titleToAlt
Autori Emin Riza u lind në Korçë më 1937. Ka kryer degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës më 1962. Që prej këtij viti e deri në muajin shkurt të vitit 2009 wshtw punonjës i Institutit të Monumenteve, me përjashtim të periudhës 1993-1997 kur ka qenë ngarkuar me detyrën e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Që prej muajit shkurt 2009, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të ASHSH. Ka fituar, sipas radhës, gradat dhe titujt shkencorë, Kandidat i Shkencave, Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, Doktor i Shkencave dhe Profesor në vitin 1995. Në vitin 2009 ka qenë anëtar i jashtëm i ASHAK, në vitet 2008 dhe 2011 përkatësisht, anëtar i asociuar dhe anëtar i ASHSH. Për disa vite ka qenë kryeredaktor i revistës "Monumentet", "Studiaalbanica". Ka zhvilluar veprimtari në fushën e restaurimit të monumenteve të arkitekturës. Hartues i dy dosjeve për vlerësimin e Qendrave historike të Gjirokastrës dhe Beratit "Pasuri Botërore". Qytetar nderi i Gjirokastrës dhe Beratit. Ka botuar 134 artikuj në revista e botime shkencore si dhe 16 monografi.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i është kushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016. Trajtimi i tij është mbështetur në dokumente origjinale të kohës, të hulumtuara në arkivat shqiptare dhe franceze,si dhe në materialet e shtypit shqiptar të kohës në Bibliotekën Kombëtare. Trajton dhe pasqyron këtë ngjarje të Korçës, me të cilën u mor shtypi shqiptar, dhe konkretisht dy organe të përkohshme, gazeta e pavarur ADRIATIKU (dhjetor 1916 - shkurt 1917), dhe gazeta GAZET E KORÇËS (dhjetor 1916 – gusht 1918). Botimi i tyre u lidh me këto dy ngjarje, që kanë hyrë në historinë e shtetit shqiptar: veprimet pushtuese të ushtrive të huaja të Antantës dhe kryesisht të ushtrisë franceze në frontin e Lindjes në krahinën e Korçës gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe krijimi i Krahinës Autonome të Korçës dhe funksionimi i saj. Të dy gazetat sollën këndvështrimin e tyre, për të pasqyruar dhe bërë pjesë të debatit publik në vend. Spikasin: figura e Themistokli Gërmenjit, një nga figurat kryesore të Krahinës Autonome të Korçës që diti të drejtojë me sukses Prefekturën e Policisë, prej nga vareshin forcat e armatosura shqiptare të saj, dhe zbatoi vendimet e Këshillit Qeveritar, dhe figura e Kolonelit francez Henri Descoins, Komandanti i Territorit të Korçës, si dhe mjaft personalitete të tjerë shqiptarë dhe francezë. Vend të veçantë në gazetat në fjalë zënë pasqyrimi i nënshkrimit të protokollit të 10 dhjetorit 1916, i cili përbën aktin e vetëm politik të nënshkruar gjatë Luftës së Parë Botërore mbi baza pariteti midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe forcave të ndryshme pushtuese. Analizohen përfitimet e të dy palëve. Në album gjejnë pasqyrim veprimet e përbashkëta, për ngritjen e strukturave që do të organizonin dhe siguronin rendin dhe qetësinë në vend; politikat ekonomike,organizimi i gjykatës dhe funksionimit të saj, zhvillimi i arsimit shqiptar, kujdesi shëndetësor, ngrija e një sistem të rregullt postar, si dhe jepen dhe arsyet e ndryshimit të politikës franceze,dënimi i Themistokli Gërmenjit. Mbi bazën e dokumenteve franceze jepen arsyet e shfuqizimit të protokollit të datës 10 dhjetor 1916, me abrogimin e tij nga Komanda Franceze në 18 shkurt 1918. Me marrjen fund të Krahinës Autonome të Korçës, u mbyllën dhe gazetat në fjalë, të cilat si organe të shtypit, luajtën një rol në funksion të përmbajtjes dhe formës së tyre në pasqyrimin e veprimtarisë të kësaj administrate të dyfishtë, asaj kombëtare dhe asaj të pushtimit. Me mbarimin e Luftë së Parë Botërore, më 26 maj të vitit 1920, forcat ushtarake franceze u larguan nga Korça, dhe ajo kaloi përfundimisht nën administrimin e qeverisë shqiptare të Sulejman Delvinës.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Albumi studimor i ilustruar "Tirana 11 Shkurt 1920 – Kryeqytet i Shqipërisë" (Trajtesë, dokumente dhe ceremoni festive) me autore Prof. dr. Kaliopi Naska dhe Andriola Kambo i është kushtuar kremtimit të 96 vjetorit të caktimit të Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë. Ai përmes një studimi të mbështetur në dokumente dhe foto, sjell dëshmi historike mbi rrugëtimin patriotik historik të caktimit të kryeqytetit të Shqipërisë. Analizohen përpjekjet e autoriteteve të larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshimi i tyre menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij, të cilët kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë. Trajtohen arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës. Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor luajti dhe mbështetja e popullit të Tiranës, e qytetit dhe e fshatit, vendosmëria e antarëve të qeverisë sidomos e ministrit të Punëve të Brendshme, antarëve të Këshillit të Naltë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që bënë të mundur caktimin e kryeqytetit të ri të përkohshëm, Tiranës më 11 shkurt 1920. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi t'i bëhej e njohur tërë vendit dhe botës së jashtme, ajo që kishte ndodhur në Tiranë, zgjedhja e saj "për kryeqytet të shtetit shqiptar". Çështja e kryeqytetit do të mbetej e hapur edhe për thuajse 5 vjet të tjera. Madje, tema kryesore e fushatës elektorale të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese që u zhvilluan në dhjetor 1923, ishte caktimi kryeqytetit të përhershëm. Kandidatë ishin disa qytete të vendit, për të cilat sillen të dhëna në trajtimin historik. Tirana ndërkohë kishte filluar transformimin e saj në një kryeqytet me pamje perëndimore që në vitet 1920 - 1925 e në vazhdim. Ndërtimet me karakterpublik bënë që Tirana të merrte një fytyrë perëndimore, duke ruajtur trashëgiminë e periudhës së mëparshme. Për të arritur deri në caktimin përfundimtar të kryeqendrës së vendit përfaqësuesit e Tiranës kishin dhënë shembuj të shquar atdhedashurie dhe pjekurie politike. Mbështetës u bënë dhe fiset më në zë të Tiranës të qytetit dhe të fshatit si: Toptani, Petrela, Qorralliu, Karrapici, Alimehmeti, Kaceli, Hobdari, Kora, Mara, Nishku, Tafaj, Lasku, Dema, Ndroqi, Këlliçi, Rreli , Bega, Myderizi etj. Të ndërgjegjëm për nderin që iu bë dhe për rolin që duhet të luanin tanimë si kryeqytetas, populli i Tiranës, jo vetëm e mbështeti qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, por edhe e frymëzoi dhe e nxiti për të vënë në jetë detyrat e Kongresit të Lushnjës i cili vendosi gurët e parë në themelin e parlamentarizmit shqiptar.
Price: 1500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania