Salvador Dalí është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje, edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç është pranuar nga të gjithë.nPiktori, stilisti dhe regjisori Salvador Dali (1904-1989) ishte një nga figurat më interesante dhe më provokuese në artin e shekullit të 20-të.nNjë pionieri Surrealizmit, ai është admiruar dhe sulmuar për imagjinatën e subkoshiencës që projektoinë pikturën e tij, së cilës disa herë i referohej si: fotografi ëndrre e pikturuar me dorë .nKjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij.nVetë portretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm. Titujt dhe nën titujt provokues të kapitujve - si: Kujtime brenda barkut të nënës , Përvetësimi i lavdisë , Përjashtimi i përhershëm nga Akademia e Arteve të Bukura , Dendizmi dhe burgu , Mua më përzënë nga shtëpia , Pjesëmarrja në revolucionin surrealist dhe pozicioni im dhe Zbulimi i makinës së fotografimit të mendimeve thjesht të parapërgatitin për zbulimet tërheqëse që pasojnë.nNë libër shfaqen pamje mrekulluese të artistit ambicioz, brilant, kërkues, i cili dizenjoi ambientet e teatrit, pjesën e brendshme të dyqaneve dhe bizhuteritë po aq thjesht sa ç bëri filmat dhe pikturat surrealiste.nKjo është arsyeja që mund të formojë dhe të krijojë me teknikën më virtuale, nga njëra anë, imazhet e qeta dhe të bukura rafaeliane dhe, nga ana tjetër, pamje të frikshme të orëve të buta, të djegies së gjirafave dhe trupave të vdekur të mbuluar, fluturues.nKush do që është i interesuar për artin e shekullit të njëzetë dhe për një nga figurat më karizmatike dhe më të talentuara të këtij shekulli, duhet të lexojë patjetër Jetën e fshehtëtë Salvador Dalisë .
Price:
1500 Lekë