I konsideruar si fjalori më i mirë ekzistues i politikës, Fjalori
Politik i Oksfordit është hartuar nga një grup akademikësh
dhe specialistësh ndër më të njohurit.
Fjalori i drejtohet si studentëve të shkencave politike,
të historisë, të sociologjisë, ashtu edhe politikanëve,
gazetarëve, apo dhe gjithkujt tjetër që mendon se ka nevojë
për një udhërrëfyes në terminologjinë dhe konceptet e
politikës.
• Mbi 1.700 zëra, që mbulojnë konceptet më të
rëndësishme të shkencave politike, me mjaft zëra të rinj
në krahasim me botimin e mëparshëm, duke përfshirë
mjaft prej temave të reja të aktualitetit, si kozmopolitizmi,
globalizimi, terrorizmi, interneti, politika etj.
• Mbulim i zgjeruar i shkencave politike,
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe metodologjisë.
• Mbulim ndërkombëtar, me shpjegime të qarta të
teorive dhe shkollave më të rëndësishme politike, si dhe
të mendimtarëve të të gjitha kohërave dhe vendeve.
• Një shtojcë e veçantë për udhëheqësit politikë.
Price:
2000 Lekë