titleToAlt
Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leilës, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga autorja e librit bestseller "Nënat", një roman i ri mahnitës për motrat binjake, të pandashme si fëmijë, që zgjodhën në fund të jetonin në dy botë tërësisht të ndryshme, njëra e bardhë e tjetra e zezë. Motrat binjake Vinjes do të jenë përgjithmonë identike. Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. Shumë vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e zezë, në të njëjtin fshat jugor prej nga ishte larguar dikur. Tjetra, jeton mes të bardhëve duke e fshehur racën, ndërsa burri i saj i bardhë nuk di asgjë për të shkuarën. Edhe pse me kilometra larg njëra-tjetrës dhe të ndara nga shumë gënjeshtra, fatet e binjakeve mbeten të ndërlidhur. Ç'do të ndodhë në brezin tjetër, kur rrugët e vajzave të tyre do të ndërthuren?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Më 2020, Xho Bajden ishte politikan veteran, me aq shumë vit e beteja mbi supe saqë kundërshtarët, madje edhe disa prej adhuruesve, e vunë në pikëpyetje mençurinë e tij kur lajmëroi se do t'i futej edhe një gare tjetër. Kështu, i sfidoi edhe një herë pritshmëritë, kur doli si i nominuari demokrat për president, në një lëvizje me implikime aq të mëdha për të ardhmen e Amerikës, saqë klishetë e zakonshme për zgjedhjet më të rëndësishme të jetës, u dukën pa pikë peshe. Doli në një garë tek e tek me Donald Trampin, për një pozicion që po humbiste staturën si udhëheqës i botës së lirë. Ndryshe nga oratorët e mëdhenj të Uashingtonit që e frymëzonin dhe e rrethonin - si Xhon F. Kenedi, Daniel Patrik Mojnihani, Bill Klintoni e Obama - Bajdeni nuk e kishte dhunti gojëtarinë, por produkt të një pune sfilitëse. Stiv Solarc, kongresmeni i ndjerë i Nju Jorkut, njëherë bëri një vizitë natën në Senat dhe e gjeti sallën pothuajse të zbrazur. "Kishte vetëm një person në podium, që po mbante fjalim sikur të ndodhej në Koloseun romak dhe ky ishte Xho Bajdeni," i tha një punonjësi të stafit të tij. "Ai djalë po stërvitej vetëm, siç bëjnë profesionistët e tenisit".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller #1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën tënde, libri "Ti je vërtet i fortë" do të të vijë në ndihmë. Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë para, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t'i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani. KUR TA KESH PËRFUNDUAR SË LEXUARI LIBRIN "Tl JE VËRTET I FORTË", DO TË KUPTOSH PSE JE Al QË JE, Sl TA DUASH ATË QË NUK E NDRYSHON DOT, Sl TA NDRYSHOSH ATË QË NUK E DO DHE Sl TA PËRDORËSH FORCËN PËR TË MPOSHTUR PENGESAT E BRENDSHME E TË JASHTME.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai që shihet gjerësisht si "një nga librat më të spikatur të shkruar ndonjëherë që të ndryshon jetën", mund të jetë qasja më e thjeshtë për të arritur gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë, madje, më shpejt nga sa ke menduar se është e mundur. Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të flllojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda "Miracle Morning" tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë gjithë kohës, por ky libër e solli më në fund në jetë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Zbuloni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave! Duke trajtuar tema zbavitëse nga shkenca, historia dhe natyra, ky libër është ideal për lexuasit e vegjël. Cdo pyetje merr përgjigje të qarta ndërsa figurat ndihmojnë për shpjegime të mëtejshme. Këshillat pashkëvepruese i nxitin fëmijët të mësojnë më tej, kurse pyetjet e thjeshta vënë në provë fëmijët për dijet që tashmë kanë përvetësuar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Lexuesit e vegjël do të gjejnë përgjigjet për qindra pyetje kureshtare në këtë libër argëtues plot ilustrime! Libri trajton tema kryesore në fushat e shkencës,historisë dhe natyrës. Secilës pyetje i jepet një përgjigje e qartë e cila shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Këshillat bashkëvepruese nxitin të mësuarit e mëtejshëm, ndërsa pyetësorë të thjeshtë vënë në provë fëmijët për atë që kanë lexuar.
Price: 1500 monedha
titleToAlt
Kjo biografi e shkëlqyer e Melania Trampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës "Washington Post", "zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë" (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz. Mbështetur në intervista me më tepër se njëqind njerëz në pesë shtete të ndryshme, Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit na skicon një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë. Edhe pse imazhi i saj publik është ai i një gruaje të ftohtë që qëndron mbi lojërat politike të Uashingtonit, pas skenës Melania Trampi nuk është vetëm pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Tramp, por në disa vendime kyçe, ajo ka qenë këshilltarja e tij e vetme më me ndikim. Në jetën publike, Melania Trampi ka synuar enkas të mbetet e mistershme. Me ndihmën e njerëzve kyç që flasin për herë të parë publikisht dhe nëpërmjet dokumenteve të pabotuar më parë, Arti i marrëveshjes së saj vështron përtej sipërfaqes, për të zbuluar një emigrante këmbëngulëse dhe jetën që ka bërë përpara se të njihej me Donald Trampin. Autorja Mary Jordan ndjek gjithë udhëtimin e Melanisë nga Sllovenia, ku familja e saj dallohej për veçantinë, deri në ditët kur punonte si modele në skenën e një industrie të rëndë, në banesën e vogël të Manhatanit ku jetonte me një fotograf e deri te vallëzimi i gjatë e i ngatërruar dashuror që, në fund, rezultoi me martesën me Trampin. Autorja dokumenton rolin thelbësor të Melanisë në jetën politike të Trampit para dhe gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar pse ai u beson aq shumë instinkteve të saj.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i bukur me tregime klasike për fëmijë të ilustruara nga Maria Rita Gentili dhe Giorgia Farnesi. Tregimet klasike që përfshihen në këtë libër janë: Maçoku me çizme, Piter Pani, Pinoku, Tre derrkucët dhe Aladini dhe llamba magjike.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i bukur me tregime klasike për fëmijë të ilustruara nga Maria Rita Gentili, Giorgia Farnesi, Laura Brancati dhe Fulvia Foglizzo. Tregimet klasike që përfshihen në këtë libër janë: Borëbardha dhe shtatë xhuxhat, Hirushja, Liza në botën e çudirave, Kësulëkuqja dhe Bukuroshja e fjetur.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Eksperti i parë në botë për krijimin e zakoneve, ju tregon si mund të keni jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme: duke e nisur pak e nga pak. Kur vjen puna te ndryshimi, vogëlsirat janë të fuqishme. Niseni me dy pompa mbi krahë në ditë, jo me stërvitje dy orëshe, me pesë frymëmarrje të thella në mëngjes, jo me një orë meditim. Te "Zakone të Vogla", BJ. Fogg sjell përvojën e tij në trajnimin e mbi 60,000 njerëzve, të cilët i ka ndihmuar të bien në peshë, të largojnë stresin, të flenë më mirë apo të arrijnë çfarëdolloj objektivi. Gjithçka ju duhet është vetëm formula e sjelljes që ka shpikur Fogg: Bëjeni të thjeshtë, gjejini një vend ku ta fusni në jetën tuaj dhe ndjehuni mirënjohës. Sa herë hipni në makinë, mbushuni një herë thellë me frymë. Buzëqeshni. Sa herë shtriheni në shtrat, fikeni telefonin. Përgëzojeni veten për këtë. Ndryshimi mund të jetë i thjeshtë, pasi fillon, vazhdon të rritet. Dhe BJ.Fogg jua tregon se si. Me "Zakone të Vogla" do të mësoni: • Një metodë të thjeshtë për t'i bërë qëllimet të vogla dhe të arritshme • Pse emocionet, dhe jo përsëritja, janë baza e krijimit të zakoneve • Si të hiqni qafe zakonet e këqija • Dhe shumë më tepër!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një vëllim i pasur me ilustrime të shumta për të zbuluar të fshehtat e botës së kafshëve. Një udhëtim zbavitës në zbulim të vendeve të reja dhe të specieve që i popullojnë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni shumë eksperimente për t’i kryer vetëm ose me shokët tuaj. Eksplorimi i botës që na rrethon nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, ndërsa përgjigjet për aq shumë pyetje, kurrë nuk kanë qenë më zbavitëse. Provoni të luani me shkencën çdo ditë, duke përdorur sende të përditshme që mund t’i gjeni në shtëpi dhe, ç’është më e rëndësishmja, në siguri të plotë. Eksperimentet janë përshkruar në mënyrë të thjeshtë dhe elementare, të shoqëruar me ilustrime të qarta e të hollësishme. Ky libër është i përshtatshëm për shkencëtarët e vegjël.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike e plot me emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të mrekullueshme, të pasura me ilustrime të shkëlqyera dhe personazhe të paharrueshme nga përralla tradicionale dhe legjenda mahnitëse nga anembanë botës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Përralla të mrekullueshme, të pasura me ilustrime të shkëlqyera dhe personazhe të paharrueshme nga përralla tradicionale dhe legjenda mahnitëse nga anembanë botës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një botë fantastike ëndrrash plot princesha dhe zana Zbulo magjinë e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave dhe të personazheve të mrekullueshëm të tyre. Endërro me ta përmes faqeve të këtij libri magjik të mbushur me ilustrime të bukura plot ngjyra
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
A e dije se gëzofi i ariut polar nuk është i bardhë? Dhe se gjitari më gjuash është koala? Ky libër zbavitës do të të mahnitë me këto kureshti dhe plot të tjera... Hape dhe do të mbetesh gojëhapur!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania