titleToAlt
Ata e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre të RDNA-së, jashte qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificiale, të krijuar në atë qendër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qeniet njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet. Dhe ashtu si sifilizi, Uhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut për më shumë se një minutë, gjë që nënkupton që nuk mund të infektojë për një kohë të gjatë objekte apo vende të tëra siç mund të bëjnë antraksi dhe mikroorganizma të tjera virulentë. Dhe kur bartësi vdes, Uhan-400 brenda tij zhduket pak më vonë, sapo temperatura e kufomës të bjerë nën tridhjetë gradë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri "Këtu ka qenë Roma" tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej "Fusha e mallkuar", janë varrosur priftëreshat vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e delirësisë. Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t'i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga. Në qoftë së keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm, apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t'ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Jo, nuk mund të hyni dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Kjo është e pamundur. Mos u kapni fort pas diçkaje, kështu do të krijoni ferrin për veten tuaj. Kapja pas diçkaje është një ferr, kurse vetëdija që nuk fiksohet pas diçkaje, është parajsë. Me ndryshimin e gjendjes emocionale edhe vetëdija ndryshon, s'ka pse të jemi të pakënaqur, s'kemi pse të ankohemi, e tillë është jeta. Ju mund të luftoni, të përpiqeni sa të doni, por këtë nuk mund ta ndryshoni.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mendja është thjesht një kompjuter. Ju mund ta programoni, ta riprogramoni, mund të fshini prej saj programe të caktuara, mund të bëni me të ç'të doni; mendja është thjesht një mekanizëm. Ajo nuk është qenia juaj, nuk është thelbi, nuk është esenca juaj. Për sa kohë dikush nuk ka arritur thelbin e tij, ai endet dhe e shpenzon jetën më kot, ai thjesht vegjeton, nuk ka as thellësi dhe as kulm përjetimesh.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Udhërrëfyes i plotë i mënyrës së shëndetshme të jetës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se për të realizuar “Ëndrrën Kineze” ne duhet të vazhdojmë “Rrugën Kineze”, të mbajmë lart frymën kineze dhe të mobilizojmë forcën kineze. “Rruga Kineze” mishëron shpirtin kinez, domethënë karakterin kombëtar me patriotizmin në thelb dhe tendencën themelore të kohës me reformat dhe inovacionin në thelb, dhe përfshin forcën kineze, domethënë forcën e unitetit të popullit kinez me të gjitha grupet etnike dhe forcën e Kinës në rrugën e reformës dhe të hapjes. Prandaj, vazhdimi i “Rrugës Kineze” është i lidhur drejtpërdrejtë me realizimin e “Ëndrrës Kineze”.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban fjalë dhe shprehje të nevojshme për të zhvilluar biseda mbi tema të ndryshme. U vjen në ndihmë miqve dhe turistëve të të dy vendeve në situata të ndryshme komunikimi Bashkëkohor, i përshtatshëm, i lirë, i plotë, i saktë, me shqiptimin e fjalëve ruse ky libër ndihmon në zhvillimin e bisedave me temë nga jeta përditshme. Ky fjalor, përmban informacion të shkurtër për të dy vendet dhe fotografi me pamje nga Shqipëria dhe Rusia.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
• I thjeshtë në përdorim, cilësor, prestigjoz dhe plotësisht i besushëm • Informacion gjuhësor, që ndihmon për të lexuar, shqiptuar dhe kuptuar drejt fjalët, •Bashkëkohor, fjalësi i vjelë nga fjalorët më të fundit të Akademisë së Shkencave të Rusisë, • Fjalë të reja, që kanë hyrë në përdorim në gjuhën ruse gjatë viteve të fundit • I përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe kategoritë e lexuesve • Fjalë të ilustruara me shembuj, modele përdorimi dhe frazeologjizma etj.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
• Rreth 25 000 fjalë nga më të përdorshmet gjuhës shqipe. • Specifikime të fjlëve sipas fushave të përdorimit. • Shpjegime gramatikore të hollësishme. •Ilustrime me shembuj dhe modele përdorimi të fjalëve. • Shprehje frazeologjike dhe barasvlerësit e tyre frazeologjik të gjuhës ruse. • Fjalë të reja, që kanë hyrë në përdorim në gjuhën shqipe kohët fundit.
Price: 1500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania