titleToAlt
- Mos!- tha Suzana, kur ai e pushtoi përsëri në errësirë. - Ajo mund të vijë. -Jo jo,- ja priti ai tërë afsh. Ata degjuan me kujdes, por çdo gjë ishte e qetë. Ai vazhdoi të bisedoi për gjëra të ndryshme, ndërsa vazhdonte të përkëdhelte krahun e zhveshur të Suzanës. Bukuria e vajzës, magjepsja e natës, dehja e muzikës, e bënë ta humbiste mëndjen. Me gjithë kundërshtimet e Suzanës, ai e tërhoqi në krahët e tij dhe, në atë çast, u duk befas Anxhela te dera , në qoshen tjetër të studios. Ishte e kotë të përpiqeshe për të mbuluar të vërtetën, ajo i kish parë të gjitha...
Price: 990 Lekë
titleToAlt
Është e çuditëshme se si sukseset e jetës janë në gjëndje të mbyllin plagët e së kaluarës; të mbulojnë të çarat, siç bëjnë bimët kacavjerrës dhe të krijojnë iluzionin e lumturisë dhe të mirëqenies aty ku ndodhen vujte shpirtërore dhe dëshpërime. Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: "Juxhin Uitlla, a zotohesh ta marrësh këtë grua për bashkëshorten tënde, të jetosh me të në harmoni simbas vullnetit të Perëndisë, në bashkimin e shenjtë të martesës? A zotohesh t'a mbrosh, t'a nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe ti qëndrosh gjithmonë besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?" "Zotohem".
Price: 890 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner, "Mund të të varin vetëm një herë" e Dashiell Hammett, "Kodrat sa Elefantë të Bardhë" e Ernest Hemingway, "Engjëlli Levin" e Bernard Malamud, "Grimpëll Budallai" e Isaac Bashevis Singer, "Raport për Efektin Barnaus" e Kurt Vonnegut dhe "Dobia e forcës" e Williams Carlos Williams.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit - ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë, është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri," sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur - ai e përfundon atë së lexuari, me ndjenja jashtëzakonisht të prekura.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheni Gerhardi është simbol i feminitetit të shoqërisë amerikane e vendosur mes humanizmit e situatave të rënda sociale, e ndodhur përbri dinamikës së zhvillimit të një shoqërie në udhëkryq dhe civilizimit ekstrem.Shumë kritikë mendojnë se materiali autobiografik i vizatuar me detajet te holla, e veçon Drajzer nga të gjitha shkrimtarët e tjerë te kohes, nga përshkrimi i mizanskenave të gjalla, situatave depresive dhe atmosferës shpresëmbytëse. Stili realist, njohja e ligjeve të kapitalizmit, përcaktojnë përfundimisht qëndrimm letrar, drejtimi i të cilit merr karakter spikates në krijimtarinë e Drajzerit. Xheni Gerhardi nuk është vetëm personazhi më i dashur i Drajzerit, por është edhe fenomen tipologjik shoqëror, i drejtimit letrar të një brezi të caktuar ku më dominanti është emri i Teodor Drajzerit. Xheni Gerhardi është madheshtore. Kjo është vepra më përfaqësuese e Drajzerit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar me besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetem me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim. Trilogjia, "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapisti i duhur për plagët që nisën t 'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të egzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiegzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme; "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. Të gjitha këto duhen patur parasysh gjatë leximit të "Stoikut." E megjithatë, romani të le mbresë mjaft të thellë. Në të është dhënë dënimi i pashmangshëm i Kauperudit dhe në këtë kuptim, "Stoiku" paraqitet si përfundim i denjë i "Trilogjisë së dëshirave" në po atë nivel që ishte përgatitur i gjithë zhvillimi logjik i kësaj vepre madhore. "Stoiku" u botua në Sh.B.A. në 1947 nga e veja e Drajzerit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të re dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të rë dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Triologjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të shekuliit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Triogjia e dëshirave", ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve më të ndyra, ndërsa shfrytëzojnë me cinizëm për qëllimet e tyre, të giithë aparatin shtetëror të Sh.BA-së. Autori mblodhi materiale të shumta, që deëshmonin për veprimtarinë kriminale të qarkullimit të kapitaleve financiare dhe industriale në Amerikë, të cilat në atë kohë u bënë të njohura nga buja që shkaktuan makinacionet e "manjatit të tramvajeve," Çarlz Jerksit, që e pati shtrirë veprimtarinë e vet në Filadefia, Çikago, Nju Jork dhe Londër. Padyshim që, ai edhe i shërbeu Drajtçerit si karakter i ngiashëm për figuren e Kauperudit, personazhit kryesor të "Triologjisë së dëshirave."
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania