titleToAlt
“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar, dhe që pati rekord absolut shitjes, fillimisht në Portugali dhe më pas në të gjitha tregjet botërore. "Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania