titleToAlt
Prof. as. dr. Shefqet Muçi është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës, në vitin 1968. Ka punuar gjyqtar në Kukës, kryetar gjykate në rrethet Tropojë, Shkodër e Tiranë; për rreth 12 vjet ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit (1991). Më pas avokat, për një kohë edhe kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës, si dhe avokat shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Ka qenë pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme; zëvendësdekan dhe përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë “Luarasi”. Aktualisht është zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në “Wisdom University”, Tiranë. Është autor i disa botimeve shkencore, ndër të cilat monografitë “Transferimi dhe largimi nga puna” dhe “Caktimi i dënimit penal”. Në vitin 1982 ka fituar gradën “Kandidat i shkencave”, në vitin 1989 “Doktor i shkencave” dhe më 2011 titullin shkencor “Profesor i asociuar”.
Price: 1500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania