titleToAlt
Materiali faktografik në këtë studim, i zgjedhur me kujdes nga studiuesja Metila Dervishi, ndriçon mjaftueshëm vëllimin e jetës kulturore në fushën e muzikës që zhvillohet në një periudhë 64-vjeçare në Shkodër. Një material i vlefshëm edhe për muzikologët e tjerë të rinj, për krahasim me aktivitetet që janë zhvilluar në qendrat e tjera të mëdha Ballkanit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 2020 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
...Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhës. Në këtë kuptim edhe vepra "Gomari i Babatasit" nuk mund të jetë një alegori e tranzicionit apo e transdiktaturave, përkundrazi, janë tranzicioni dhe transdiktaturat ato që vazhdojnë ta bejnë alegorike veprën.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Satira 2" përfshin dy poemat satirike "Gomari i Babatasit" dhe "Visku i Babatasit", të cilat qëndrojnë se bashku, sepse "Viskun...", që e pa dritën e botimit vetëm pas viteve '90, Fishta e konsideronte si pjesën e dytë të "Gomarit...". Të dy poemat, vlerësuar prej studiuesve seriozë të letërsise, përbejne kulmin e satirës kombëtare; në terësine krijuese të autorit, ato shfaqin një tjetër përmasë, te paarritur deri sot, një model per t'u studiuar, mbase edhe një shkollë për t'u ndjekur.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në "Publicistika 1" janë përfshire vetëm shkrimet e botuara në revistën "Hylli i Dritës", të themeluar prej Fishtës dhe drejtuar për rreth 30 vjet prej tij; nuk janë perfshirë në kete vëllim katër shkrime të gjata, me së shumti për arsye paraqitjeje të librit. Ato gjenden në vëllimin vijues nëkapitullin "Trajtesa, shënime udhtimi, polemika".
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në "Drama 2" janë përfshire tri veprat agjiografike të autorit, dy melodrama: "Françesku i Asizit" e "Luigji Gonzaga" si dhe nje poemë: "Shna Ndoi i Padovës". Të vëna në skena teatrore të kohës dhe të interpretuara me raste përvjetorësh, ato jetë-shkrime dramatike shenjtorësh, dëshmojnë gjithashtu ndihmesën e shtuar të Fishtës si themelues i teatrit kombëtar shqiptar, një dimension tjetër i panjohur dhe i pavlerësuar deri tani.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"Drama 1" përfshin shtatë prej dhjetë pjesëve dramatike të autorit: "Juda Makabe", "Jerina", "Shqiptari i qytetnum", "Shqiptarja e qytetnume", "Uliksit", "Ifigjinia" dhe "Hajria" (vepër e papërfunduar).
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i katërt, "Epika" përfshin epopene e mirënjohur "Lahuta e Malcis", dhe poemën e pambaruar "Mojs Golemi", që evokon epokën e Skënderbeut. "Lahuta...", padyshim kryevepra letrare e autorit dhe e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit njëzet, gjithashtu, është botuar si vepër e plotë në vitin 1937, por bleni i parë i saj "Marash Uci" u botua që me 1904-5.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim i tretë përmban poezitë e përkthyera nga autori, që vijnë për herë të parë në një përmbledhje më vete. Të përkthyera e të publikuara në një hark kohor prej katër dekadash, duke filluar nga viti 1909 ("Pika Voese") redaksia i ka grupuar ato në këtë vëllim, i cili përmbyll Liriken e poetit, por shpalos, gjithashtu, lidhjen e pandërprerë të tij me letërsine botërore.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i dytë i lirikave të autorit përmban poezitë origjinale të vëllimit "Vallja e Parrizit" dhe melodramën "Barinjtë e Betlehemit", të cilat i bashkon përmbajtja religjioze. Përbashkuar motivet fetare me ato patriotike, ky vëllim ofron ate që vetë poeti e frati shembullor, gjithashtu, i pat zgjidhur që në krye të herës, sipas devizës "Fe e Atdhe" të Urdhrit të Françeskanëve Shqiptarë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e plotë e Gjergj Fishtës hapet me Lirikën e tij, me vëllimin "Mrizi i Zanave", i botuar për herë te parë me 1913, por i plotësuar e i pasuruar nga njeri botim në tjetrin (1924, 1931, 1941), i cili përmban poezinë lirike më të lexuar e njëherësh më të vlerësuar në korpusin e gjerë të veprës së autorit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Tjetërçka, tjetërçka. Me kë ngjanin fytyrat e pikturës, kjo është çështja. Ata që torturoheshin në skëterrë ngjanin me. Ngjanin me... nuk ta them. Nudo të njëmendta, krejtësisht cullak. Dua tëthem portrete pa maskë. Janë tmerruar kur kanë njohur veten aty. Këto s'duhej me i pa kush. Ia afroi gojën te veshi. Prapë nuk ta kap truri kush e ka zhdukur pikturën?
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Priten njoftime për Gomonen e Madhe. Gomone me tre milionë që përplasen nepër dallgë, pa e ditur kur dhe si do të dalin në një breg. Gomone shumëmilionëshe, po të llogaritim edhe emrat e varreve e të djepeve. Eshte Al (bani)-gomonia, Shqipëria. Viktimat jemi të gjithe, të gjithë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Quo Vadis? 2020
Në Romën dekadente e të pamëshirshme të epokës së Neronit, qendër e botës dhe furrë shkrirjeje e të gjitha racave dhe feve të antikitetit, patrici i ri Vinic dashurohet me Liçian, vajzën e ndrojtur të një mbreti svev, e rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë. Një pasion dramatik dhe i trazuar që përplaset me mizorinë e furishme të përndjekjeve të para kundër besimtarëve të kultit të ri. Libri doli për herë të parë ndërmjet viteve 1894 dhe 1896. Ky roman monumental mbetet i paharrueshëm për nga bukuria e ndërthurjes, për nga rindërtimi historik magjepsës dhe për nga përshkrimi deri në hollësitë më të imta të kohës. Më këtë libër emri i shkrimtarit polak Henryk Sienkiewicz u bë i famshëm në të gjithë botën. Autori me librin Quo Vadis? në vitin 1905 u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ajo nuk po i sheh gjinden rrotull. As zërat e tyre s'i ndien. Nuk është më në mes të njerëzve. Është diku mes shpirtrave. Sytë i ka të mbyllur, të paluar, mollëzat prej akulli të bardhë, të gjelbëremtë. Syri i saj sheh diku tjetër, ku nuk mbërrin vështrimi i të tjerëve. Sheh një nuse tjetër. Vetëm atë sheh. Matanë, në përtejkohë. Atje ku s'kap syri i një të vdekshmi. Ku thonë është përmasa e katërt e gjithësisë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qënë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore Symbol. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Deri tani ka botuar këto vepra: - Zomb (poezi, 2009) - Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010) - Parabola postmodernë (studim, 2010) - Paradigma e Proteut(studim, 2012) - Ulurima e Ujkut (roman, 2013) - Zazen(roman, 2014) - Koferi i Konices (ese, 2016) - Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017) - Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (dramë, 2018). Krijimtaria e Apollonit është përkthyer në disa gjuhë dhe është shpërblyer me disa çmime kombëtare, si: Libri më i mirë poetik i vitit 2009 dhe Libri më i mirë kritik i vitit 2012 nga Ministria e Kulturës (Kosovë), Romani më i mirë i vitit 2013 (çmimi "Rexhai Surroi") dhe Drama më e mirë e vitit 2016 nga Teatri Kombetar i Kosovës. Shtëpia Botuese OM (Tiranë dhe Prishtinë) ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha veprave të Apollonit.
Price: 900 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania