky është një libër i shkruar bukur dhe i rëndësishëm. Lexojeni!' -Martin Wolf, Financial Times 'Ngërthyes... një eksplorim i thellë i institucioneve etike në themel të shoqërisë sonë të tregut - dhe një argument pasionant si t'i ringremë ato.’ -Jesse Norman/ New Statesman, Books Of The Year Paul Collier përdor në të njëjtën masë pasionin, pragmatizmin dhe ekonominë e mirë, për të na dhënë rrugëdaljen nga ndarjet që po shqyejnë kaq shumë vende perëndimore.’ -Mervyn King ‘Plot me ide të mira për reformimin e Britanisë pas Brexit-it, nga 'qendra e fortë'.’ -David Goodhart, Standardt Evening, Books Of The Year 'Libri i Paul Collier spikat se është pragmatik, i hapur dhe optimist' -Economist
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Kur Gjingjiqi ishte kryeministër, kishte një hapësirë për progres të shpejtë. Por BE, SHBA dhe OKB, kishin qasjen "standardet para statusit". Besoj se iu kujtohen këto "standarde para statusit". Ky ishte një gabim, sepse do të mund të diskutohej (argumentohej) gjithmonë për standardet. Statusi është çështje kryesore dhe është dashur të zgjidhej që në vitin 2003. Nuk u zgjidh dhe ishte një gabim i madh". -Richard Holbrooke "Ajo që u arrit është se Merkel e ndaloi idenë e ndryshimit të kufijve. Nuk do të thotë se ideja e shkëmbimit të kufinjve nuk do të rikthehet, pasi ka dekada që vjen e shkon, por në Berlin, Kancelarja Merkel e ndaloi përkohësisht këtë ide. Ka një diskutim mes njerëzve që njoh; ata janë të ndarë, thonë se, nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord për të ndryshuar kufijtë, kush jemi ne që t’i ndalim? Mendoj se janë gabim". -Tim Judah,"The Economist" "Vendet në rajon nuk duhet të jenë të frikësuara për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo përfshin ndryshime kufijsh. Nuk do të jetë një korrigjim sipas vijave etnike -Kosova do të vijojë të mbetet një vend multietnik, që respekton të drejat e minoriteteve". -Hashim Thaçi
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Vite më parë, një grua e re është zhdukur në pyllin pranë një resorti malor. Vite më vonë, një grua e re përndiqet nga një e vërtetë e fshehur. Ngjarjet reale e sureale zhvillohen brenda një kohe të shkurtër duke kthyer përmbys jetën e disa personazheve. Makthe pafund, frikë, dyshime që lidhin të tashmen me të shkuartën... Rimishërimi egziston? Po hakmarrja e përtejme? Të gjitha këto i gjeni brenda novelës Nightmares (makthe).
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Dashuria është maja më e lartë e / ndjesisë njerëzore. / Lum kush e arrin këtë maje dhe di të qëndrojë/ pa u lëkundur aty./ Poshtë kësaj maje merr rrokullimën nëpër/ ndjesi gjithnjë e më të dobëta dhe në fund e /sheh veten në llumin e urrejtjes.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Erosi dhe Thanatosi në mjerim (Një vështrim semiologjik mbi romanin « Lumi i Vdekur » të Jakov Xoxës) Letërsia e shkruar në vitet e socializmit ka nevojë të tregohet edhe në një formë tjetër për t'u kuptuar më mirë si tekst dhe p'ër të ndriçuar më qartë raportin e zërit off me zërin on, për të marrë vesh më mirë rolin e autorit të tekstit dhe rrëfyesit dhe, në fund fare, për të kuptuar më mirë nëse autorët e realizmit socialist rrëfenin ngjarjen duke ilustruar një tekst të shkruar për të, apo ndërtonin vetë një të tillë, duke mos iu bindur atij teksti të shkruar më parë. Duke e lexuar me këtë sy dhe duke pasur parasysh se ai është botuar para pesëdhjetë e katër vjetësh, në fillim në revistën «Nëntori» në vitin 1964, e pastaj si libër më vete me pjesë, vura re se ky roman nuk duket se është shkruar nën trysninë e realizmit socialist dhe është më shumë një narrativë natyraliste që ndërtohet jo aq nga shtysa për të vizatuar mjerimin, gjendjen e vështirë të fshatarësisë, ndarjen klasore, shfrytëzimin etj. Ky roman është shkruar nën një shtytje tjetër, mendoj unë. Rrëfimin këtu e vë në livizje pasioni, erosi dhe vdekja, thanatos.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kaluan vitet,/Flokët na jane thinjur/ Por zemra çelike/ Si dikur ka ngelur./ Ne nuk jemi lodhur,/ Luftojmë gjithmonë/ (koha e heroizmave nuk ka mbaruar)/ Atdheu energji t’pa shterëshme kërkon./ Jo! Jo! Ne nuk lodhemi,/ Jo kurrë, o shokë / se lodhja nuk matet,/ me thinja mbi kokë.
Price: 600 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania