titleToAlt
Jackie Collins sjell të gjallë në këtë libër botën e egër dhe seksi të të qenit yll kinematografie. Romanet e saj, tejet fenomenalë në suksesin e tyre, e kanë bërë atë po aq të famshme sa edhe ata që tundin e shkundin botën mbarë, pushtetmbajtësit dhe superyjet, për të cilët ajo shkruan si njohëse e brendshme. Me më shumë se 200 milionë kopje të librave të shitur në më shumë se 40 vende, Jackie Collins eshtë një nga shkrimtarët në majat e lavdisë për libra të shitur. Në një seri librash bestseller sensacionalë, ajo ka shpërthyer tej kapakun e jetës dhe dashuriçkave në Hollivud. Gjithçka është e vërtetë, thotë ajo. Unë shkruaj për njerëzit e vërtetë të maskuar. Nëse ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, është vetëm fakti se po të zbresin personazhet e mi nga piedestali - ajo çka do të shihni do të jetë mjaft më e çuditshme. Në botën e letërsisë ka pasur shumë imitues, por vetëm Jackie Collins mund t'ju tregojë me vërtetësi se çfarë ndodh në të vërtetë në korsinë më të shpejtë të autostradës. Nga dhomat e gjumit në Beverli Hills në një fermë ndanë rrugës së Hollivudit. Nga mbrëmjet e koncertet plot me gurë të shndritshëm e deri në limuzinat e stërgjata dhe vilat e pushtetmbajtësve - kronikat e Jackie Collins pasqyrojnë vetëm të vërtetën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 3 përfshin ushtrime dhe problema për vitin e katërt të shkollës së mesme, të dhëna kryesisht në fazën finale të olimpiadave, por edhe në fazën e dytë.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 1 përfshin ushtrime dhe problema (të zgjidhura), për vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, të cilat janë dhënë në olimpiadat e matematikës për shkollat e mesme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
 Olimpiadat kombëtare të matematikës 2 përfshin ushtrime dhe problema të olimpiadave të matematikës nga viti 1985 e deri në 2005, për vitin e tretë të shkollës së mesme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Shkruar nga një grup ekspertësh - doktorë, mami, kujdestarë të shëndetit dhe studjuesish nën drejtimin e një obstreteje në detyrë. Ofron këshilla praktike dhe të sigurta në të gjithë aspektet e shtatëzanisë dhe prindërimit të hershëm, nga kujdesi paralindjes për të cilin keni mjaft nevojë dhe deri te konsideratat emocionale, se si të kujdeseni per të sapolindurin tuaj dhe trupin tuaj pas lindjes. Tregon zhvillimin fizik të bebes në uterus javë pas jave - duke përfshirë ilustrime me përmasa jetësore. Një seksion special që mbulon momentet kyçe të secilit tremujor dhe ju ndihmon të mbani shënime per kontrollet e rëndësishme pa problem kujtese.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania