titleToAlt
NOVELA BOTËRORE 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër. MARK TWAIN na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell. LEO TOLSTOI me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë. JACK LONDON na çon në një botë tjetër, një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiuai, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Havvai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit. ALPHONSE DAUDET me rrëfimin e tij Mushka e Papës,sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi,që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës se tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë. GUSTAVE FLAUBERT ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner, "Mund të të varin vetëm një herë" e Dashiell Hammett, "Kodrat sa Elefantë të Bardhë" e Ernest Hemingway, "Engjëlli Levin" e Bernard Malamud, "Grimpëll Budallai" e Isaac Bashevis Singer, "Raport për Efektin Barnaus" e Kurt Vonnegut dhe "Dobia e forcës" e Williams Carlos Williams.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Xhon Baleikorn - Rrëfimet e një pijedashësi" është një rrëfim aventure, shpesh autobiografik, i cili ka si personazh vetë Xhek Londonin, atë, në vetë të parë, dhe Xhon Barleikornin, personazhin tradicional amerikan që mishëron alkolin. Dialogu ndërmjet të dyve, ashtu i urtë dhe i vazhdueshëm, siç vjen, zbulon pak nga pak pamjet më të fshehta të jetës së një burri, të shfaqur pikërisht falë pranisë së këtij demoni të egër e të pamëshirshëm.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Romani "Martin Iden" është një ndër veprat më të mira të Xhek Londonit, i cili tashmë, është bërë i njohur ndër lexuesit tanë edhe nëpërmjet përkthimit të disa veprave të tjera të tij, si: "Thundra e hekurt", "Kushtrimi i të parëve", "Dhëmbi i bardhë", "Balua" etj. Këtë ribotim nuk e pashë të udhës që të shoqërohet me ndonjë analizë të përmbajtjes së romanit dhe të mendësisë së Xhek Londonit, siç është vepruar në tri botimet e mëparshme të kësaj vepre. Lexuesit shqiptarë janë në gjendje të kuptojnë se në këtë vepër të këtij shkrimtari të madh amerikan paraqiten probleme ekonomike-shoqërore dhe mendësi të shoqërisë amerikane të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Libri “Majkëlli, vëllai i Xherrit”, trajton historinë aventurë të një qeni në një udhëtim në det te hapur. Ky libër pason librin tjetër të Xhek London “ Xherri i Ishujve”. Xhek Londoni e shkroi këtë libër në udhëtimin e tij të dytë në Haëai në fund të vitit 1915, për të sjellë në vëmendjen e publikut “ Mizoritë ndaj kafshëve nëpërmjet të cilave ato detyroheshin të performonin para një audience e cila vendoste baste. Në fillim të librit trajtohet fenomeni i garave dhe trajnimit të kafshëve për të luftuar apo performuar para publikut. Aq efektive ishte indinjata e autorit, sa qinda klubeve londineze që i dedikoheshin basteve me kafshë, u mbyllën ose hoqën dorë nga ky lloj bisnesi.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania