titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
 Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale; pra, tri shkallë qasjeje ndaj lirisë.Dhe në të njëjtën kohë desha që të ishin tri histori, siç thuhet,  të hapura , që para së gjithash të qëndrojnë më këmbë si histori... por që ta fillojnë jetën e tyre të vërtetë në lojën e paparashikueshme të pyetjeve dhe përgjigjeve që lindin te lexuesi. Do të doja që të mund të shiheshin si një pemë gjenealogjike e të parëve të njeriut bashkëkohor, ku çdo fytyrë fsheh ndonjë tipar të personave që kemi përreth, tuajin, të vetes sime.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
"Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri."
Price: 950 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania