titleToAlt
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Libri që po merrni në duar u shkrua në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe deri në 14 Janar 2015. Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët, ëndrrat e tij për astronominë dhe yjet e deri te vëzhgimet e udhëtimet e pafundme profesionale që ai kishte pasur gjatë dhjetë viteve të para të tranzicionit shqiptar nëpër Europë e më tej.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Amerikani i Qetë” është një nga veprat më të njohura Graham Grin. Ai është shkruar në mesin e viteve 50-të dhe është përkthyer në shqip vetëm këto vitet e fundit. Ngjarjet zhvillohen në Vietnam, në kulmin e konfliktit me ish kolonizatorët francezë, përpara ndërhyrjes amerikane. Romani ka tre personazhe kryesore. Fouleri, një reporter anglez, tërësisht cinik dhe këmbëngulës për të qenë asnjëanës, Pailli (amerikani i qetë), një xhentëllmen i vërtetë por një njeri politkisht naiv dhe pa përvojë dhe Fongu, fillimisht e dashura e Foulerit e më pas Paillit. I gjithë romani vërtitet rreth këtyre personazheve dhe personazhet e tjerë janë aty më shumë për plotësimin e mozaikut. Në vija të përgjithshme “Amerikani i qetë” është një roman rreth një konflikti dashuror dhe një konflikti politik. Një formulë kjo që haset shpesh. Këto pista janë aq të ndërthurura me njëra tjetrën saqë është e vështirë të dallosh se kush dominon.për shembull Fouleri e përdor të qenit asnjëanës në luftë jo vetëm si kredo politike por edhe si një mekanizëm mbrojtës ndaj problemeve emocionale që i ka me shumicë. Pavarësisht kësaj ai është reporter lufte dhe bie, ngrihet e merr frymë me të. Në një plan më individual, Fouleri është njeriu që e ndjen realitetin der në kockë e që thellë thellë dëshiron t’i iki atij. Hapat e tij të rëndësishëm janë të pavendosur dhe pa entuziazëm. Përballë gjithë kësaj ai ka zgjedhur të jetë cinik, ekstremisht cinik, aq sa cinizmi i tij rrjedh si ujëvarë në çdo faqe të romanit. Nga ana tjetër, Pailli është njeriu i mirë që me entuziazmin dhe mirësinë e tij naive bën keq. Ndërsa ai përfaqëson njeriun e angazhuar e Fouleri atë të mospërfshirë, Fongu nga ana tjetër është njeriu natyral. Ajo shpesh duket sikur nuk ekziston, sikur është aty thjesht për të marrë frymë e për të shtyrë ditët. Kërkesat e saj janë të thjeshta dhe ajo kënaqet me pak. Mirëpo në fakt ajo është njeriu që bën atë që i vjen natyrshëm, që nuk i arratiset realitetit. Grin mbështetet shumë tek dialogu dhe shkëmbimet inteligjente të batutave. “Amerikani i qetë” është një libër për pamundësinë e mospërfshirjes. Grin mendon se në luftë herët a vonë je i detyruar të mbash një qëndrim. E nuk ke si të mos mendosh se edhe në jetë është e njëjta gjë.
Price: 350 Lekë
titleToAlt
Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë.nA ishte Mari Magdalena e dashura e Jezusit As që duhet menduar! Shumë feministe bashkëkohore dhe admiruese perëndeshash janë përpjekur ta ngrenë Mari Magdalenën duke e lidhur atë me Jezusin seksualisht... një kundërshti në përqasje, edhe sikur të qe e tillë. Jezusi bëri një jetë pa mëkate, që përfshinte qëndrimin larg kurvërisë e qejfeve. Ai i qe kushtuar krejtësisht dëshirës së Atit dhe qëllimit të tij për çlirimin e njerëzimit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Nga viti 1938 1945, hotel  Lutecia - hoteli i vetëm në bregun e majtë të Senës - bëhet pjesë e vetë fatit të Francës. Brenda mureve të tij zënë vend të mërguarit, shkrimtarë dhe artistë, pastaj oficerët nazistë dhe trafikantët e tregut të zi, që në fund ia lënë vendin karvanit të madh me të internuar që kthehen nga kampet e përqendrimit.nNë përpjekje për të nxjerrë sa më shumë në pah të dhëna biografike dhe me një frymëzim të spikatur romanesk, autori i jep jetë legjendës së dikurshme të këtij hoteli të madh, duke përdorur një art të gërshetuar me dritëhije, që i përshtatet më mirë se çdo gjë tjetër mitit të këtij hoteli.
Price: 500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania