titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Faslli Haliti eshte nje ylber i jashtezakonshem me nje ngjyre te zeze qe ylberet e zakonshem nuk e kane. Tere poetet e medhenj te shekujve e kane pasur nje ngjyre te zeze ne jeten e tyre qe nga Vijoni dhe deri te Lermonto-vi, bile harrova Arkilokun buka e te cilit rrinte ne maje te shtizes. Une nuk i permenda me kot keta emra, pasi te tere ata qe e njohin poezine e dine miku im i dashur, Faslli Haliti, hyn ne radhet e ketyre te medhenjve. Une' vete si patriot i pranoj gjenite e kombit tim, gje qe e ben çdo popull. Frederik Rreshpja
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Prolog Juve, të gjithave që pëlqeni ose jeni të pëlqyera, ikona të ruajtura nga shpirti, brenda zgavrave të tij; me një dolli për shëndetin tuaj, ngre kafkën nga shpërthejnë këngët dhe pi. Pyes veten përsëri e përsëri mos është më mirë të ve majën e një plumbi në qenien time. Pikërisht sot unë do të jap një koncert lamtumire. Mblidh, o kujtesë, në rreshta të gjatë, brenda korridorit të trurit femrat që ke dashur dhe gratë, Sy më sy derdhe harenë tënde. Shndërroje natën në dasmë antike. Zbraze nga trupi në turp , gëzimin tënd. Qoftë kjo natë e paharrueshme, gazmore. Sot unë do t'i bie flautit të shtyllës sime kurrizore. 1. Mijëra rrugë zhubravis duke ecur, Ku ta fsheh ferrin që kam brenda vetes? Cili Hofman hyjnor të krijoi, o grua djallëzore, ty? Janë të ngushta rrugët nga stuhia e gëzueshme. Njerëz të veshur luks mbushin dhe mbushin festën plot. Unë mendoj. Cirka gjaku, mendime të sëmura dhe të mpiksura më zvarriten jashtë koke sot. Unë. çudibërësi i krejt asaj që është festë, të shkoj në festë s'kam me kë. Do të hidhem përtokë dhe kokën mbi kalldrëm do ta bëj pre ! Kam blasfemuar, kam bërtitur se Zoti s' ekziston dhe Zoti thirri nga humnerat e hidhura një grua, të tillë sa mali përballë saj tronditet, gjëmon. Ma solli dhe më tha Që unë ta dua.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë vijnë në gjuhën shqipe poezitë e 40 poetëve që janë fitues të çmimit Nobel. Kjo përzgjedhje është bërë plot shije nga poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti. Në këtë vëllim janë seleksionuar poezitë më të njohura të nobelistëve që nga fillimet deri në ditët tona, duke e kthyer këtë vëllim në një etalon të vlerave poetike të shekullit të fundit
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania