Diabolikët është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur, Jules-Amedee Barbey d'Aurevilly: krijesat e tij, përverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kenaqesinë e atij qe, teksa le të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndesi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha endjet e shqisave. Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalë të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservativë, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.
Price:
1400 Lekë