titleToAlt
Kur jetimja Meri Lenoks shkon të jetojë në shtëpinë e madhe të xhaxhait, në Jorkshir, zbulon se aty kishte shumë të fshehta. Shtëpia kishte rreth njëqind dhoma, ndërsa xhaxhai rrinte gjithmonë i mbyllur brenda. Ndërsa natën, ajo dëgjonte të qara në fund të një korridori të gjatë. Kopshtet, që rrethonin pronën e gjerë, ishin shpëtimi i vetëm për Merin. Aty, Meri zbulon një kopsht të fshehtë, të rrethuar me mure dhe me një derë të kyçur. Me ndihmën e dy shokëve, që i njohu papritur, Meri zbulon një shteg për të hyrë atje dhe është e vendosur t'i rikthejë jetën kopshtit të harruar.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
A ndodhin ende mrekullitë? Duket sikur po, të paktën në kopshtin sekret misterioz ku ndodhen Meri dhe Kolin. Në fakt, pikërisht falë lentes magjike të kësaj parajse të vogël, Meri, e cila dallohet për karakterin e saj të vështirë do të transformohet në një vajzë të ëmbël dhe altruiste dhe Kolini i vogël, një fëmijë i trishtuar dhe i sëmurë, për të cilin mjekët parashikojnë një fund shumë të afërt, do të gjejë dëshirën për të jetuar dhe shërimin e plotë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Price: 1050 Lekë
titleToAlt
E detyruar të shkonte në një kolegj të zymtë, Sara u miqësua me shumë shoqe të reja falë historive të mrekullueshme që dinte të tregonte. Por kur vdiq babai i saj, duke e lënë vajzën në mjerim, pronarja shpirtkazmë e detyron të punojë si shërbëtore të shoqeve të saj. Megjithatë, Sara nuk dorëzohet dhe, duke përfytyruar sikur është princeshë, i përballon me guxim dhe fisnikëri shpirtërore të gjitha poshtërsitë, pa e humbur asnjëherë shpresën se përralla e saj do të kishte fund të lumtur.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo do të dukej e çuditshme edhe në fytyrën e një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, kurse Sara Kru ishte vetëm shtatë vjeçe. Puna është se Sara nuk ngjante me fëmijët e tjerë. Ajo gjithnjë mendonte dhe ëndërronte për diçka të pazakontë dhe gjithmonë, për sa kohë e mbante mend veten, interesohej për të rriturit dhe jetën e tyre. Asaj i dukej sikur Jetonte në këtë botë prej shumë, shumë vjetësh.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kur erdhi në Miselltuajt Menor, në çifligun e burrit të hallës në Jorkshir, Meri Lenoksi jo vetëm që kishte një pamje për ibret, por edhe nuk sillej fort mirë. Përfytyroni një vajzë të vogël arrogante, dhjetë vjeçe, me fytyrë të dobët inatçore e me trup të brishtë, shtoni zbehtësinë e lëkurës dhe pa vështirësi do të kuptoni pse prania e saj në Miselltuajt nuk gëzonte asnjë njeri.
Price: 600 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania