titleToAlt
Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkoliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime. ROZI XHARMANI i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë. Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty. “Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.” JOHN BOYNE “Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.” JILL MANSELL “Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.” Australian Woman Weekly
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania