titleToAlt
"Peizazhe të pikturuara me çaj" është romani i dytë më i njohur i Milorad Pavic, autorit serb që ishte kandidati kryesor për çmimin Nobel në letërsi në dekadën e fundit. Libri i tij që botohet në shqip për herë të parë na paraqet një formë të jashtëzakonshme romani, pasi është shkruar në formën e një misteri fjalëkryqi për ta mbushur e që duke e lexuar, duhet piotësuar horizontalisht dhe vertikalisht. Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar qe nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë dot. "Pionier i letërsisë postmoderne", siç është konsideruar Pavic vjen nga tradita sllave e Hilandrit, ku ai mbahet si i fundmi dhe më i rëndësishmi i vijimësisë së saj. Vetë paraardhësit dhe personazhet e Pavic kryqëzohen. Paraardhësi i tij ishte një skulptor, i biri një piktor dhe artist mozaiku që pikturon peizazhe me çaj! Ngjarja e romanit flet për një arkitekt nga Beogradi që udhëton në Greqi të gjejë gjurmët e të atit, të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Price: 1060 Lekë
titleToAlt
"Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël", botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s'mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Pjesë nga libri: Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t'ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.-Juaji, Hlapiti
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Humnera 2019
Romani "Humnera" është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Autorit i dhimbset shumë personazhi, ndaj ka zgjedhur të përshkruajë traumën që ka lënë tek ai lufta në ish- Jugosllavi dhe se si ka ndikuar kjo në raportin e tij me të shoqen. Në pjesën e dytë, lexuesi kupton se shkaku i mosmarrëveshjes mes çiftit është djali i tyre - një student i cili përpiqet të gjejë vendin e tij në shoqëri dhe identitetin e tij të humbur. Por për t'ia dalë kësaj, atij i është dashur të bëhet pjesë e një sërë ngjarjesh dramatike. Akoma më dramatike është kthesa e fuqishme që marrin ngjarjet në fund të romanit.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Viljevo 2018
Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar "Në pasmesnatë", tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnë tërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim. LUKA BEKAVAC, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letersie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levi-t apo me Nekropolin e Boris Pahor) . Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës, imponues, mbi pushtimin nazist të Italisë veriore dhe më gjerë. Eshtë një vepër që rri mirë pranë kryeveprave të De Lillo-s, Mailer-it, Sebald-it. Një libër tek i cili viktimat gjejnë përmendoren e vet. Një patchwork, ku ekzekutorët dhe soditësit e verbër janë të ngjashëm, ku vargjet e poetëve të mëdhenj dhe fletët me nota muzikore kthehen në kujtesë tronditëse, ku kriminelët, depozitimet, fotografitë dhe hartat gjenealogjike e risjellin, për të mos e harruar kurrë, atë urrejtje, atë dhunë dhe dashuri. “ ...Një kryevepër”- A. N. Wilson, Financial Times. Përmes një rrëfimi që trajton në mënyrë të pamëshirshme masakrën ndaj hebrenjve italianë, në kampet e përqendrimit të Triestes, Haya reflekton mbi përvojat e saj dhe të familjes së saj hebreje, konvertuar në katolikë. Kërkimet e Haya Tedeschinit e sjellin historinë e romanit edhe në Vlorë, Sarandë, Tiranë, në Hotel Dajti, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Kërkimet e ngulmëta për djalin, sjellin në duart e Haya-s fotografi, harta dhe fragmente poezish, të dëshmive nga gjyqet e Nurembergut. Këtu janë edhe intervistat me hebrenjtë e brezit të dytë, fakte nga dëshmitarët okularë të mizorive që ndodhën në dyert e kampeve. Prej këtij kolazhi të gjerë materialesh dhe kujtimesh lind kronika tronditëse e pushtimit nazist në Italinë veriore. Fjalët e pashlyeshme nga kujtesa janë: DASHURI dhe URREJTJE.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman prekës dhe shumë personal. Arsenijević është një dëshmltar i ndjeshëm, gojëthartë dhe elokuent në spektaklin e një vendi që ia ka gllabëruar zemrën. la vlen ta lexosh jo vetëm ngaqë na rrëfen shumë më tepër (sesa mundën ta bëjnë shumica e librave të botuar deri më tani) rreth njerëzve ngërthyer në vorbullën e luftës, por edhe sepse është një libër fiction i përgatitur mrekullisht. Zëri i Arsenijević s'është i mbyllur. Ai lëkundet midis pezmatimit, humorit vrasës dhe njëfarë vetë kritike të hollë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Dino Lostic i kishte provuar të gjitha në jetë. Ndoshta jo aq sa duhej vërtet, por të paktën lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe loto-sportit. Ai jetonte i qetë me të ëmën, Senën, prej pensionit të saj dhe të vëllait, rënë në luftë, derisa në qytezën Visoko nuk kishte mbërritur ende nga SHBA arkeologu amator dhe kushëriri i tij i parë Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës, apo më mirë të themi poshtë saj, ky zbuloi as më shumë dhe as më pak, por vetë piramidat. Dhe për më tepër ato piramida ishin boshnjake, parailire, mbetje të kulturës së Atlantidës.Pas zbulimit të piramidave qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shushatën edhe më shumë prej agjencive që shpërndarë lajmin për "zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake". Në hijen e piramidës jeta e banorëve të Visokos ndryshoi në mënyrë dramatike; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës u zëvendësua me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, filluan ekskursionet nga e gjithë Bosnja dhe madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Czestavv Mitosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë evropiane të shekullit të XX. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi. I gjithë korpusi i veprës së tij, ku përfshihen poezi, ese, prozë dhe gjini të tjera u shkruan në polonisht, kurse në periudhën e fundit të jetës së tij edhe në anglisht, përshtatur dhe përkthyer nga ai vetë në këtë gjuhë. Millosh u lind në hapësirën që sot është Lituania, për t'i shpëtuar katrahurës në Poloni. Ai shkroi në polonisht dhe ky produkt ishte e vetmja pasuri që mori me vete, kur e la vendin e tij Poloninë, si reagim ndaj pushtetit të ashpër komunist ardhur në fuqi pas Luftës së Dytë Botërore. U shpërngul në SHBA, duke i dhënë një frymëmarrje talentit të tij dhe hapësirë të vërtetës. Ajo që nuk e braktisi asnjëherë në talentin e vet natyral ishte ndjesia e peshës së madhe të historisë mbi qenien, të cilën e ndjek gjithë kohën mallkimi i fatit të keq. Megjithatë, nga ajo botë, që nuk e dinte asfare historinë e vendit të tij, përcolli si askush evropian tjetër mesazhet e fuqishme të veprës së vet. "Në Bregun tjetër të lumit", sjell poezitë e Czestevv Mitosz në origjinal në polonisht dhe anglisht dhe në përkthimin shqip të Pandeli Çinës nga polonishtja dhe Ben Andonit nga anglishtja. U redaktuan nga Astrit Beqiraj, studiues i veprës së tij.
Price: 700 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania