titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Agolli është para së gjithash poet. Në këtë kuptim ai është poet i fabulës dhe jo thjesht një fabulist. Agolli i shtjellon fabulat si histori lakonike, plot fantazi të çuditshme, ku kafshët janë maska të njerëzve. A nuk ka thënë Shekspiri se kafshët janë veset dhe virtytet e njeriut? Edhe Krishti ka ungjillëzuar me parabola poetike. Fabulat janë edhe parabola, edhe mite, edhe komedi të vogla dhe të ngjeshura kanc më shumë mendime se sa fjalë kanë më tepër simbolikë se sa narracion, më shumë gjithëkohësi, se sa kohë të veçantë, më shumë kozmos, se sa kaos.” -Moikom Zeqo
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër i ri nga Dritëro Agolli , ka qënë ,është dhe do të jetë gjithmonë një ngjarje e spikatur letrare.Libri që po merrni në dorë, është një botim i zgjeruar i lirikës së dashurisë , “E bukura , lozonjarja, tokësorja Grua “ është jo vetëm libri i një të përndjekuri , por edhe i një të përbetuari të dashurisë. Shkrimtarët dhe poetët e mëdhenj si Dritëro Agolli, kanë një magji dhe alkimi të përhershme në krijimtarinë e tyre. Mbasi i ke lexuar, të bëjnë rob, ortak dhe ndjekës, dhe të detyrojnë kohë pas kohe t’u rikthehesh e t’i rilexosh , për të zbuluar dimensione të reja të krijimtarisë letrare dhe të vetes. -Ditën që Patriarku i madh i fjalës dhe i letrave shqipe iku, në shënimet e mia shkrova: “ Dritëroi iku por drita e tij do të rrojë !” . Sot që po hidhja në letër këtë parafjalë ,mbasi kam lexuar “E bukura , lozonjarja , tokësorja Grua “ që ju do merrni në duar, desha të bëj një ndryshim në shënimin tim : “ Dritëroi erdhi sërish, dhe drita e tij do të rrojë ! Gjatë , shumë gjatë !”. –Ilirian Zhupa
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përmbledhjen me aforizma dhe shprehje aforistike mendova ta quaj me një thënie latine : “Nulla dies sine linea “ , që shqipërohet asnjë ditë pa një vijë. Këto janë fjalët e Plinit , historian dhe mendimtar romak, për piktorin e famshëm të Greqisë antike Apelles. Shprehja e Plinit e ka kuptimin : asnjë ditë pa punë. – Autori Aforizmat e Dritero Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashta sa gjithë historia e mendimit njerëzor , po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën terësore të veprës së Dritëro Agollit .
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në ditëlindljen e tij të 85-të, shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli ka sjell një vëllim me poezi të shkruara ndër vite por të pabotuara. Nën titullin “Më prit edhe pak”, ky libër i dedikohet bashkëshortes së shkrimtarit, Sadijes. Veç dashurisë për bashkëshorten, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij. E dashur Sadije, Të dua si jetën time, madje edhe më shumë; dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti tëjetosh. Unë edhe i vdekur, do të ndjek për të të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftëedhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.
Price: 850 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania