Elitat janë parë edhe si mburojë, edhe si shkatërrim i demokracisë. Vepra "Elitat politike" , botuar së pari në vitin 1969, është një rishqyrtim i literaturës mbi rolin e elitave në politikë. Në vepër flitet mbi teoricienët e elitës klasike :Mosca, Pareto, Michels, Burnham dhe C. Wright Mills dhe për shumë nga veprat empirike dhe teorike mbi elitat, shkruar nga studiuesit e shkencës politike moderne dhe sociologët. Vepra mëton të qartësojë termat kryesore të ligjërimit mbi elitën, disa prej të cilëve kanë hyrë në fjalorin e politikës së ditës :elitizëm , elitë pushteti , establishment , konsensus i elitës , ligji i hekurt i oligarkisë dhe turma . Aty zbulohen mënyrat se si përshkrimi i marrëdhënieve të pushtetit mund të ngjyroset pak prej vlerave të studiuesve. Enkas për këtë botim të klasikëve të ECPR, profesor Parry ka shtuar një parathënie që paraqet zhvillimet më domethënëse në studimet e shkencës politike mbi elitën.
Price:
800 Lekë