titleToAlt
Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kuj-timet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës. Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t'i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar mirë do t’i kushtojë jetën.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në fillim të viteve  90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi  dekadente perëndimore. Duke përqafuar rishtas tregun e lirë dhe mundësitë e qeverisë së zgjedhur, shqiptarët filluan t i përthithnin me uri risitë nga bota e jashtme. Ata hapën kafene, dyqane dhe gazeta. Muzika rok, më përpara e ndaluar, gjëmonte rrugëve. Por për Shqipërinë e ditëve tona hallet nuk kanë të sosur: në vitet që vazhduan, kombit do t i binin në kokë zgjedhje të vjedhura, skandale korrupsioni, protesta të dhunshme dhe fantazmat e së ardhmes së pasigurt.  Shqipëria e Re paraqet një histori të gjallë të rënies së regjimit komunist dhe të sprovave e mundimeve që e kanë bërë vendin të shndërrohej në shtetin që është sot. Libri jep një vështrim në thellësi të takimeve të fundit të Byrosë Politike dhe të revoltave të para studentore, rënien e regjimit stalinist, vërshimin e lumit të refugjatëve, shembjen e skemave masive piramidale, luftën në Kosovën fqinje dhe marrëdhëniet në zhvillim të pandërprerë me Amerikën. Fred C. Abrahams gërsheton përvojën personale prej më shumë se njëzet vjetësh punë në Shqipëri; intervista me shqiptarë dhe të huaj me pozita vendimtare që luajtën rol në politikën e vendit, duke përfshirë ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqës të opozitës, agjentë të zbulimeve, diplomatë dhe themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe një hulumtim nga afër të qindra dokumenteve qeveritare, që më parë ishin sekret, nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara. Duke dokumentuar rrugën që ka bërë kombi ngadiktatura e izoluar në një demokraci pluraliste në hapat e saj të para, Abrahams-i shqyrton me mjeshtëri se sa larg ka ecur Shqipëria dhe sa rrugë i mbetet ende për të bërë. Në formën e një ligjërimi të pasur,  Shqipëria e Re u jep lexuesve një vend në rreshtin e parë përballë betejës së fundit të Europës së Luftës së Ftohtë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Djalli vishet me  Prada" .Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën  një milion vajza do të vrisnin për ta pasur,punën me Miranda Prestlin te revista Runway, një ëndërr që u shndërrua në makth. Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë.Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medies, me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e medieve sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër. Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese... dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë as burri i saj apo karriera e shtrenjtë nuk është ashtu siç duket. Nuk do t'i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të  Djallit , dora vetë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Trevis Parkeri ka gjithçka që një njeri mund të dëshirojë: një profesion që e adhuron, miq besnikë, madje edhe një shtëpi buzë oqeanit në provincën e Karolinës së Veriut. Duke ndjekur një stil të mirë jetese,shëtitje me varkë, not, dhe festa të shpeshta me miqtë e tij të ngushtë, ai ka bindjen e mjegullt se një marrëdhënie serioze me një femër vetëm do të ndërlikojë stilin e tij të jetesës, derisa Gebi Holand do të bëhet fqinja e tij. Megjithë përpjekjet e tij për të qenë fqinj të mirë, flokëkuqja tërheqëse mban mëri ndaj tij... dhe prania e të dashurit të saj prej vitesh nuk e ndihmon. Megjithatë, Trevisi nuk resht së përpjekuri që të bëjë për vete fqinjën e tij të re, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme do t'i çojnë ata të dy në pragun e një udhëtimi, që as mund ta kemi parashikuar. Duke na përfshirë në plot ngjarje të dashurisë së të rinjve, martesës dhe familjes, “ ZGJEDHJA” në fund të fundit na ballafaqon me pyetjen që të copëton më shumë zemrën: Sa larg duhet të shkoni për të mbajtur gjallë shpresën e dashurisë?
Price: 900 Lekë
titleToAlt
A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë në mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është më shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithmonë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë, ishte ajo që I shpëtoi jetën. I vendosur ta gjendte, Logani ndërmerr një udhëtim me zbulime të pabesueshme. Beti, gruaja e fotografisë,po orvatet të zgjidhë problemet e saj: një ish bashkëshort që nuk mund ta pranojë që lidhja e tyre ka marrë fund dhe që kërcënon cilindo që i afrohet. Dhe pavarësisht nga tërheqja e madhe që ekziston mes atyre të dyve, Logani I ka mbajtur Betit një të fshehtë të madhe: si e gjeti fotografinë…
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania