titleToAlt
Për të mbijetuar, ajo do të braktisë Terezën e dikurshme, vajzën e pafajshme, e cila i besoi jetën e saj një kontrabandisti. Do t'i duhet të kërkojë brenda vetes gruan e cila është aq e fortë sa për të zbukuar një botë të shëmtuar dhe të rrezikshme si ajo e narkotrafikantëve, një grua të cilën nuk e dinte se ekzistonte. Ajo u shfaq kur kartelet kolumbiane kërkonin rrugë alternative për në Europë. Ajo e shndërroi transportin e paorganizuar të lë lëndëve narkotike në një korporatë që punonte si sahat.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Shkrimtarit spanjoll i pëlqejnë shumë paradokset në letërsi, gjë që ka ngjallur një polemikë të gjatë midis kritikëve letrarë, por ai edhe vetë ka qenë një paradoks i gjallë: një Don Kishot, që fsheh brenda vetes Sanço Pançon, racionalist, që hedh poshtë arsyen, poet në filozofi dhe filozof në poezi, dramaturg në prozë dhe prozaik në dramaturgji, ateist, që vazhdimisht i drejtohet Zotit, ai dukej sikur ishte gatuar nga një sërë kontradiktash. Tematika jetësore si dhe personazhet origjinalë kanë bërë që veprat e tij të pëlqehen dhe të përkthehen në shumë vende dhe popuj të botës. Lexuesi ynë këtë radhë ka fatin të njihet me disa nga novelat dhe tregimet e tij të mrekullueshme, të cilat… më mirë le t’ia lemë lexuesit të gjykojë vetë për to.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania