titleToAlt
Takimi i tyre u bë një dhuratë e fatit, një bekim i vërtetë, një rastësi, e tani u dukej një mrekulli. Ata e fituan dashurinë e njëri-tjetrit falë një zinxhiri të gjatë ngjarjesh, të cilat ndodhën jo vetëm me ta, por edhe me njerëzit e tyre të afërt. Këtë mrekulli mund ta quaje në mënyra të ndryshme fat ose rrjedhojë e rrethanave. Por Valeria, ashtu si Saverio, besonte se këtu nuk do t'ia dilnin aspak pa ndërhyrjen e magjisë që bëri gruaja që vetëm para pak kohësh ishte krejtësisht e panjohur. Margerita i dhuroi vajzës shumë, por takimi me Saverion u bë dhurata më magjike, më e çmuar për të.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Vijne shumë, për te brendshmet përjetime pyesin, Nëse memeci ha karamele- Cila gojë do ta përshkruajë këtë shije? Gjuhën e memecit e kupton vetem memeci, Si i urti gezimin e tij. Atë vetëm i urti e sheh. Jo nga fjalët e shkruara, por përmes përjetimit: Kur nusja të pret krahëhapur të gjithë tëftnarit zhduken. Atë që mund ta shikosh, nuk mund ta tregosh; Ajo që thuhet, nuk mund të dëgjohet; Atë që mund ta degjosh, nuk bën ta shpjegosh. Pse janë atëherë gjuha, sytë, veshët? Ajo që eshtë plot, bëhet e zbrazët;Ajo që është e zbrazët, mbushet. Bosh, plot- asgjë nuk mund të jetë themeli. Ky është, pra, përjetimi. Ç'mrekulli! Kqtë askush nuk ka mundur ta tregojë. Tregojë- e megjithatë ky është sekret. As Knrani, as Vedat nuk munden ta shprehnin këtë. Nëse do ta tregoj unë - cili do të degjojë ateherë?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shumica e njërezve krenohet se zotëron në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyhej nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e saj në këtë fushe, duke propozuar që njohur itë e saj të verifikohen në praktike. Mirëpo, si rregull ata që duan ta kuptojnë seriozisht natyrën e njeriut e mësojnë sa vlejnë në të vërtetë njerëzit e tjerë nëpërmjet bashkëpërjetimit ose gjatë krizave jetësore vetjake, ose duke vëzhguar krizat e të tjerëve dhe duke e identifikuar veten me ta. Studimi i natyres së njeriut mund të quhet art, në dispozicion të të cilit janë shumë instrumente. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë zgjerimi i njohurive tona për njerëzit, domethënë ai duhet të na japë mundesinë për t'u bërë natyra më të mira më të plota më të pastra
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj, kërkon që të realizojë eksperimentalisht diamante. Por, a do ia arrijë Siprieni të prodhojë diamante në mënyrë eksperimentale? A do të mund të martohet ai me Alisën? Çfarë aventurash i presin dy të rinjtë? Këtyre pyetjeve dhe të tjera, ju mund t’u jepni përgjigje duke lexuar romanin “Diamanti – Ylli i Jugut”, i përkthyer me mjeshtëri nga Fatmir Dibra.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit. Anija humb pa nam e nishan. Asnjë lajm për të mbijetuarit. Më në fund mesazhi arrin, por në një formë të çuditshme: disa fjalë të shkruara mbi një biletë lotarie, të futur në një shishe dhe të hedhur në det në çastin e fundit të mbytjes së anijes. A i humbet shpresat Gulda për të fejuarin e saj? A do t’i ndjekë ajo udhëzimet e fundit që i jep i dashuri në lamtumirën e tij të fundit?
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Udhërrëfyes i plotë i mënyrës së shëndetshme të jetës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Po e keqja eshte se nenvetedija eshte me fuqishme, nente here me e fuqishme se mendimi i vetedijshem. Prandaj, kur keto gjera ndodhen ne nenvetedije, ato behen nente here me te fuqishme se me pare. Ato mund shfaqen ndryshe, por mund te gjejne rruge tjeter per te dale. Prandaj menimi pozitiv eshte nje metode shume e dobet qe nuk ka kuptim te thelle; perveç kesaj, ai ju jep perfytyrim te pasakte per veten.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit. Në të njëjtën kohë do të përpiqem të tregoj ku dhe në çfarë mënyre mendimi borgjez, aq karakteristik për Frojdin, e ngushtoi, madje edhe e shtrembëroi thelbin e zbulimeve të tij. Dhe meqenëse me kritikën e teorisë së Frojdit po merrem prej një kohe mjaft të gjatë, në këtë libër do të ketë jo pak citime nga arsyetimet e shprehura më parë prej meje për këtë lëndë, të cilat, për shkaqe të kuptueshme, nuk arrita t’i shmang.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk I kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni. Kjo është e vetmja gjuhë universale që raca njerëzore ka arritur të përpunojë deri më sot, e cila është e njëjtë për të gjitha qytetërimet e për të gjitha periudhat historike. Kjo gjuhë ka gramatikën e saj dhe sintaksën e saj. Të kuptosh gjuhën e ëndrrave do të thotë të zotërosh mjetin ideal për të kuptuar vërtet vetveten.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“… Kërkuesit se të vërtetës i duhet ta fillojë nga kjo pikënisje; cfarëdo që t’ju ketë ndikuar shoqëria, cilido që të jesh, flake këtë. Përvec teje askujt nuk i është dhënë mundësia të depërtojë në të fshehtën e qënies tënde. Askush nuk është asgjë për ty; cfarëdo që të thonë për ty, të gjitha gënjeshtra.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vdekja është e fshehta më e madhe e jetës. Në jetë ka shumë fshehtësi, por asnjëra nuk krahasohet me vdekjen. Vdekja është kulmi, kreshendoja. Njeriu i frikësohet asaj, sepse humbet, shkrihet në të. Njeriu frikësohet për shkak të egos – egoja nuk mund t’i mbijetojë vdekjes. Ajo mbetet në këtë breg kur ti fillon të lëvizësh drejt bregut tjetër; ajo nuk mund të vijë bashkë me ty.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Të jepesh do të thotë t’i jepesh jetës, t;i jepesh burimit, prej të cilit keni ardhur dhe ku, dikur do të ktheheni. Ju jeni si vala në oqean: ju dilni nga oqeani dhe ktheheni në oqean. Të jepesh do të thotë t;i besosh oqeanit. është e natyrshme, se cfarë mund të bëjë përvec kësaj vala? Vala është e detyruar t’i besojë oqeanit; i beson apo jo oqeanit, ti mbestesh pjesë e oqeanit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur vjen trishtimi, pranoje. Dëgjoje këngën e tij. Ai ka dicka që mund të të japë ty. Ai ka dhuratën qe nuk mund të ta japë asnjë lumturi, pervec trishtimit. Lumturia është gjithnjë e ceket; trishtimi është gjithnjë i thellë. Lumturia i ngjan valës, pikëllimi të jep thellësinë më të madhe të oqeanit. Në trishtim ti mbetesh vetvetja, mbetesh vetëm. Në lumturi ti fillon të lëvizësh dhe te ndash ato që me njerëzit; në trishtim ti i mbyll sytë dhe zhytesh thellë në brendsinë tënde.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
“Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e një prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane, ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes. Gjatë konfliktit mes kombeve të qytetëruara përplasen ushtri të shumta e të mëdha. Në gjithë këtë rrëmujë, në gjithë këtë kasaphanë, njeriu dhe ndjenjat e tij humbasin plotësisht, vetëm ushtritë kanë se çfarë të thonë. Pas reve të tymit dhe pluhurit pak gjëra mund të shohësh, përveç shkatërrimeve pa fund. Por në kufi, nën dritën e kthjellët të mëngjesit, kur pjerrësia e malit fillon të mbulohet nga shtëllungat e tymit të barutit, vëzhguesi mund të shohë e të vlerësojë trimërinë njerëzore...”.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania