titleToAlt
“"Diomedi", është tragjedia e shtatë që na dhuroi në kohët e fundit,poeti Elbasanas. Do na udhëheq përsëri nëpër sferat demonike të mitologjisë greke. Por këtë rradhë zgjodhi një themë me një fond mjaftë të thellë të legjendës illiriane. “ -Branko Merxhani, 1936 “Me "Diomedin" Haxhiademi vuri përballë dashurinë, krimin, urrejtjen, pasione njerëzore-të cilat i zhvillon me një dramacitet të gjallë.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937 “Diomedi është tragjedia më klasike e Haxhiademit, në të lidhet ngushtë veprimi dhe arti: subjekti është kornelian dhe i jep shkas dramacitetit më të hollë e më të thelluar që gjarpëron në brenga ndërgjegje e buçet në vëllavrasje.” -Bardhi ShtylIa (Behar Shtylla), 1944 “Me «Diomedi-n» — Haxhiademi mbrapa këthen edhe nji herë në klasiçizmin e epokës greke. «Më pëlqen — shkruan vetë ay në parathënjen e këtij libri — të hartoj nji tragjedi të re origjinale në trazim të personavet legjendarë t'Ilirisë dhe të trimave të Trojës, të cilët kanë qënë gjithmonë brumi i pa mbaruem për poetët e mëdhenj të botës.»” -Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Vlen të shënohet edhe libri i fundit dhe më i bukur i Dramaturgut t'onë modest Etem Haxhiademi-t: "Skënderbeu", tragjedi me pesë akte, Tiranë, 1935. Fytyra e çuditshme e Fatosit t'onë legjendar, symbolizon typin e njeriut tragjik të cilit nuk i mungon elementi demonik për të frymëzuar tragjedinë më të goditur, jo vetëm të jetës së tij private, por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së popullit shqiptar. Vepra e Haxhiadem-it, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, ësht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth Epokës karakteristike të Skënderbeut.” -Branko Merxhani, 1936 “Sikurse tragjedijat e tjera t'auktorit edhe kjo, Skënderbeu, ka frymë klasike: ndahet në pesë akte, ka pak persona dhe në të thurunit e gjithë lëndës ruhen rregullat klasike të artit dramatik. Z. Etëhem Haxhiademit, admiratorit të klasicizmit, i pëlqen me hartue jo drama, por tragjedija. Auktori asht i pari ndër ne që ban tragjedija me vlerë e me teknikë. Ai ja ka marrë dorën mirë hartimit të tragedijavet klasike, asht ba, arak në ket punë dhe ja qëllon mirë punës mbas mendjes s'eme.” -Aleksandër Xhuvani, 1936 “E. Haxhiademi me "Skënderbeun" hyri në histori, po me "Diomedin", u kthye prapë në mythologji. Me "Skënderbeun" preku nji çast dramatik të jetës së Heroit t'onë Kombëtar dhe dijti t'a zhvillojë në teknikën e tij të përparuarë.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Në këtë vepër autori ka dashur të na japë një tragjedi euripidiane, në të cilën zotëron përpjekja e pasioneve njerëzore, dashuri, ambicie, mëri, hakmarrje, pasione të mëdha njerëzore, që i japin tema të pasosura repertorit theatror...Këto vepra kanë cilësira që e nderojnë zotësinë dhe inspiratën e autorit të tyre dhe janë një prodhim i vyer në literaturën e sotme të brezit të ri.”-Vango Nirvana (Vangjel Koça), 1930 ""Aleksandri" është krejt llahtar e gjak: djallëzija dhe thika janë themelet dhe kulmi i kësaj tragjedije’ (shkruan Bardhi Shtylla). Aleksandri asht Akili i kohnavet historike: strateg, i urtë, i matun, jo i ngutshëm por burr taman i pikatun. "Nji fytyrë legjendare që i ndrroi rrymën historisë, dhe bani që kush di sa e sa mija vëllimesh të shkruhen mbi 'të: mbi luftat e jetën e tij. Subjekti asht marë nga historija e mbretit Filip të Maqedhonisë, i cili vritet tradhëtisht dhe hypë në fron i biri i tij Aleksandri. Në kët tragjedi - shkruen Vangjo Nirvana - ka dashur të na japij një tragjedi euripidiane në të cilën zotëron përpjekja e passionevet njerëzore. Dashuri, ambicje, mëri, hakëmarje, passione të mbëdha njerëzore, që i japin thema të pa sosura reporterit theatror".”- Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Po Haxhiadèmi si i paraqit Abelin dhe Kainin? Si një problem pedagogjie. S'ka fjalë se ky problem pedagogjik ka rëndësi të madhe. Dhe në përdorimin e kësaj theme Haxhiademi është dëftuar roussean-ian, domethënë veprën e keqe të Kainit nuk ia heth natyrës së tij të keqe, po fajit të prindëvet, që donin më tepër Abelin nga ai. Symboli bilbik i së ligës, symboli manikeist i protestës, Kaini bëhet te dramaturgu shqiptar symbòl pedagogjik à la Rousseau. Çështje sensibiliteti artistik dhe psykosynthèze. Po ndër ne Shqiptarët Kaini, me veprën e tij të vëllavrasësit, mund të mishërojë edhe dramën politike e kombëtare shqiptare të pesëmbëdhjetë vjetëvet të fundit. Dhe si protagonist i kësaj drame, Kaini në një tjetër tragjedi, po të shkruhet, mund të marij edhe shtetësi shqiptare. Kainër dhe Abelër jemi një çikë që të gjithë, kush më pak kush më shumë, dhe si të tillë symbole të përjetëshme i jetojmë edhe nè: dhe si njerës dhe si shqiptarë. Edhe këtë tragjedi të re Haxhiadèmi e ka punuar me mjeshtërinë e tij të njohurë, duke respektuar règullat e tragjedisë klasike.” -Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1940 “...me «Abelin», që asht e shtatëta tragjedi e tij dhe nji kohësisht deri më sod e fundit, zotësija e Haxhiademit mërrinë kulmin: teknika, masa, tonaliteti, rima e ritmi janë po thuej se të përsosuna. Një epërsi dalluese bjen në sy në kët vepër, në krahasim me të tjerat. «Me Abelin paraqitet si artist e dramaturg i rritur: krijesat e tij përbëjnë një botë më vehte ku duan të lëvizin me ëndje. Kur është i pajosur me fuqi artistike dhe poetike të mjaftë, auktori dramatik është vërtetë si demiurg, i afrohet një perëndije dhe kështu e mbyll rrethin midis krijesës dhe krijestarit.»” -Jup Kastrati, nga Dramatika shqiptare, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“A kemi nji dram modern Shqiptar?... Haxhiademi frymëzue prej tragjedive Greke të vjetër na ep vepra që i lexon vetëm nji pjesë e zgjedhun. Shkruen si Ulisi, Akili, Aleksandri, Diomedi vazhdon me dram historik si: Pirrua dhe Skenderbeu.” -Muhamet Bala, 1942 “...Por mbas vitit 1930 vehen gurët e parë të themelit të «dramaturgjis Shqiptare: Etëhem Haxhiademi shkruen - në nji kohë jo ma të gjatë se dhetë vjetësh, plot shtatë tragjedina; ndër të cilat tri me frymë mitologjike (Ulisin, Akiliv, Diomedi) e katër me përbajtje historike (Aleksandri, Pirrua, Skënderbeu, Abeli). Me ‘Pirrua-n’ nisë periudha historike për Haxhiademin: nga miti grek ai hidhet në lamën historike e kërkon në mes sa e save të gjejë nji fytyrë o ma mirë me thanë nji person qe lidhet ngusht pak a shumë edhe me historinë tonë të vjetër. Asht pra nji dram thellësisht psikologjik. Në tragjedinë Pirruas që ka pra një subjekt të nxjerrun nga historija kombëtare shqiptare tregohen intrigat e oborreve të mbretënve të dikurshëm t'Epirit, Neoptolemit dhe Piros, që përfundon me vrasjen tragjike të të parit.” -Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Dhe kur herë pas here largohet gjiri i Melpomenës dhe mer lyrën për të kënduar, Haxhiadèmi s'e harón humanistin dhe kështu ëndërat e tija poetike i vesh dëndur me symbolet e mythologjise greke. Këtë na provon LYRA e tij, në të cilën Haxhiademi përmbledh vjershat që ka botuar kohë pas kohe në Austri dhe në Shqipëri. Nga këto vjersha duhet të veçojmë "Nymfat e Shkuminit", qe e nderojnë poezinë shqiptare. Nuk bien poshtë edhe "Nata e Zeze", "Naim Frasherit", "Lufta e Drangojvet me kuçedren". Janë xhevaire që mallëngjejnë. Nymfat, Najadat, Driadat, Zanat, Galatea, Fåtet, Febi, Amazonat, nje botë e tërë e Parnasit helenik popullon vjershat e Haxhiademit dhe bëhet zinxhir për të bashkuar lyrën me tragjedinë në një synthezë, që e vë në dukje poetin dhe dramaturgun humanist të parë të letravet shqiptare të ditëvet t'ona.” -Vango Nirnana (Vangjel Koça), 1940 “Në një volumth me titullin LYRA dramaturgu ynë Etëhem Haxhiademi përmblodhi disa nga vjershat e tij të botuara me kohë të ndryshme. Pa dyshim nga çdo pikëpamje te ky volum na thithin më tepër vargjet e "Nymfavet të Shkuminit", nga ku flakëron për bukuri jeta prrallore e nymfave në viset e bukura shqiptare.” -Gjon Zaveri (Sterjo Spasse), 1941
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Emigrimi i Ngjalave, vepra e shkrimtarit shqiptar të Maqedonisë Luan Starova, ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetës dhe të vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njera pas rjetrës mbi brigjet e tij. Emigrimi i Ngjalave të Luan Starovës është një prej ndihmesave më rë mira për studimin e kufijve ballkanikë dhe të paarsyeshmërisë së ekzistencës së tyre, në një mënyrë të tillë sa, simbolika e mërgimit të ngjalave, e njohur që prej lashtësisë, tashmë, falë kësaj vepre, zë një vend të rëndësishëm në historinë e kufijve. Ai që e braktis Ballkanin e di se nuk do të rreshtë pa e marrë atë brenda vehtes - kjo është njëherësh edhe arsyeja e ikjes edhe arsyeja e rikthimit.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Franka është vajzë e guximshme, plot energji dhe vetëbesim. Franka ecën përpara me këmbëngulje. Franka hedh hapa të pjekur dhe energjikë. Frankës nuk i intereson shumë se çfarë ndodh përreth. Franka jeton vetëm jetën e saj, takimet me miqtë, shkolla, vallëzimi dhe një pune si dado-kujdestare fëmijësh. Gjithçka duket normale deri kur një natë, Franka 17 vjeçare, sulmohet dhe përdhunohet nga një i panjohur në rrugën e shtëpisë së saj. Prej asaj dite asgjënuk do të jetë si më parë... Tërheqëse dhe jashtëzakonisht e ndjeshme në rrëfim, Jutta Treiber përshkruan efektet e përdhunimit të një vajze. Shkrimtarja nuk e shmang kërkimin e fajtorit dhe të shkaqeve teë përdhunimit, por ajo përqëndrohet tërësisht te Franka dhe prindërit e saj, si dhe te fazat e ndryshme shpirtërore që ajo kalon pas përdhunimit, si dhe vështirësitë e kthimit në "normalitet". Me një stil energjik dhe mjaft bindës, shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber i jep rëndësi në mënyrë tëe veçantë jetës dhe gjëndjes shpirtërore të viktimës, duke treguar qartë se sa e vështirë është ta fitosh luftën e kthimit në "normalitet".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në kërkim të këmishës së humbur është një libër plot elegancë, forcë dhe imagjinatëmbi Shqiperinë "vendin e çuditshëm" që, më shume se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt. Bashkë me mjetet e tjera rrëfimore, Arian Leka shfrytëzon edhe mundesitë e teknikave fact-fiction e patcbëork, duke i përdorur ato dhe Kujtesën si nje tejqyrë që afron e largon, që zmadhon e zvogëlon në mënyrë të beftë largesinë mes historive personale të autorit dhe historisë së Shqiperisë gjatë viteve të komunizmit. Vend qëndror zë e kaluara, por edhe tranzicioni i sotëm shqiptar pas rënies së Murit të Berlinit Marrëzia dhe banaliteti i së djeshmes bën të dukshme rrëfime drithëruese të një realiteti të zhdukur, që vazhdon të rikthehet, si për të na kujtuar jo thjesht historinë e dhimbshme të një diktature absurde në zemër të demokracive të konsoliduara europiane, por edhe paradokset e peizazheve të sotme shqiptare që, në vend t'i rrafshonte dyshimet mbi të shkuaren, shtoi dilemat mbi ate ç ka ndodh sot.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Një djalë i përsosur? E kujt i duhet ky? Si duhet të sillet ai? Norma!? Ky libër rrëfen edhe për lidhjet tona, miqësinë, sepse Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë i bërë artificialisht. Si duhet të jetë ai? I sjellshëm, i shkëlqyer dhe me rezultate të jashtëzakonshme? A kanë vërtetë këto ndonjë rëndësi? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nostlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe. Romani mahnitës i Christine Nastlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të ‘’infekiojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht " i prapt''
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Paula 2018
Nje ngjarje familjare-autobiografike. Një tekst i shkruar "me intensitet të dhimbshem", siç shkruhet në deklaraten e jurisë, që ofron "një pjesë prekese të historisë bashkekohore, në të cilen autorja nderthur realitetin dhe fiction". Tri gra, tre breza - dhe mes tyre një heshtje, kundrejt së ciles vetem një gjë të ndihmon: rrefimi. Kur vdes, Paula e merr me vete në varr sekretin: Vajza dhe mbesa e saj nuk do ta njohin kurrë se kush ishte babai dhe gjyshi i saj. Cfarë ndodh me një njeri që pushon së treguari? Cfarë ndodh me familjen që i nenshtrohet dhe i bashkohet ketij refuzimi? Me kurajë, zemerim dhe embelsi, Sandra Hoffmann i ben vetes pyetjet që gjyshja e saj, Paula nuk iu pergjigj kurrë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Poeteka ështe revistë letrare dhe kulturore , është pjesë dhe partner i rrjetit të revistave kulturore europiane.Veprat artistike të këtij numri janë përzgjedhur nga krijimtaria e Andy Warhol në 30 - vjetorin e ndarjes nga jeta.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
ATI 2017
Meri kishte rënë në dashuri me Atin. E nuk do ta kish marrë vesh njeri atë zjarr shfarosës që iu turr nga brenda banakieres bukuroshe, të mprehtë e gjuhëtrashë, po të mos kish vendosur të mos ia linte më as pronarit, as të shoqit... Tani ishte e dashuruar, nuk kish gjumë shihte ëndrra të thekura me Atin dhe thurte plane t’i hapej, t’i falte në vetmi qoftë edhe një shkëndijë nga ai zjarr qiellor që e kish bërë tjetër njeri...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Si erdhi familja jote këtu? Cila eshtë festa jote e preferuar gjatë vitit? Cilën lojë luan më me kënaqesi dhe në cilën gjuhe i kendon këngët e tua të preferuara? Fëmijët në këtë libër vijnë nga shumë vende. Disa janë të rinj këtu . Të tjerë kanë lindur këtu, por jo gjyshërit e tyre. Tani jetojmë të gjithë këtu së bashku. Kjo është interesante dhe argëtuese, por ndonjëherë e vështirë. Diçka është e sigurt: Kush është kureshtar, fiton gjithnjë! Një libër plot jetë dhe kuptimplotë mbi bashkëjetesën tonë të pasur.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përsa i përket cilësisë, poezitë e Nikola Madzirov-it, janë të ngjashme me ato të nobelistit Tomas Transtromer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret. Der SPIEGEL Madzirov përfaqëson edhe një tjetër zë gjenial nga Ballkani. Poezia e tij bazohet në këndvështrimin specifik nomad që endet mes territoreve nga më të ndryshmet, gjeograflke, kulturore dhe shpirtërore. World Literature Today Poezitë e Nikola Madzirov-it janë si piktura ekspresive; mbushur me përjetime të ngjeshura dhe energjike, sikur burojnë nga imagjinata dhe në të njëjtën çast ato rikthehen sërisht tek ajo, si zogjtë e natës, kapur në grackën e dritës së fareve të automobilëve. "Mbetje të shekullit tjetër jemi ne"- Nikola Madzirov ia del me sukses të na bëjë të besojmë tek kjo. Duhet ta ndjekim këtë poet të talentuar! Adam Zagajewski Nikola Madzirov (1973 Strumë, Maqedoni) përfaqëson një nga zërat më të veçantë dhe më përfaqësues të poezisë së sotme evropiane. Krijimtartia e tij përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe është dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare. Në një intervistë për "California Poetics", Madzirov shprehet se:"Heshtja dhe errësira janë dy gjysmat bazë të kodit universal të të kuptuarit. Në heshtje, të gjitha zhurmat janë të barabarta, në errësirë, të gjithë objektet janë të njëjtë. Poezia hap dimensione të reja për rikrijime fjalësh dhe dritë individualiteti. Që të jesh në gjendje të shkruash është e nevojshme të udhëtosh edhe përmes botës, edhe përmes vetvetes”
Price: 700 Lekë
titleToAlt
NOVELA BOTËRORE 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër. MARK TWAIN na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell. LEO TOLSTOI me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë. JACK LONDON na çon në një botë tjetër, një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiuai, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Havvai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit. ALPHONSE DAUDET me rrëfimin e tij Mushka e Papës,sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi,që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës se tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë. GUSTAVE FLAUBERT ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
NOVELA BOTËRORE 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel. ANTON CHEKHOV me historinë e Volodjas dhe Cecevizit, na fut në botën e aventurave të dy adoleshentëve që duan të arratisen nga jeta që bëjnë. Por ajo që ata dinë të bëjnë më mirë është të ëndërrojnë dhe të ngrenë një realitet me më shumë fantazi se ai në të cilin jetojnë. MIGUEL de CERVANTES na sjell dialogun mes dy qenve, Berganxa dhe Shipione, ku mes rrëfimit të jetës së tyre jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë se sa e pandryshueshme është natyra njerëzore dhe marrëdhëniet e saj.Teksa Berganxa rrëfen jetën e tij, gjithkush do të donte të ishte pranë e ta përkëdhelte. CHARLES DICKENS, në prozën e tij rrëfen historinë e një djali të cilit i ati, një kalorës i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri, por emrin e mirë. Por shpejt djaloshi e kuptoi se kaq nuk mjaftonte dhe se jetën duhet ta fitonte vetë. FRËDËRIC MISTRAL, sjell tregimin e mrekullueshëm të një djali të ri, të cilin fantazia e çon në vise të panjohura, ku kryen trimëri të rralla,që zhduken sapo ai hap sytë dhe kupton se nuk ka dalë ende nga shtëpia. RUDYARD KIPLING përzien fantazinë dhe humorin me teorinë e Darvinit, rrëfen shumë këndshëm historinë se si hunda e padobishme e një elefanti të vogël dhe kureshtar, arrin të bëhet feçkë e gjatë, sidomos pasi pyet se çfarë ha krokodili për mëngjes. SELMA LAGERLOF dhuron një thesar të çmuar përmes tregimit mbi një zog të vogël të cilit, ditën kur u krijuan kafshët dhe bimët, u harrua t'i jepej ngjyrë për puplat. Ky rrëfim, i njohur botërisht për vlerën shpirtërore dhe cilësinë letrare, shndërron një zog të thjeshtë, ngjyrë gri, në një krijesë të dashur si gushkuqi, duke na kujtuar njëkohësisht mirënjohjen.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Romani " Misioni Londër" është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme. "Ky është një roman i vërtetë komik evropian në traditat e mira të P.G. Udhauz, Roald Dal dhe Tom Sharp. Tek “Misioni Londër” gjejmë rrëfime të shkëlqyera, intuitë për detajin, humor të freskët dhe ajo që është më kryesorja - arritja e masës. Situatat janë bullgare, ndërsa humori është i hollë anglez.”- Hr. Kjosev. "Misioni Londër" jo vetëm se ofron një lexim dëfryes, por paraqet dhe realitetin ballkanas në fillim të shekullit 21. Me "Misionin Londër" Alek Popov ka bërë një debutim të shëlqyer romani" – Ulrih M. Shmid, "Noe Zuriher Zeitung". Kur gruaja e pushtetshme e presidentit bullgar Devorina Seljanska vendos të japë një banket elitar në Londër, ambasadori bullgar, Varadin Dimitrov, i sapoemëruar në detyrë, falë mbështetjes së saj politike, merr një urdhër të vetëm: Te garantojë pjesëmarrjen e mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta II në pritjen e misionit diplomatik bullgar në Londër. Varadini është i rrethuar nga një larmi personazhesh si kuzhinieri Kosta Baniçarov, gra të bukura, mafiozë vrasës, dedektivë të Skotland Jard dhe jo për në fund, përsa i përket rëndësisë-nga studentja e bukur striptiste, Katja, që e shtyn në epshet e tij erotike, ndërsa punon si punonjëse e pastrimit në zyrën e tij, por në të vërtetë punon si princeshë jashtë ambasadës. Një roman që të josh me humorin e hollë dhe të vërtetat për mendjemadhësinë ballkanase, një himn qesharak për budallallëkun e qenies njerëzore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Thjeshtri 2016
Kur Benjamini ishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkuan secili në rrugën e vet. I rregulluan gjërat shpejt e shpejt në gjykatë dhe nxituan ta kërkojnë fatin nëpër rrugë të pahulumtuara, si dy vrapues të zalisur nga dielli në mes të vreshtit të përvëluar. Valter Zakrajsheku, babai i Benjaminit, ekonomisti jetëshijues, iu vu shërimit prej ndërgjegjes së lënduar nga gota dhe nga përqafimi i femrave të tjera, ndërsa nëna e tij, Ingridi, mbeti vetëm me djalin e prekur nga adoleshenca. Shumë shpejt, në një argëtim sindikalist të punëtorëve të administratës, nëna e tij njohu Loris Çivitikon, hotelierin e pasur dhe pronarin e madh, që ishte fryrë si bretkosë dhe që tregonte muskujt në mallin e vet në Panula, një fshat i vogël në bregdetin kroat në Istria, i cili gjatë verës jetonte një jetë të ethshme, ndërsa dimrin e kalonte si zgëq i humbur në zbrazëtirën e pafund. Si çdo dymbëdhjetëvjeçar Benjamini i idealizonte gjërat dhe, sigurisht që ishte tepër i ri për të mësuar ta njihte djallin me sy njeriu... Për këtë arsye po e vendos në Panula tregimin e jetës së tij... Nga mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit të njëzetë, në shikim të parë Jugosllavia ishte ende një shtet mjaft i besueshëm dhe, përveç dashurisë përvëluese, ky duhet të ishte, me siguri, njëri nga shkaqet pse e ëma, Ingridi e çregjistroi Benjaminin nga shkolla sllovene, la punën dhe, pas disa vizitash plot epsh, u shpërngul në bregdetin kroat, te zoti Çivitiko. Më shumë, në fakt i vetmi, qau Benjamini. Por atë nuk e pyeti kush për gjë. Fëmija është fëmijë dhe i nënshtrohet vullnetit të prindërve.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania