titleToAlt
Komunizmi ngjan të jetë në grahmat e fundit. Megjithatë, diktatori po kujdeset që pushteti, edhe pas pluralizmit politik, të mbetet sërish në duart e të tijve. Autori e përqendron rrëfimin e vet pikërisht në vitet që pasuan, te personazhe konkrete, parti politike e struktura kriminale, të cilat i ka bërë njësh dalldia për të grabitur gjithçka e rrënuar çdo vlerë të këtij vendi. Ai gërmon gjer në rrënjë të problematikës, duke na dhënë një shëmbëlltyrë të gjallë të të gjitha fijeve, të dukshme e të padukshme, që lëvizen në luftën për pushtet. Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës.I deyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij ëshrë përfshirja në grupin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë dhe eliminimi i kryetarit të tyre.A do ta kryej Luani detyrën e ngarkuar? Ngjarjet lëvizin me shpejtësi dhe ndryshonë vazhdimisht rrjedhë . Nëpërmjet rrëfimeve psikologjike autori na zbulon përplasjet e shumëfishta që ndodhin në botën e brendshme të një agjenti secret.Një roman ku ndeshen e gërshetohen ndjenja atdhetare me interesin politik,familjar shoqeror dhe professional.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e shtjelluara nga jeta e përditshme të kujtojnë kronikat në faqet e shtypit, por trajtimi është më i gjerë e më i thellë, me synimin për të krijuar një vepër artistike, e cila jo vetëm na jep pasqyrën e kohës e të fatit të njerëzve, por na krijon edhe ndjesi emocionale, sepse gjallërohen nga prurjet që sjell jeta e personazheve në shtjellën e tyre.Perikli Jorgoni
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Romani Kontrabandisti është një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist. Një sërë faktesh nga operacioni që përbënte ndoshta një nga veprimtaritë më të dyshimta dhe heretike për  teorinë dhe praktikën e socializmit shkencor të Shqipërisë komuniste, për të cilin kanë pasur dijeni një numër mjaft i vogël njerëzish në majë të piramidës së Sigurimit të Shtetit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion. Boshti tematik i të gjitha rrëfimeve është emigracioni, por çdo tregim përbën në vetvete një copëz të dramës që përjeton individi-emigrant, duke krijuar kështu një mozaik fatesh e karakteresh të ndryshme, që i japin gjallëri dhe e bëjnë më të larmishëm tekstin në fjalë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit  Trafikantët . Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania